e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Bashkëpunimi midis Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë > Partnerët > QZI (CIRa)-Qendrës për zhvillim institucional

QZI (CIRa)-Qendrës për zhvillim institucional

Adresse:
CIRa - Centar za Institucijonalen Razvoj
Dime Anicin 9
1000 Skopje
Macédoine
Tél.: +389 2 3 114 855
Fax: +389 2 3 214 132
E-mail: cira@cira.org.mk
Site internet: www.cira.org.mk

Historia e organizatës

QZI është organizatë qytetare e pavarur e themeluar në shtator 2003 nga ana e personelit lokal të Programit për bashkëpunim demokratik (DamNet) të USAIDit në Maqedoni, e realizuar prej vitit 1995 deri në vitin 2004.

Vitet e kaluara QZI implementoi disa programe të mëdha për ndërtimin e kapaciteteve, ndërsa personeli i saj siguroi numër të madh shërbimesh për trajnim dhe këshillim në programet e ndryshme për zhvillim në Maqedoni dhe Evropën Juglindore, si për shembull FOSIM, projekti HOPE, Handicap International, OSCE, DAI, ARC, IPK, ACTED, ECMI, DRC etj. QZI ka kapacitete përkatëse logjistike dhe teknike dhe krijoi manualë dhe materiale të shtypura për më tepër se 33 module për trajnim të përgjithshëm arsimor. Disponon me dy hapësira funksionale tërësisht të pajisura për trajnime dhe konferenca., secila me kapacitet për 20 pjesëmarrës në ndërtesën që gjendet në qendër të Shkupit.

33 modulet për trajnime të ofruara nga QZI janë gjithëpërfshirëse dhe përgjithësisht arsimore dhe kanë të bëjnë me secilin aspekt të udhëheqjes së mirë dhe udhëheqjes me cilin do entitet – organizatë qytetare, institucion qeveritar, biznes privat ose individ. Personeli i QZIsë disponon me përvojë paraprake në themelimin e Ekipeve të trajnuesve prej grupeve të individëve pa përvojë por të kyçur në mënyrë aktive në zhvillimin e sektorit të OJQ dhe siguron programe të rregullta për Trajnim të trajnuesve në OJQ, organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare.

Të punësuarit në QZI kanë kuptim dhe praksë themelore dhe operative në rolet vijuese dhe procedurat e USAIDit, .ashtu që i gjithë personeli punon nën programin e USAIDit. Gjithashtu duke marrë parasysh përvojën në punë me organizatat e huaja, QZI ka pranuar standardet ndërkombëtare dhe ka zhvilluar sistem të proceduarve programore dhe financiare të cilat kanë tendencë të bëhen model prijës për organizatat maqedonase.

Misioni dhe Vizioni

Misioni i Qendrës për zhvillim institucional është t’i forcojë kapacitetet shoqërisë qytetare dhe bashkësive lokale që të arrihen ndryshime të dukshme në bashkësitë.

QZI synon kah arritja e qëllimeve të saj nëpërmjet forcimit të kapaciteteve, promovimit të pjesëmarrjes publike dhe mobilizimit të resurseve lokale në zgjidhjen e problemeve në nivel të bashkësisë.

Qëllimet strategjike:

1. Ndërtimi i organizatave dhe institucioneve efektive dhe efikase

2. Zhvillimi i filantropisë në Maqedoni

3. Zhvillimi i bashkësive lokale

Vlerat dhe principet e punës

Puna e QZIsë bazohet në:

* Pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e sjelljes së vendimeve
* Të pranohen dhe respektohen dallimet individuale, sociale, etnike, gjinore dhe religjioze në mes njerëzve
* Të vepruarit në atmosferë miqësore, pozitive dhe joformale në punë dhe ne raportet me shfrytëzuesit
* Fokusim në ndërtimin e kapaciteteve të thella të organizatave individuale dhe institucioneve
* Shfrytëzimi i qasjes origjinale dhe kualitative, metodologjive dhe modeleve për punë me shfrytëzuesit

Aktivitetet e programit

Zhvillimi i Filantropisë

Në kuadër të komponentës për zhvillimin e filantropisë në Maqedoni, QZI punon në krijimin e bazës për filantropi lokale, e cila do të sigurojë një përkrahje shtëpiake të gjerë në zgjidhjen e problemeve në shoqërinë, qoftë se bëhet fjalë për resurse njerëzish, materialesh apo financiare.

Puna jonë fokusohet në filantropinë në bashkësitë, filantropinë korporatave dhe në punën vullnetare.

Nëpërmjet mekanizmave të ndryshme, QZI i përkrah grupet qytetare që të punojnë në promovimin e aktiviteteve filantropike në Maqedoni. Në të njëjtën kohë, QZI punon në sensibilizimin e biznes sektorit për stimulimin e përgjegjësisë sociale korporatave dhe filantropinë korporatave.

Zhvillimi i bashkësive lokale

QZI punon në përmirësimin e jetës së qytetarëve nëpërmjet inicimit dhe implementimit të proceseve participative për zhvillimin e bashkësive lokale. Në kuadër të këtyre proceseve, individët, grupet formale dhe joformale, institucionet dhe organizatat në nivel lokal marrin përgjegjësinë që të sjellin vendime dhe t’i realizojnë idetë e tyre të cilat do t’a bëjnë bashkësinë e tyre vend më të bukur për të jetuar. Në të njëjtën kohë, QZI punon edhe me vetëqeverisjen lokale duke i ndërtuar kapacitetet për punë transparente e fokusuar në qytetarët dhe nevojat e tyre.

Ndërtimi institucional i kapaciteteve

Njëra nga anët më të forta të QZIsë është qasja për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave dhe institucioneve e cila bazohet në metodologjinë që është përpiluar sipas nevojave të klientëve dhe mundëson pjesëmarrjen aktive të tyre në të gjitha fazat e procesit të mësimit dhe në zbatimin në praktikë ku pjesëmarrësi është në qendër të atij procesi. Aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve përfshijnë analiza dhe vlerësime për nevojat, përkrahje teknike trajnime, mentorë dhe konsultime për forcimin organizativ dhe zhvillimin institucional , të cilat në fund rezultojnë me produkte konkrete për rritjen e efikasitetit në punë.

Aktivitetet tjera në programin e CIR-it janë të orientuara kah :

» Pyetjet e të rinjve;

» Teknologjitë informatike dhe të komunikimit të orientuara për zhvillim;

» Pyetjet gjinore;

» Mbështetja e grupeve të margjinalizuara.

Partnerët / financierët

Lista e donatorëve

* Ambasada e Zvicrës
* Ambasada e Shteteve të Bashkuara
* Ambasada e Norvegjisë
* Ambasada e Francës
* Ambasada e Holandës
* Ambasada e Italisë
* Ambasada e Britanisë
* Fondet evropiane për Ballkanin
* Banka Botërore
* Misioni i UE në Maqedoni
* UNICEF
* Organizata për sigurim dhe ko- operacion në Evropë-OSCE( Misioni në Shkup)
* Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara - UNDP
* Hendikep International
* MAASP OPTO international
* Swedish International Developpement Cooperation Agence – SIDA
* USAID
* World learning/Maqedoni
* Konzulati danez për emigracion
* Instituti për komunitetet të qëndrueshëm
* Agjensioni evropian për rikonstruktim- AER
* Fondacioni Instituti për Shoqëri të Hapur Maqedoni

Lista e partnerëve/ bashkëpunëtorët

* Fondacioni për zhvillim të komuniteteve lokale
* Fondacioni lokal për zhvillim dhe demokraci “ Fokus”
* Hapeni dritaret
* Shoqata për iniciativa demokratike- Gostivar
* Këshilli i të rinjve Prilep
* НВО Коntrapunkt – Shkup
* Biosfera - Manastir
* Aksioni shoqëror
* Koalicioni TASH
* Komuna e Qashkës
* Komuna e Strumicës
* Komuna e Kërçovës
* Komuna e Gjorçe Petrovit
* Qyteti i Shkupit
* НВО Info Centar
* Megjashi
* Ambasada e parë për fëmijët në botë
* European Center for not-for-Profit Line (ЕCNL) - Budapest, Hu
* ISC - Institut for Susтаinаble Comunities (ISC) - Montpelier, ВТ, USА
* Organizata humanitare MIR
* Qendra kulturore e të rinjve - Manastir
* Shoqata ekologjike Planetum
* Federata e fermerëve në Republikën e Maqedonisë
* Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë
* Shoqata humanitare për bamirësi të romëve – Hëna
* Qendra maqedonase për arsim
* Shoqata humanitare dhe për bamirësi të romëve KHAM
* Qendra për iniciativat e qytetarëve
* Shoqata per iniciativa demokratike
* Centar for Bаlкаn cооpеrаtiон (QB LОЈА)
* Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazinë e grave në Maqedoni - ESBM
* ОKМ - Organizata e konsomatorëve në Maqedoni
* Instituti maqedonas për mediumet

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA