e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Udhërrëfyes praktik > Agjenda > Pranvera e gjashtë ballkanike: Republika e Maqedonisë

Pranvera e gjashtë ballkanike: Republika e Maqedonisë

Nga 31 mars deri me 28 maj, Normandia e Poshtme do të gjallëroje me ngjyra, ritëm dhe endjet maqedonase gjatë Pranverës së gjashtë Ballkanike e cila i jep ndrerim këtë vit Republikën e Maqedonisë. Shoqata Bakans-transit i sugjeron publikut francez një program madhështor, me një kualitet shumë të madh artistik.

« Maqedonia, aq shtet i vogël, ka çka të na mësoj. Me disa mijëra kilometra në katror përqëndrohet e gjitha pasuria dy mijë e pesëqind vjeçare histori në kontinentin tonë. Evropa, nga lashtësia e deri më sot, është pjesërisht ndërtuar në lug të Ballkanit, në këtë zonë me influencë bashkërrjedhjeje, greke, sllave, otomane....

Prandaj, me padurim të madh presim edicionin e gjashtë të Pranverës Ballkanike e cila ka zgjedhur këtë vit ti jep ndrerim Maqedonisë me aq kulturë të pasur.

10 vite pas krijimit të saj, Pranvera Ballkanike është shndërruar në një ndër takimet e pashmangshme të sezonit kulturor Norman. Falë punës së mrrekullueshme të organizatorëve të vet dhe dashurisë së tyre për Ballkanin, ky manifestim ka ditur se si të njihet deri te kufitë e rajonit tonë. Ajo ka kryesisht shpallur në një publik sa herë më të madh pasurinë kulturore i kësaj pjese madhore të kontinentit tonë.

Nëpërmjetë zgjerimit të zbulimeve kulturore të sugjeruara në secilin edicion, Pranvera ballkanike na i hap dyert e Evropës Jug-Lindore me shumë emocione dhe pasion. Çdo herë lidhjet thurren dhe përforcohen në mes shteteve tanë dhe kulturës tonë, por gjithashtu edhe në mes artistëve dhe qytetarët në një logjik zhvillimi kulturor gjithmonë i riafirmuar.

Ju dëshiroj të gjithëve momente të këndshme gjatë kësaj pranvere të bukur maqedonase e cila shpallet! »

Zotëri Duron,
Deputet- Kryetar bashkie në Caen

Që nga pjesëmarrja e Francës në elaborimin e marrëveshjeve për paqe të Ohrit dhe ajo e Robert Badinter në punimet themelore të kushtetutës maqedonase, Franca dhe Maqedonia mirëmbajnë marrëdhënie të ngushta.

Që të jetë në fushat ekonomike,kulturore,arsimore apo universitare, puna e përbashkët e realizuar është një instrument bashkëpunimi konstruktif dhe i qëndrueshëm, e vendosur nën vullnetin e ndarë për të shoqëruar këtë Republikë të re drejt Unionit Evropian.

Në këtë kontekstë, Normandia e Poshtme dhe Maqedonia kanë nënshkruar, me 20 shtator 2009, 3 vite pas protokolit të përqëndruar, marrëveshjen e tyre për bashkëpunim, duke shpallur një partneritet me afat të gjatë në mes tyre dhe një numër të madh aktorësh tjerë norman dhe maqedonas.

Frut i një vullneti të përbashkët pjesëmarrëse në zhvillimin i të dy territorëve, ky bashkëpunim nxit jo vetëm popullatën që të angazhohet në një qytetërim lokal dhe evropian aktiv, por inkurajon gjithashtu bashkëpunimet institucionale dhe ekonomike, e gjithë kjo në një intelekt reciprociteti dhe këmbyes.

Dyvjeçarja e Shoqatës Balkan-Transit, Pranverës Ballkanike, përfaqëson përsosmërsiht guximin e bashkëpunimit dhe të partneritetit që Rajoni i Normandisë së Poshtme dëshiron të ngre në të gjitha veprimet e saja.

