Duke filluar prej më 9 deri më 18 shtator 2009, 3 koordinatorë të qendrave publike informative nga Normandia e Poshtme do të zhvillojnë takime në Republikën e Maqedonisë me qëllim të shqyrtimit të eksperiencave të qendrave paralele maqedonase. Pritjen e tyre dhe koordinimin ka marrë përsipër organizata Metamorphosis, partneri i Qendrës për Teknologji të Reja (CTN).
Vizitë e koordinatorëve të Normandisë së Poshtme në qendrat informative në Republikën e Maqedonisë.
Duke filluar prej më 9 deri më 18 shtator 2009, 3 koordinatorë të qendrave publike informative nga Normandia e Poshtme do të zhvillojnë takime në Republikën e Maqedonisë me qëllim të shqyrtimit të eksperiencave të qendrave paralele maqedonase. Pritjen e tyre dhe koordinimin ka marrë përsipër organizata Metamorphosis, partneri i Qendrës për Teknologji të Reja (CTN).
Kjo vizitë do të mundësojë koordinatorëve nga Normandia e Poshtme të njoftojnë kolegët e tyre nga Maqedonia dhe të hartojnë projekte të cilat përfshijnë Normandinë e Poshtme dhe Maqedoninë në drejtim të zhvillimit të drejtë të teknologjike informative dhe komunikatave e cila më tutje do të kontribuojë për përforcimin e praktikave demokratike të pushteteve lokale.
Programi i planifikuar:
Vizita të tele-qendrave, takime me koordinatorë, përgjegjës për tele-qendrat dhe me deputetë
Blog me qëllim të monitorimit të vazhdueshëm të udhëtimit të koordinatorëve dhe të kontaktohen koordinatorët
Monitorim i kontributit të qendrave të ndryshme informative nga ana e koordinatorëve gjatë zhvillimit të demokracisë elektronike dhe shpikjes së projekteve në lidhje me këtë çështje
Pjesëmarrësit:
Caroline JUQUIN – QIP Saint James (50)
Mohamed GHELLOUCI – QIP – Shoqata Escale në La Ferte-Mace (61)
Matthieu VESQUES – QIP Lavirot (14)
Republika e Maqedonisë dhe TIK
Republika e Maqedonisë, e cila deri në vitin 1991 ishte pjesë e Jugosllavisë, sot është një shtet plotësisht i pavarur. Republika e Maqedonisë duheshe gjithçka të ndërtojë që prej fillimit. Ishte rënë dakord të prezantohen teknologjike informative dhe komunikatave si dhe qasja drejt njohjes me qëllim të zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik.
Në këtë drejtim, Metamorphosis ka zhvilluar projektet në vijim:
Nxitja e zhvillimit demokratik në shoqërinë maqedonase
Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve
Promovimi i qasjes drejt njohurisë dhe drejt trashëgimisë kulturore dhe historike maqedonase me ndihmën e internetit.
Metamorphosis ka prezantuar rrjetin e parë të tele-qendrave në Maqedoni, e cila është ekuivalent i rrjetit të tele-qendrave në Normandi të Poshtme.
Më tepër informata:
Metamorphosis (www.metamorphosis.org.mk)
Qendra për resurse të qendrave informative publike (http://epnbn.ctn.asso.fr)
Qendra për teknologji të reja (CTN) (www.ctn.asso.fr)
Blog: http://animacedoine.over-blog.com/