e premte 22 qershor 2012

Ditë studimi/seminar

1 nëntor 2009 - Shkup, Maqedoni
Aks 3: Shtypi Ballkanik/Shtypi i Maqedonisë

Më 19 shtator 2009, Shtypi i Maqedonisë dhe Shtypi Ballkanik kanë organizuar ditë studimi me temë « Çfarë pozite të ketë informata lokale në shtypin kombetar në Maqedoni? »

Kjo ditë studimi ishte përbërë me një debat (12h-14h), mandej me një atelie praktike (14-30-16h30) mbi pyetjen se si të mbrohet informata lokale nga shtypi kombëtar në Maqedoni. Bëheshte fjalë për sensibilizimin e nevojave të informimit lokal dhe të indentifikimit të nevojave eventuale në fushën e trajnimit lidhur me koresponduesit lokal.

Për pregatitjen e këtij debati, Shtypi i Maqedonisëka realizuar një studim preliminar duke treguar dendesinë dhe temat e trajtuara nga informimi lokal në shtypin kombëtar në Maqedoni. Ky studim pikërisht i ka lejuar ndërmjetësuesit të furnizojnë pjesëmarrësit me elemente shërbyese për diskutimin.

PNG - 106.6 ko
Elena Kostovska, Viktorio Jakovlevski, Gabrielle Naudé (© photo : Julie Quetier)

Ndërmjetësuesit i këmbimeve ishte Viktorio Jakovlevski, i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë(Zdruzenie na novinarite na Makedonija,http:/www.znm.org.mk/). Shoqata e gazatarëve të Maqedonisë numërojnë 600 anëtarë aktiv. Të bazuar në Shkup, ajo disponon gjithashtu 6 qendra rajonale, në Kumanovë,Tetovë,Shtip,Ohër,Manastir dhe Strumicë, dhe grumbullon korespondent të bazuar në terësinë e teritorit.

1) Debati (12h14h): « Çfarë pozite të ketë informata lokale në shtypin kombetar në Maqedoni ? »

Pjesëmarrësit: Gazetarët korespondent lokal të shtypit kombëtar, anëtarët e redaksionit të shtypit kombëtar, gazetarë të shtypit lokal, përfaqësues të komunave, gazetar nga Normandia e Poshtme.

Ky debat ka grumbulluar dhjetë pjesëmarrës , në klubin e gazetarëve(Klub na novinari), salla e cila gjendet në Shkup ( qendër për ardhjen e të gjithë pjesëmarrësve):

Një gazetar nga redaksioni i të përditshmes kombëtare:

- Një përgjegjës i informatave rajonale të Dnevnik në shkup

Tre korespondent lokal të gazetave kryesore kombëtare, që vijnë nga rajone dhe komuna të ndryshme të Maqedonisë,

- Z.Dimitar Petrevski Grumar, korespondent nga Dnevnik në Shtip

- Zon.Svetlana Darudova, korespondente nga Dnevnik në Tikvesh dhe Negotinë

- Zon.Snezana Dzorleva, korespondente nga Nova Makedonija në Strumicë

Një gazetar i një javore lokale:

PNG - 116 ko
Arben Fetahi (© photo : Julie Quetier)

- Z.Arben Fetahi, shef redaktor i Monitor(Gostivar,Tetovë)

Tre përfaqësues të autoriteteve lokale:

- Z.Kovalevski, Shërbimi i informimit dhe mediave, komuna e Ohrid

- zon.Milena Ristova Mihajlovska, Shërbimi i marrëdhënieve ndërkombëtare,Komuna e Shtipit

- Z.Ivan Bojadziski, Shërbimi i bashkëpunimit, Komuna e Shtipit (gazetar korespondent i mëparshëm gjatë 18 vite)

PNG - 127.3 ko
Briac Trébert, Christian Bouzols (© photo : Julie Quetier)

dy gazetar nga Normandia e Poshtme:

- Z.Christian Bouzols,shef redaktor i Gazetës la Manche,Ile-et-Vilaien dhe Mayenne

- Z.Briac Trébert, korespondent lokal nga Aujourd’hui en France dhe La liberté(Caen).

Një numër i madh të pyetjeve janë janë trajtuar:

1. Si është trajtuar informata lokale nga shtypi kombëtar (sasia,kualiteti,pozicioni gjeografik)
2. A ka shtypi kombëtar një strategji në fushën e mbrojtjes së informimit lokal? Nëse ka,cilën?
3. Për cfarë shërben informimi lokal, a është e rëndësihsme për lektorët?
4. Si komunikojnë komunat dhe si e shofin mbrojtjen e informimit lokal nga shtypi i shkruajtur?
5. Cilat janë pistat e reflektimit dhe aksionet për ardhmërinë e informimit lokal në Maqedoni?

2) Atelie me korespondentët lokal ( 14h30-16h30)

Pjesëmarrësit: Gazetarët korespondentë lokal të shtypit kombëtar, gazetarët e shtypit lokal.

Konkluzioni:

Vazhdimi i debatit dhe i atelies, konkluzione të përbashkëta janë formuluar , pikat kryesore që dalin nga veshtirësitë e gazetarëve lokal, maqedonas si ato norman ishin:

-Social: pagat dhe kushtet e punës të gazetarëve apo korespondent loka

-Mungesa e bashkëpunimit në mes korespondetëve

-Shumë pak mundësi këmbimi ndërkombëtar të hapur me korespondentët, lidhur me gazetarët e redaksionit kombëtar.

-Margjinalizimi i punës

PNG - 138.8 ko
(© photo : Julie Quetier)

Këto këmbime kanë bërë nxjerjen e disa pikave të përbashkëta në mes ushtrimin e detyrës së gazetarëve për infromim lokal në Normandinë e Poshtme dhe në Maqedoni, papritmëri për pjesëmarrësit të cilët mendonin që situata e tyre ishte më e dalluar.

Pistat të cilat do të shërbehen për veprime të ardhshme do të jenë të formalizuara nga Shoqata e gazetarëve nga Maqedonia në konkluzione të përbashkëta.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA