e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Udhërrëfyes praktik > Agjenda > Programi prill–maj–qershor 2010 : Pranvera normande

Programi prill–maj–qershor 2010 : Pranvera normande

Të nderuar miq,

Rajoni i Normandisë së poshtme tanimë për tre vite mban një bashkëpunim bilateral që orientohet drejt përforcimit të kapaciteteve vendore në fusha të ndryshme. Falë këtyre këmbimeve janë krijuar lidhje të thella me vendin tonë të cilat do të kenë mundësinë të shprehen gjatë një prezantimi lidhur me kulturën dhe trashëgiminë maqedonase gjatë më tepër se tre muajve në Normandinë e poshtme.

Nga fundi i marsit deri në fund të muajit maj 2010, më shumë se njëqind artistë maqedonas do të paraqesin krijimet e tyre në Normandi. Znj. Elizabeta Kançeska-Milevska, Ministre e kulturës, personalisht do të bëjë hapjen e kësaj veprimtarie në koncertin e Orkestrës filharmonike të Maqedonisë, të mërkurën më 28 prill 2010.

Qendra Franceze për Bashkëpunim “Zhan Mone” në Shkup dëshiron të nderojë këtë manifestim duke e vlerësuar këtë rajon të Francës dhe duke ftuar shumë artistë të Normandisë së poshtme.

Pranvera normande, si shëmbëllim i Pranverës ballkanike, na ofron disa manifestime interesante kulturore dhe arsimore që do të fillojnë me koncertin e këngëve të Trios Beaupain-Rault-Souchon !

SHKUP

E enjte 20 maj 2010, ora 23
Klubi « Hard Rock »
Koncert i muzikës elektronike
Liléa Narrative

I njohur në 2006 në festivalin Nördik Impakt, i shfaqur në 2007 në Trans Musicales në Ren dhe i zgjedhur si Zbulim i 2008 në Printemps de Bourges, dhe me afër njëqind koncerte të realizuar në Francë dhe në Europë, Liléa Narrative shumë shpejt u ngjit në skenën franceze elektro hip hop me « Nouvelle chair », albumi i tij i parë i përshëndetur njëzëri. Përmes « Echantillodrome », për nder të filmit « Videodrome » të David Cronenberg, Liléa Narrative vërteton talentin e tij prodhues dhe kurioz. Gjithmonë në kërkim të vendeve të reja ku mund të interpretojë dhe t’i tejkalojë kufijtë e këtij zhanri muzikor, Liléa Narrative u jep freski dhe energji melodive të tij dhe stileve ritmike. Aktor i frymëzuar nga elektronik hip hop, Liléa Narrative freskon këtë zhanër muzikor me një skenë të break, cut, scratch dhe me melodinë që bën veçorinë e tij.

E mërkurë 26 maj 2010, ora 20
Galeria çifte hamam
Ekspozitë fotografish
“Si është tek ti ?”

Ekspozitë fotografish të realizuara nga nxënësit e Aleancës Franceze të Manastirit në bashkëpunim me klubin “Europa” të shkollës “Guillaume” nga Kaen dhe të shkollës “Jean Monnet” nga Uistreham.

E premte 4 qershor 2010, ora 21
Qendra e qytetit, Shkup
Teatri i rrugës

X- Vajzat nga Florence Cramoison, Isabelle Gancel, Claire Garrigue dhe Sophie Girard
Katër vajza bëjnë lojëra komike dhe i ofrojnë çaste gazmore publikut. Në rrugëtimin e tyre teatral, shfaqjet e tyre gjithmonë janë sjellur rreth talljeve të hidhura dhe për të shenjtën. Në hapje të Festivalit « Buskerfest ».

E enjte 10 qershor 2010, ora 20
Baleti i Shkupit (data për t’u konfirmuar)

Shfaqje e bashkëprodhimit të kërcimit bashkëkohor, fryt i një bashkëpunimi mes Baletit të Shkupit dhe Qendrës Kombëtare të Kërcimit Bashkëkohor të Normandisë së poshtme.
Tetë vallëtarë të baletit të Shkupit do të punojnë me koreografin Mustapha Ziane, zëvendës i Éric Lamoureux dhe Héla Fattoumi dhe do të shfaqin krijimtaritë e tyre në mbyllje të Pranverës ballkanike në Normandinë e poshtme. Në bashkëpunim me Qendrën Koreografike të Normandisë së poshtme dhe Shoqatës Lokomotiva.

FESTA E MUZIKËS

E hënë 21 qershor 2010, ora 21
Qendra e qytetit, Shkup

Shumë befasi na presin për edicionin e katërt të festës së muzikës : pas koncertit zyrtar do të pasojnë shfaqje muzikore të lira në rrugët dhe kafenetë e qendrës së qytetit.

MANASTIR

Gjatë muajit maj
Pllakë përkujtimore për nder të ushtarit Valentin Pas një hulumtimi historik të bërë nga Zonja Sylvie Guitton, Profesoreshë e frëngjishtes dhe histori-gjeografisë, dhe pas zbulimit të skicave të pabotuara në Shkup dhe Manastir të realizuara nga ushtari André Valentin, artist- piktor që tregon me hollësi jetën e përditshme në frontin e Lindjes, nxënësit e gjimnazit Jules Verne nga Mondeville që ndjekin mësim në drejtimin « Structures métalliques » kanë realizuar me nxënësit e gjimnazit profesional « Kole Nehtenin » nga Shtipi një pllakë përkujtimore që do të inaugurohet në Manastir në maj 2010. Ky projekt është gjithashtu i punuar edhe nga nxënësit e gjimnazit Paul Cornu nga Lisieux dhe profesorit të tyre, Z. Jean-Paul Helbert. Ata propozojnë të shkruajnë, duke ngjitur vizatime të bëra nga ushtari Valentin në Manastir, një broshurë që titullohet « Carnets du soldat Valentin » .Nxënësit e gjimnazit profesional « Kole Nehtenin » nga Shtipi i bashkangjiten gjithashtu këtij projekti.

Familja e ushtarit Valentin mbështet këtë projekt dhe ka vënë në dispozicion dokumente të çmuara për këtë studim.

E martë 18 maj 2010, ora 23
Klubi « Rascekor »
Koncert me muzikë elektronike
Liléa Narrative

E enjte 3 qershor 2010, ora 21
Shëtitorja e Manastirit
Teatër i rrugës
X vajzat

TETOVE

E enjte 19 maj 2010, ora 21
Qendra e qytetit, Tetovë
Koncert me muzikë elektronike
Liléa Narrative

E enjte 10 qershor 2010, ora 20
Galeria hamam
Ekspozitë fotografish Zoran Letra
« Kaen, dashuri në shikim të parë »

OHËR

E shtunë 26 qershor 2010, ora 19.30
Shtëpia e Kulturës
Ekspozitë fotografish
« Kaen, dashuri në shikim të parë »
Ekspozita e Zoran Letra për qytetin e Kaen - it do të shënojë hapjen e festivalit të filmit francez në Ohër.

E shtunë 26 qershor 2010, ora 22.30
Shtëpia e Kulturës
« E zhdukura nga Deauville » nga Sophie Marceau (2007), me Christophe Lambert dhe Sophie Marceau Viktoria, një aktore e famshme në kohën e saj, me pamje tërheqëse dhe sharm, ka vdekur para tridhjetë vjetëve në rrethana te pa qarta. Ajo rishfaqet në mënyrë misterioze në jetën e një polici të vetmuar.

BASHKEPUNIMI I DECENTRALIZUAR

AKTIVITETET QE DO ZHVILLOHEN NE VEND

Nga e mërkura 21 në të diel 25 prill 2010
Trajnim « angazhimi i gjimnazistëve »Një trajnim kushtuar delegatëve të nxënësve i organizuar nga Federata e organizatave të të rinjëve të Maqedonisë “Sega” dhe nga Shtëpia e Europës së Kaenit, nga Normandina e poshtme, do të organizohet. Ky trajnim që ka të bëjë me “angazhimin dhe marrjen e përgjegjësive në instanca të jetës në gjimnaz” do të mbledhë përfaësuesit e gjimnazeve të të dy vendeve. Qëllimi i seminarit është t’ju mundësohet të rinjëve të gjejnë mjetet dhe mënyrat për t’u kyçur, përmes propozimeve të tyre, në politikat e rinisë së nesërme në të dy territoret.

E diel 9 maj 2010
Europa e parë nga të rinjtë
Këtë vit, të rinjë francezë dhe maqedonas kanë vendosur të festojnë së bashku 9 majin, ditën e Europës. Një vizio -konferencë do të organizohet dhe do t’u japë mundësinë të rinjve të dy vendeve, përmes përdorimit të teknologjive të reja, të këmbejnë ide lidhur me Europën, diversitetin kulturor dhe jetës së të rinjëve në përgjithësi. Përmes debatit dhe një shikimi të kryqëzuar lidhur me këto çështje të rinjtë do të kontribuojnë për ndërtimin europian.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA