"Pranvera Ballkanike’’ e gjashtë, e cila do të nderojë deri më 28 majin e ardhshem kulturën maqedonase, është hapur me koncertin e Esma Redzepova.
Korespondenti jonë Toni Glamcevski
Nancy : Edicioni i gjashtë i ‘’pranverës Ballkanike’’, gjatë të cilit këtë vit do të promovohet kultura maqedonase, ka hapur dyert dje në mbrëmje me koncertin e Esma Redzepova, një nga artistet tona më të njohura në Francë dhe në botë. Publiku normand do të mund të rishikojë Esmën në skenë sonte në ‘’Renaissance’’ në Mondeville. Të martën, ajo ka asistuar në projektimin e filmit ‘’Gypsi karavan’’ të ndjekur nga një debat mbi kulturën rome. Hapja zyrtare e manifestimit është parshikuar për më 2 prill ; Ky i fundit do të zgjasë deri më 28 maj siç na ka informuar Laurent Porée, artist dhe Drejtor administrativ i ‘’Ballkan Transitit’’, shoqëria që organizon ‘’Pranverën Ballkanike’’. Ajo do të propozojë rreth njëqind takime kulturore në të gjitha qytetet e Normandisë. Vitin e kaluar në Normandinë e Poshtme, me rastin e ‘’Pranverës Ballkanike 2010’’, një shfaqje përpara premierës i është dedikuar kulturës maqedonase e prezantuar si një hapje e festës kulturore të vërtetë. Evenimenti në atë epokë kishte për qellim të zbullonte dhe të përgatiste publikun për atë që e priste gjatë dy muajve të ardhshëm. Shkrimtari Luan Starova ishte present në këtë eveniment kulturor, gjithashtu Toni Kitanovski, ‘’Orkestra Cerkezi’’ dhe fizarmonisti Aleksandar Kolovski që do të jenë akoma pjesë këtë vit ndër të ftuarit e Kaen.
Duke përfaqësuar vendin e filmografëve të parë të ballkanit, Maqedonia do të njihet përmes ekspozitës fotografike të vëllezërve Milton dhe Janaki Manaki, e organizuar nga Qendra maqedonase e fotografisë, nga ekspozita fotografike e Gjorge Stavreski të bëra në Shkup dhe në Ohër prej 2005-ës dhe 2008-ës, nga fotografitë e Viktor Sokolovski me temën ‘Fryma e re e një shpirti të vjetër’’, nga ekspozitat e Robert Jankulovski, Stanimir Nedelkovski ose Anastasija Ortenzio të titulluara ‘’Shetitje në Manastir’’, të montazheve fotografike të Milco Mancevski etj. Piktorja Suzanna Pejovska, lindur në Maqedoni në brigjet e liqenit të Ohrit, që jeton në Francë që prej moshës 3 vjeçare ku ushtron aktivitetin e saj, do të ekspozojë gjithashtu veprat e saj të artit.
Publiku normand, gjatë këtyre dy muajve të ardhshem, do të shkrihet me shpirtin kulturor maqedonas dhe do të ketë gjithashtu mundësinë të admirojë në Barent ekspozitën e kostumeve folklorike të krahinës së Manastirit. Gjithashtu, janë parashikuar takime të shumta ndërmjet shkrimtarëve të njohur maqedonas, shrimtarëve nga vendet e tjera ballkanike dhe kolegë të famshëm normand që janë bërë tashmë të njohur gjatë manifestimeve të mëparshme si ‘’Pranvera Ballkanike’’ ose ‘’Mbremja poetike e Strugës’’. Në fushën kulturore muzikore, është shfaqur në skenë ‘’korali i ri femëror’’ I drejtuar nga shefi i orkestrës Saso Tatarvevski ndërkohë që në fushën e muzikës tradicionale maqedonase do të mbahen koncerte nga grupi ‘’Ljubojna’’, grupi etnik ‘’Baklava’’ dhe grupi i instumentave dhe këngëve tradicionale ‘’Stevce Stojkovski’’ dhe interpretime të tjera të muzikantëve ‘’Proekt Zlust’’ dhe ‘’Foltin’’ janë parashikuar.
Pa diskutim, ky interpretim kulturore e Republikës së Maqedonisë në Normandi është një eveniment shumë i rëndësishëm, jo vetëm për promovimin e artistëve dhe autoreve maqedonas por edhe për ndikimin që do të këtë patur deshmia e saj e ndryshimeve kulturore që formojnë familjen e madhe të kombeve evropiane. Ky interpretim mbetet interpretimi më masiv i kulturës maqedonase i mbajtur jashtë vendit.
Kjo pemë e bukur e vllazërisë ndërkulturore ka rrënjë të tjera ndryshe nga ato të përmendura deri tani si për shembull ajo e artistit francez Tristan-Jean Valès I cili vitin e kaluar i ka ekspozuar veprat e tij në muzeun e Shkupit dhe që së shpejti do të qendrojë dhe do të punojë sërish në vendin tone. Jean Valès do të bëjë portrete foto të profileve të ndryshme të interpretuara të kulturës së vendit tone që do të ekspozohen më vonë ne ‘’Pranvera Ballkanike’’. Në Normandi, filmi dhe teatri maqedonas do të bëhen edhe vagabond…
Realizimi i këtij manifestimi të famshem që është ‘’Pranvera Ballkanike’’, organizuar nga shoqëria ‘’Ballkan Transit’’ të Normandisë së Poshtme, gjatë të cilit janë shfaqur profile të ndryshme të kultures ballkanike, nuk do të kishte qenë e mundur pa bashkëpunimin e decentralizuar që ka filluar prej 3 vjetësh midis Republikës së Maqedonisë dhe krahinës së Normandisë së Poshtme. Ky bashkëpunimi lindi në shkurt 2007, me firmosjen e protokollit të bashkëpunimit decentralizuar. Në këtë koh, një program bashkëpunimi 3 vjeçar (nga nentor 2007 deri në nentor 2010) është bërë me autoritetet lokale. Ky program përbëhet nga 6 segmente, përdorimi i teknologjisë së komunikimit informatik, të rinjtë, edukimi, qytetaria evropiane dhe lokale, shoqëria e informacionit dhe media, ndryshimet kulturore dhe artistike, mirëmbajtja e turizmit dhe trashegimia dhe partneriteti midis komuniteteve lokale. Bashkëpunimi decentralizuar është rezultat i një vullnet të përbashkët për të marrë pjesë në zhvillimin e këtyre dy territoreve me një hapje në botë tjetër dhe stimulimin e popullësisë për një angazhim kundrejt një qytetarie lokale dhe evropiane aktive, të gjitha përmes reciprocitetit dhe shkembimit. Projekti ka për qellim të krijojë një platform shkembimi të vazhdueshme dhe të lejojë ngritjën e lidhjeve të qendrueshme midis popujve të këtyre dy trojeve evropiane.
"Pranvera Ballkanike’’ ka arritur të krijojë në Normandinë e Poshtme një pasarelë multidisiplinare dhe një hapësirë bashkëpunimi midis kulturave të ndryshme të kësaj pjese të Francës me vendet e Evropës jug-lindore dhe veçanërisht Ballkani. Me edicionet kulturore të kaluara, manifestimi është transformuar në një segment mjaft domethënës të jetës kulturore të Normandisë së Poshtme, i adresohet një publiku të gjerë dhe është arsyeja pse ajo përfiton një mbështetje të dukshme nga ana e partnerëve të shumtë evropianë. Përpara se Maqedonisë t’i jepej nderi që ishte pjese e këtij manifestimi, vende të tjera si Bosnie Hercegovina, Shqipëria, Greqia, Bullgaria dhe Rumania kanë qenë pjesë e kësaj bienale.
Në Paris, në fund të prillit, do të nënshkruhet një program bahkëpunimi kulturor midis ministrive të Kulturës franceze dhe maqedonase.