e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Bashkëpunimi midis Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë > Risitë e bashkëpunimit > Trajnimi për animacion, përpilimin e karikaturave dhe filmave të vizatuar është realizuar

Trajnimi për animacion, përpilimin e karikaturave dhe filmave të vizatuar është realizuar

12 shkurt 2010 - Metamorphosis
Metamorphosis / EPN

Trajnimi për animacion, përpilimin e karikaturave dhe filmave të vizatuar me kohëzgjatje dy ditëshe (21 dhe 22 janarë), në te cilin morën pjesë 10 pjesëmarës, u realizua me sukses.

Trajnimi për animacion, përpilimin e karikaturave dhe filmave të vizatuar me kohëzgjatje dy ditëshe (21 dhe 22 janarë), në te cilin morën pjesë 10 pjesëmarës, u realizua me sukses. Në rol te trajnuesve u paraqitën tre animues të disa pikave publike të cilët trajtuan qasjen deri tek teknologjitë digjitale të Normandisë së poshtme .

Gjatë këtij trajnimi janë përfshirë teknika të ndryshme. Në ditën e parë janë përpiluar video përalla të shkurtëra, duke shfrytëzuar teknikën për stop animacion. Është punuar në dy grupe, njëra prej të cilave për modelimin e hapësirës, si materijal pune e ka shfrytëzuar kryesisht plastelinën, ndërsa tjetra grupë ka punuar vetëm me “lego” figura. Videot janë inçizuar me anë të softverit falë “Stop motion animator”, ndërsa pastaj në mënyrë plotësuese janë përpunuar në softver për video përpunim, ku edhe janë bashkangjitur efektet e zërit.

Agjenda për ditën e dytë të trajnimit ka përfshirë punë me disa “on-line” vegla. Paradite janë punuar “stripe” me ndihmën e veglës on-line “Bablaka”, e cila ndihmon vendosjen e fotografive tana dhe të futurit mbrenda të fytyrave në objektet e vizatuara. Kurse pasdite, është punuar në përpilimin e filmave të vizatuar me anë të “Tunvej”-it.

Pjesëmarës të trajnimit ishin nga dy përfaqësues të klubeve digjital të Dibrës, Velesit dhe Kamjanit, të punësuar në Metamorfozis, si dhe bashkëpunëtorët nga “ALDA” dhe “Glasnikot”.

Trajnimi u realizua në kuadër të projektit „Bashkëpunimi i decentralizuar në mes të Republikës së Maqedonisë dhe Normandisë së poshtme - Francë“. Prej më 9 deri më 11 shkurt, në kuadër të projektit, Metamorfozis do të zbatojë një trajnim të ngjajshëm për animatorët e regjionit të Normandisë së poshtme. Trajnimi do të përbëhet nga mësimi për metodologjinë për të zbatuar trajnime në lidhje me rëfimin digjital të përallave, gjë e cila nënkupton edhe krijimin e video përrallave nga vetë pjesëmarësit, ndërsa tema për ata do të jetë” Çka bëj për përmirësimin e komunitetit/bashkësisë tim/sime?

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA