Bashkëpunimi i decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë është produkt i vullnetit të përbashkët për të marrë pjesë në zhvillimin paralel të dy territoreve, duke u hapur për botën dhe dëshira që popujt e tyre të angazhohen në qytetari aktive lokale dhe evropiane, në frymën e reciprocitetit dhe shkëmbimit. Projekti do të shpie drejt krijimit të një platforme konstante të shkëmbimeve dhe do të mundësojë themelimin e lidhjeve të qëndrueshme mes popullatave të dy territoreve evropiane dhe anëtare të frankofonisë.
Në këtë drejtim, më 20 shkurt 2007 ishte firmosur një protokoll për bashkëpunim midis Presidentit të Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe ambasadorit të Maqedonia në Francë. Shkarkoni protokollin në format .pdf [fr].
Programi i vazhdueshëm për bashkëpunim ishte e elaboruar mes aktorëve normand dhe maqedonas (nëntor 2007-nëntor 2010). Për shërbim të pushtetit lokal, ajo ndahet në 6 shtylla:
Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA) është përgjegjëse për koordinimin e këtij programi për bashkëpunim.
Përkrahja institucionale:
Ky projekt për bashkëpunim promovon maksimalisht frankofoninë në të gjitha fushat. Boshti tjetër transversal është pushteti lokal: secili aktivitet ka për qëllim që t’i përforcojë kapacitetet e njësive të vetëqeverisjes lokal, nga Normandia e Poshtme dhe Maqedonia, si dhe shkëmbimin e përvojave të mira dhe vlerave të sjellura nga Normandia e Poshtme. Gjithashtu, bëhet fjalë për përmbushjen e nevojave jetike të të dy territoreve në kuptim të trajnimit dhe zhvillimin e kompetencave të partnerëve, që kalojnë nëpërmes procesit të të mësuarit progresiv të përkrahësve dhe iniciatorëve të projektit për bashkëpunim dhe qëllimeve të saja afatgjate.
Zhvillimi i qëndrueshëm:
Ky bashkëpunim është gjithashtu edhe një rezultat i dëshirës së përbashkët që të merret pjesë në zhvillimin e përbashkët të të dy territoreve me dyer hapur drejt botës dhe iniciativa e popullatës që të angazhohet në një qytetari aktive lokale dhe evropiane, në frymën e reciprocitetit dhe të shkëmbimit. Projekti në fjalë do të kontribuojë në krijimin e platformës afatgjate të shkëmbimeve dhe do të mundësojë që të vendosen lidhje të përhershme në mes popullatës së këtyre dy territoreve evropiane të frankofonisë.
Projekti ka qenë i elaboruar me respektimin e parimeve të Agjendës për Bashkëpunim të Decentralizuar për zhvillim të qëndrueshëm dhe niset nga identifikimi i nevojave të cilat do të jenë të pranuara nga palët e ndryshme : Rajoni i Normandisë së Poshtme dhe institucioneve maqedonase. Ai më tepër mbështetet në legjislaturën maqedonase për decentralizim dhe qëllimeve kryesore të shtetit për kyçjes e saj në Bashkimin Evropian.
Bashkëpunimi fokusohet gjithashtu edhe në fushat në vijim, të përcaktuara si përkatëse për kontribut në zhvillimin reciprok të të dy territoreve :
qeverisja e mirë dhe demokracia lokale
përkrahja institucionale
përforcimi i kapaciteteve
përdorimi i teknologjive të informimit dhe komunikimit (TIK)
lëvizja ndërkombëtare e rinisë
qytetaria aktive lokale dhe evropiane
arsimi, trajnimi dhe orientimi profesional
frankofonia
shoqëria e informimit dhe e mediave
qasja në kulturë dhe në art
promovimi i turizmit të qëndrueshëm dhe vlerësimi i resurseve natyrore
rregullimi i territorit dhe konkurrencës.
Rajoni i Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë synojnë që t’i vendosin komunitetet lokale të tyre në fushat e tjera të bashkëpunimit. Ata dëshirojnë që t’i përfshijnë në projekte pjesëmarrësit në shoqërinë: komunitetet lokale; institucionet publike franceze, maqedonase dhe evropiane; organizatat joqeveritare; organizmat e tjerë profesional (odat ekonomike, mediat); institucionet për trajnim dhe pjesëmarrëse nga kultura. Një vëmendje e posaçme i është dedikuar projektit aktual për përfshirjen e rinisë dhe popullatës që vijnë nga rajonet rurale dhe të izoluara.
Lidhshmëri:
Lidhja e projektit është përkrahja për udhëheqje të drejtë në të dy territoret në fjalë. Gjithashtu, aktivitetet e ndryshme të përkrahura me përforcimin e kapaciteteve të pjesëmarrësve institucional dhe privat nga Normandia e Poshtme dhe nga Maqedonia, veçmas të dytit, janë me perspektivë të përkrahin procesin e decentralizimit dhe të integrimin evropian. Përveç kësaj, dy boshte transversale lidhen midis tyre: promovimi i vlerave dhe shfrytëzimi i frankofonisë, përdorimi i teknologjive të reja informative dhe komunikatave si vegël për një qytetari aktive lokale dhe evropiane.
Aktivitete të ndërmarra në kuadër të bashkëpunimit:
Aktivitet 1 : Përdorimi i teknologjive të informimit dhe komunikimit (TIK)
« Trajnimi dhe shfrytëzimi i TIC për një qeverisje të mirë lokale »
Aktivitet 1.1 : « Qytetarë aktivë – partnerë të zhvillimit»
Aktivitet 1.2 : « Qasje të qytetarëve lokal në internet dhe burim i hapur (open source), përkrahje të qëndrueshme territoreve për diversifikim »
Aktivitet 1.3 : « Përkrahje e qeverisjes së mirë lokale »
Aktivitet 2 : Rinia, arsimi dhe qytetaria lokale dhe evropiane
« Pjesëmarrja e rinisë në jetën lokale »
Aktivitet 2.1 : « Ndihmë pushteteve lokale për përcaktimin dhe zbatimin e politikave për rini të qëndrueshme dhe pjesëmarrëse »
Aktivitet 2.2 : « Rinia, aktorë të garës së tyre në jetë : orientimi drejt trajnimit, profesionit dhe të qenit mobil në Evropë »
Aktivitet 2.3 : « Frankofonia, bartëse e vlerave qytetare humaniste dhe universale »
Aktivitet 3 : Shoqëri e informimit dhe mediave
« Informimi në shërbim të qytetarisë dhe bashkëpunimit »
Aktivitet 3.1 : « Afrimi i informatave nga ana e qytetarit »
Aktivitet 3.2 : « Zhvillimi i qendre të resurseve frankofone normando-maqedonase »
Aktivitet 4 : Shkëmbime kulturore dhe artistike
« Krijimi i hapësirës dhe i dialogut, krijimi dhe lëvizja artistike dhe qytetare »
Aktivitet 5 : Turizmi i qëndrueshëm dhe trashëgimia
« Përkrahje dhe promovimi i turizmit të qëndrueshëm »
Aktivitete 6: Partneritete në mes pushteteve lokale
«Përkrahni themelimin ose përforcimin e lidhjeve mes pushteteve lokale të dy territoreve»
Janë paraparë që aktivitetet të planifikohen në kohëzgjatje prej tre viteve (nëntor 2007-nëntor 2010), por të njëjtat duhet që të vazhdojnë falë hapjes së Agjencisë për Demokraci Lokale të re në Kumanovë. Bashkëpunimi në mes dy territoreve do të jetë i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë pas përfundimit zyrtar të projektit aktual.
Projekti është ko-financuar nga ana e Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Evropiane në Francë, në kuadër të marrëveshjes trevjeçare të bashkëpunimit të decentralizuar të komuniteteve lokale. Financime të përbashkëta plotësuese janë gjithashtu të inkorporuara në nivel të secilit projekt në veçanti.