Maqedonia është mysafire nderi i festivalit këtë vit dhe me kënaqësi të madh pranojm një numër të madh aktorësh kulturor të këtij shteti mik, është si një hyrje nëpër botë dhe këmbimeve ndërkulturore evropiane që vendosim në zemër të këtij evenimenti të bukur.
Presidenti i Rajonit të Normandisë së Poshtme

Edicioni i gjashtë të “ Pranverës Ballkanike” do të filloj me 31 mars me një koncert madhështor për Rilindjen e Mondeville, “Mbretëresha e ciganëve”. Esma, do t’na sjell kënaqësi me ardhjen e saj në anaugurimin e këtij manifestimi pranë aglomeratit të Caen-it. Nuk do të kishim mundur të ëndërrojmë më mirë fillimin e bendit me prezencën i një partneri besnik.

Republika e Maqedonisë, shtet i vogël me 2 milion banor i vendosur në zemër të ballkanit, do të filloj në katër grupe për të prezentuar aftësitë e tyre në disa fusha: me muzik sigurisht, por gjithashtu edhe me letërsi, teatër, tregime, art plastik, art bashkëkohor, vallëzim bashkëkohor, kinema, konferenca, gastronomi dhe zanat. Kështu, për këtë edicion të gjashtë, gjatë 8 jave, “ Pranvera Ballkanike” do të zgjeroj fushat e displinave të programuar dhe do të gëlon një qindëshe takimesh në më shumë se tridhjetë qytete dhe fshatra.

“Pranvera Ballkanike” feston këtë vit 10 vjetorin. Ne dëshirojmë tanimë të hapim dritaret për shtetet e ftuar më përpara dhe të ardshëm. Shkrimtar nga kombësi të ndryshme të gadishullit do të jenë pra prezent ashtu si disa realizator të cilët do t’na mundësojnë ide mbi dinamizmin e kinemasë në zhvillim. Do të vazhdojmë të zbulojmë historinë e shteteve të kësaj Evrope të re, kulturën e tyre shekullore dhe gjithmonë e gjallë.

Ky eveniment kulturor dhe shumëdisiplinar i ndryshueshëm, i pasur, për të gjithë, dhe i hapur për turizmin civil po aq në zhvillimin e qëndrueshëm duke mirëpritur emra të mëdhenjë por gjithashtu duke i hapur krahët për artistët e rinjë. Ne shpresojmë që kjo punë pasuron akoma më shumë qytetarët dhe i përforcon në iden se ndryshimet tona na bashkojnë. Kjo është pikërisht pasuria jonë më e madhe për të ndarë. Këtë vit gjithashtu, do të vazhdojmë pra të bëjmë në njëfarë mënyre që ky eveniment të mos kufizohet thjeshtë me përfaqësimin por të jetë mbartës të projekteve bashkëpunuese duke ju mundësuar disa artistëve dhe qytetarëve të Ballkanit dhe Normandisë të punojnë dhe të marrin pjesë së bashku në manifestime apo aktivitete shoqërore ballkanike. E gjithë kjo në qytete dhe fshatra.

Ky edicion i gjashtë ishte megjithatë më delikat për ta realizuar. Jo për arsye se është Maqedonia por për shkak të dyshimeve finansiare. Pritje apo vonesa, zvogëlime ....shkurtë disa momente të paqarta të cilët dëmtojnë në punë. Disa shqetësime të rendësishme mbi ardhmërinë e kulturës, artit dhe njohjen e vërtetë të rezikut nga” kundër reformës”e cila do të dëmtoj kolektivitet teritoriale finansuese të përafësisht 70% të kulturës.Megjithatë, mendimi ynë është përkrahur. Një mision i parë diktimi në Kroaci është realizuar në dhjetorin e kaluar. Edicioni i shtatë i “Pranverës Ballkanike” do të vendos këtë shtet si nderues, në momentin e integrimin të saj në UE, duke ekspozuar të gjithë vrullin dhe energjin kryesisht në artet vizuale.

Shoqata Ballkan-Transit ka rregulluar pra kuzhinën e saj dhe fillon të rivendos mbulesën duke dëshiruar t’ju ndaj aromën e mirë e cila arratiset nga kazanet ku vlon me gëzim programi i këtij edicioni të gjashtë.

Laurent Poirée, orkestri i “Pranverës ballkanike”

Gjejni të gjitha informatat mbi edicionin e gjashtë ballkanik:

http://www.balkans-transit.asso.fr/

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA