e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Bashkëpunimi midis Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë > Partnerët > Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA)

Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA)

Adresa:
Association des Agences de la Démocratie Locale (AADL/ALDA)
c/o Conseil de l’Europe
Avenue de l’Europe
67075 Strasbourg
Francë
Tel. : +33 3 90 21 45 93
Faks : +33 3 88 41 37 47
Faqja e internetit: http://alda-europe.eu/

Historia e shoqatës :

Vetë krijimi i Shoqatës së Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA) ne vitin 1999 është si rezultat i lidhjes së Agjencive të ndryshme për Demokraci Lokale (ADL) të cilat ekzistojnë që nga viti 1993. Agjencitë për Demokraci Lokale (ADL) kanë qenë të themeluara nga ana e Kongresit për Pushtet Lokal dhe Rajonal i Këshillit të Evropës. Ata kanë qenë të themeluara me qëllim të ndihmojnë komunave të shkatërruara nga lufta në ish Jugosllavinë, duke falënderuar partneriteteve të vendosura me Evropën Perëndimore.
Me përfundimin e luftës në Ballkan, veprimi i ALDA-s nuk ishte fare e ri-orientuar drejt ofrimit të ndihmës gjatë situatës së krizës por mori një formë më demokratike, duke u fokusuar më tepër në promovimin e bashkëpunimit ndër-komunal e bazuar në besim dhe tolerancë. Që nga fillimi, metodologjia e ALDA-s ka qenë të themelohen dhe vendosen partneritet mes njësive lokale dhe rajonale si dhe OJQ-ve nga ish rajoni i Jugosllavisë me njësi tjera lokale nga Evropa Perëndimore.

Objektivat dhe misioni i shoqatës :

Një dekadë me pas, ALDA, prej statusit të një pilot projekti të vogël u ngrit në një pjesëmarrës të rëndësishëm për demokraci dhe stabilitet në Evropën Juglindore. Me rolin e koordinatorit të këtij rrjeti, ALDA lehtëson bashkëpunimin mes 130 anëtarëve të saj. 150 partnerët e Agjencive për Demokraci Lokale (qytete, organizata rajonale dhe joqeveritare) nga 25 shtete të Evropës dhe 12 Agjencitë për Demokraci Lokale.

ADL punojnë pavarësisht me qëllim që të mund në mënyrë efikase të përgjigjen nevojave lokale. Ata ndihmojnë iniciativat e shoqërisë qytetare dhe shoqatat duke ofruar dhe furnizuar trajnime dhe informata. Ata zhvillojnë projekte në fushat vijuese: bashkëpunim ndërkufitar, barazi gjinore, persona me nevoja të posaçme, zhvillim i qëndrueshëm, zhvillim lokal ekonomik, integrim evropian, dialog ndëretnik, komunikim dhe media. Rinia, minoritet dhe refugjatë.

Përveç që koordinon aktivitetet e ADL, ALDA merr pjesë edhe në kërkimin e mjeteve financiare, jep ndihmë teknike dhe administrative ADL-ve, themelon ekipe, mirëmban qendra për informim dhe publikim, i përfaqëson anëtarët gjatë negociatave me institucione dhe donatorë, para së gjithash me Këshillin e Evropës. Falë marrëveshjes për bashkëpunim me Këshillin e Evropës, ADL-të mund të shkëmbejnë njohuritë e tyre për zbatimin e projekteve, mund të organizojnë takime lokale dhe vizita studimore. ALDA mban bashkëpunim të ngushtë me organizata tjera ndërkombëtare siç janë Rrjeti për Shoqata Kombëtare për Pushtet Lokal të Evropës Juglindore (NALAS), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), Bashkimi Evropian (BE), Kombet e Bashkuara, posaçërisht Komisariat i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (HCR). Përveç angazhimit të saj në planin ndërkombëtar, ALDA vazhdon në mënyrë efikase të realizon qëllimin kryesor: promovimi i demokracisë lokale.

Metodologjia e ADL-së ka arritur sukses enorm në Ballkan. Prandaj, më 2005, ALDA vendosi të e zgjerojë fushën e veprimit në Kaukazin Jugor dhe të hap ADL-në e 12 në Kutaisi në Gjeorgji. Kjo agjenci e re do të drejtojë aktivitetet e saja kah trajnimi i autoriteteve lokale dhe shoqërisë qytetare, zhvillimi lokal ekonomik dhe rinia.

Aktivitete të shoqatës:

Aktivitetet e ALDA mund të ndahen në 4 shtylla të ndryshme:

  1. Agjencitë për Demokraci Lokale (ADL) në Evropën Juglindore dhe ë Kaukazin Jugor
  2. Projekte me anëtarë dhe partnerë (shkëmbime të praktikave efektive, përforcimi i kapaciteteve)
  3. Ndihmë teknike për CEI (Komunitete të Shteteve të Pavarura) dhe shteteve në tranzicion në Evropë
  4. Përforcim të kapaciteteve dhe sensibilizim të çështjeve të qytetarisë aktive dhe qeverisje e drejtë lokale

Projekte aktuale

Projekte me ADL:
- Rinia – drejtim i duhur
- Së bashku – Ballkani në Evropë, Evropa në Ballkan
- Projekte për mikro-kredi
- Zhvillimi ekonomik lokal
- Bashkëpunimi mes Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë
- PEARL.EU
- Bashkëpunimi SPOT/AADL
- ADL Shqipëri

Projekte me anëtarët e ALDA:
- Evropa në Dialog me qytetarët e saj
- Emanzipar

ALDA si partner në projekt (por jo pilot projekt):
- Shoqata Civile për Demokraci dhe Barazi të Mundësive në Evropë
- COARPA

Pilot projekte:
- Federata Ruse

Aktivitete tjera:
- Aktivitete në Bjellorusi

Partnerë/Financierë :

300 partnerë dhe anëtarë nga 25 shtete të Evropës, kryesisht pushtete rajonale dhe lokal, OJQ, universitete, organizata ndërkombëtare dhe individë.

Ekipi :

- Antonella Valmorbida, Drejtor (Strasburg, Francë).
Tel.: +39 335 52 36 341, E-mail: antonella.valmorbida@aldaintranet.org
- Stefania Toriello, Relacione të Jashtme (Strasburg, Francë).
Tel.: +33 3 90 21 45 93, E-mail: stefania.toriello@aldaintranet.org
- Grégoire Fannière, Projekt menaxher (Bruksel, Belgjikë).
Tel.: +32 27 42 01 61, E-mail: gregoire.fanniere@aldaintranet.org
- Stanka Parac Damjanovic, përgjegjëse për partneritet (Suboticë, Serbie).
Tel.: +381/24 554 587, E-mail: stanka.parac@aldaintranet.org
- Barbara Elia, përgjegjëse për financa (Vicenzë, Italie).
Tel.: +39 04 44 540 146, E-mail: barbara.elia@aldaintranet.org
- Marco Boaria, përgjegjës për zhvillimin e projekteve (Vicenzë, Itali).
Tel.: +39 0444 540 146, E-mail: marco.boaria@aldaintranet.org
- Alexandre Baliyanga, Kontabilist (Strasburg, Francë).
Tel.: +33 3 88 41 30 67, E-mail: alexandre.baliyanga@aldaintranet.org
- Srdjan Cvijic, përgjegjës për çështjet evropiane dhe operacione në teren (Bruksel, Belgjikë).
Tel.: +32 27 42 01 61, E-mail: srdjan.cvijic@aldaintranet.org
- Camille Gangloff, Projekt menaxher – Qytetari Aktive (Strasburg, Francë).
Tel.: +33 3 88 41 30 67, E-mail: camille.gangloff@aldaintranet.org
- Chiara Strano, Ndihmëse e Drejtoreshës (Vicenzë, Itali).
Tel.: +39 0444 540 146, E-mail: chiara.strano@aldaintranet.org

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA