15 qershor 2010 - Berov
Le Courrier des Balkans
Një delegacion nga Livarot është dërguar në Berov që nga 10 deri në 13 maj. Qëllimi : të zbulojshë një teritor dhe të ndërtojshë bazat e një bashkëpunimi të fuqishëm dhe konkretë. Një gazetarë francez e ka ndjekur këtë delegacion për Courrier des Balkans.
Axel Leclercq
Të krijojshë marrëveshje është mirë por jo në çdo mënyre. Livarot dhe Berova duken se janë të bindur në këtë. Këto dy qytete kanë vendosur që të të afrohen në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar në mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, dëshirojnë që t’i japin arsye projektit të tyre. Veç kësaj, kur të zgjedhurit përkatës takohen për së pari herë në tokën Ballkanike, ato nuk bëjnë plane për kometën. Jo, për këto dy territore, vizita nga 10 deri në 13 maj në Berovë synonte vetëm një qëllim, modestë por i nevojshëm : të njoftohesh, mënyrë e obliguar para se të parashikojshë këmbime konkrete.
Zgjedhja e parë për një bashkëpunim të përforcuar në mes të dy qytetet nuk është një rastësi. Delegacioni norman ka mundur ta verifikoj që nga dita e parë e ardhjes së tyre : Berova(6700 banorë, 10 km nga kufiri bullgar) është gjithahstu një komunë rurale.
Dragi Nadzinski, kryetari i bashkies së Berovës, i pëlqen të thotë qyeteti i tij « përfaqëson në Maqedoni atë që Livarot e përfaqëson në Francë ». Dhe me një krenari të sigurtë i ka hapur dyert e tre djathtorve mysafirëve të vet norman. Për me aq degustime. Në program : djath lope, dhenve dhe të dhive. I pyetur nga Daniela, e punësuar në djathtoren më të rëndësishme në Berovë ( 15 punonjës), Francois Gilas, kryetar i zyrës për turizëm në Livarot, ka pasur vetëm një këshillë me dhan « kryesisht ruani një lloj të prodhimit sa më artisanal të mundshëm. Ana autentike dhe biologjike e djathrave tuaj, është një pasuri për të eksportuar në Evropë. »
Me një prodhim prej dy tonelatve në ditë, fabrika nuk është akoma gati për shitur aq larg nga baza e saj ( tani për tani, ajo eksporton vetëm në Kroaci) , por kus e din , ndoshta një ditë ekperienca normane do t’ju ndihmon. Këtu së pari ky bashkëpunim ofron një tajektore pune. Por një tjetër ndoshta më e lehtë për të vendosur në veprim ka mbajtur vëmendjen e delegacionit të pushtuar nga potenciali turistik i rajonit i cili është vonuar për të përfituar. Pyjet, malet, monastiret, arkitektura pitoreske, zejtaria dhe muzet... asgjë nga këto nuk i ka shpëtuar Sebastien Leclerc, kryetar bashkie i Livarot. Gjithashtu nuk i ka shpëtuar edhe ngushtësia hotelerike, mungesa e shtegeve të shënuara për shetitje, sqarimet ekskluzivisht të dhëna në cirilik në muzeun kryesor të qytetit dhe mbeturinat të cilat janë të derdhura në skaj të rrugëve. Pa aq çështje të cilat i ka ngritur përballë të zgjedhurit të këshillit komunal dhe disa aktorësh nga bota ekonomike dhe sociale të Berovës të mbledhur në këtë rast. Një fjalim i vërtet i cili nuk është gjithmonë i këndshëm për të dëgjuar por i pëlqyer nga Dragi Nadzinski. Kryebashkiaku i Berovës është në të njejtin vetqëndrim si homologu i tij francez dhe kupton me i dhan komunës së tij një zhvillim e cila ajo meriton. Njeriu ka vetëm një laitmotiv : të arrihet standarti evropian, kryesisht në perspektivat eventuale të një anëtarsimi të shtetit të vet në Bashkimin Evropian.
Ky konstatim i fortë i ndar nga vazhdimi i vizitës tre ditore të pasur me zbulime dhe nga programi i ngarkuar, të dy palët parashikojnë pra taminë të punojnë për ti dhën Berovës pasuri turistike në nivel të lartë potencial që ka. François Gilas është optimistë « Në Livarot na është dashur 10 vjet për të arritur aty ku jemi tani. Nëqoftëse Berova përfiton nga eksperienca jonë, ato mund të arrijnë më shpejtë. » Megjithatë, nuk ka ardhur koha për t’u precipituar. Takime tjera janë parashikuar, të cilët duhet të mundësojnë përforcimin e njohurive të ndërsjellta i të dy territorëve dhe kështu të precizohen veprimet për të privilegjuar.
Me 31 korrik dhe 1 gushtin e ardhshëm, do të jetë rradha e një delegacioni maqedonas që të gjendet në Livarot në rastin e panairit të djathrave. Mathieu Vesques përgjegjës të misionit nënkupton gjithashtu që të jenë prezent edhe prodhuesit dhe zejtaria e Berovës një ndër atraksioneve të edicionit 2010. Dhe që nga fundi i gushtit, normanët do të rikthehen në Ballkan për të marrë pjesë në « Ethno-Festë ». Dhe jo vetëm për folklorin. Kryesisht do të jetë për vazhdimin e ndërtimit të bazave solide të një bashkëpunimi që po lind dhe ashtu si njëra palë edhe tjetra shpresojnë të jenë konkrete dhe konstruktive.