Gjitha risitë e Normandisë së Poshtme - Gjeni në internet faqen e Rajonit të Normandisë së Poshtme (www.cr-basse-normandie.fr) [fr]:
Aktuale: Aktualitetet / Informata
Rajoni ju njofton: Komunikatë për shtyp / Fjalime / Raporte për mediat
Gazeta të rajonit, Reflets dhe Normandirect.
Rajoni ndjek rregullimin numerik të Normandisë së Poshtme. Qëllimi: të mbuloj plotësisht territorin me shpejtësi të lartë deri në 2013 dhe të përgatitet për arritjen e shpejtësisë më të lartë.
Rajoni organizon një seminar për informim mbi Evropën në Bruksel i cili është i caktuar për të zgjedhurit politik të qendrave të banuara dhe qytetet e Normandisë së Poshtme.
Hulumtim publik në Parkun natyror rajonal të Perche, prej 8 janar deri më 8 shkurt 2008 : fjalën e kanë qytetarët.
Të shtunën, Laurent Beauvais, Presidenti i Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe -Normandie, Yannick Soubien, nënkryetari, kanë pranuar në Abbaye-aux-Dames rreth 30 të ri të përzgjedhur nga Normandia e Poshtme për të marrë pjesë në Olimpiadën e 40-të Aftësive. Ata shprehën përkrahjen e tyre në drejtim të finales kombëtare e cila do të mbahet në Lille në fillim të muajit shkurt 2009 dhe më pas i ftuan të ndjekin ndeshjen e futbollit të ligës së parë mes Caen dhe Rennes.
Të mërkurën, më 10 dhjetor, Laurent Beauvais, Presidenti i Rajonit të Normandisë së Poshtme, ka inauguruar flluskën ekologjike dhe murin vegjetal në gjimnazin Jean Rostand në Caen. Ky projekt pedagogjik, i financuar nga Rajoni, është realizuar me ndihmën e Alexis Tricoire, dizajnues, dhe të Patrick Blanc, botanist dhe hulumtues në CNRS.