e premte 22 qershor 2012

Përdorimi i mediave tradicionale në Universitet

Me 29 shtator 2010, Korieri I Maqedonisë ka organizuar, në klubin e gazetarëve një tryezë të rrumbullakët/atelie mbajtëse mbi «  Përdorimi i mediave tradicionale në Universitet ». Kjo ngjarje bën pjesë në boshtin e 3 – Mediat pranë Projektit për bashkëpunim të decentralizuar në mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë.

Ngjarje : Tryezë e rrumballakët/ atelie
Subjekt: Përdorimi i mediave tradicionale në Universitet

JPEG - 83.5 ko
(© CdB Axel Leclercq)

Rolin e ndërmjetësuesit e ka luajtur Andrijana Papikj, asistente pranë Korierit të Maqedonisë.

Pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët ishin profesoresha Snezhana Petrova, shefe e Departamentit të përkthimit dhe interpretimit pranë Fakultetit filologjik në Shkup, Anita Kuzmanoska, lektore në Fakultetin filologjik në Shkup, pastaj Filip Stojanovski, përfaqësues i Metamorphosis dhe Global Voices Online në maqedonisht dhe Ivana Dimitrovska, përfaqësuese i ALDA dhe student të diplomuar në Departamentin e përkthimit dhe interpretimit. Deparatamenti i gjuhës dhe letersisë frënge dhe ai i përkthimit dhe interpretimit ishin përfaqësuar nga 8 student. Axel Leclercq ka luajtur rolin e fotografit dhe ka dokumentuar këtë ngjarje.

Sa i përket atelies, pjesëmarrësit e vetëm ishin studentët dhe organizatoret e ngjarjes Elena Kostovska dhe Andrijana Papikj ashtu si ishte paraparë.

Pjesa I - TRYEZA E RRUMBULLAKËT

IऀGjatë tryezës së rrumballakët , këto pyetje në vijim ishin trajtuar

1. Përkthimi dhe interpretimi, gjithashtu edhe gazetaria, kërkon të jetë vazhdimisht i informuar me çdo që ndosh përreth nesh. Si informoheni ju (Internet, gazeta, televizion)?
2. Cilat veb faqe dhe gazeta konsultoni më së shpeshti ju? A kanë të bëjnë me burime informative maqedonase apo franceze?
3. A keni mundësi të bëni krahasim në mes një gazete maqedonase dhe një gazetë e huaj duke patur parasysh strukturën, lajmet e subjektit, gjuhës dhe kualitetin e lajmit të publikuar?
4. Cilat subjekte tërheqin më së shpeshti interesin e studnetëve? A janë subjekte relative me fushat në të cilat ato dëshirojnë të bëhen ekspert?
5. Metodologjia – si ta zgjedhin një subjekt dhe tekstin ( struktura,gjuha, kuptimi,lajmi)?
6. A ju bën shpesh problem gjuha?

Tryeza e rrumbullakët sapo ka filluar dhe profesorët kanë ndiej nevoj të flasin për një problem tjetër i cili shtrohet - deficiti i programeve të televizioneve franceze; ato kanë tërhequr vërejtje televizioneve. Ato kanë nënvizuar se janë gati që të paguajnë por që edhe kjo mundësi nuk ekziston. Pse të flasim për këtë problem kur studentët maqedonas përballen gjithashtu me munges të literaturës së printuar? « Sepse, nënvizon profesoresha Petrova – ne duhet t’a dëgjojmë gjuhën, duhet të mësohet dhe mënyra e vetme për këtë është të jesh vazhdimisht i kushtuar në atë që të shndërrohet në pjesë përbërëse të jetës sonë. » Sa u përket burimeve të informimit, profesoresha Pertrova ka treguar se ajo lexonte më tepër revista dhe gazeta franceza’ ajo sjelli disa shembuj revistash franceze duke përfshirë atë « Le Figaro », një edicion special i cili sipas asaj nuk është i disponueshëm në Maqedoni. Lektorja Kuzmanoska tha se ajo më së shpeshti punon me tekste nga gazeta «  Nova Makedonija » sepse gjuha është shumë e pastër. Sipas mendimit të vet, ato janë tekste analitike të cilat mungojnë më tepeër në Maqedoni, domethënë, tekste të cilët sintentizojnë ngjarjet aktuale. Megjithatë, nuk është problemi kryesor. Ajo që i pengon më shumë në punë është fakti se nuk ka lexues dhe përkthyes profesional pranë redaksive të cilat do të siguronin kualitetin e teksteve të publikuar. Njëra nga pyetjeve e hapura ishte ajo e konkurencës mashtruese midis përkthyesve dhe mundësia për t’u shndërruar në fuqi punëtore e shfrytëzuar. Për këtë shkak duhet që të krijohen shoqata të cilat do t’i mbronin përkthyesit dhe do të trajtonin këtë problematik, besonin ato.

JPEG - 80.8 ko
(© CdB Axel Leclercq)

IIऀNdarje të eksperiencave – Ivana Dimitrovska ( e diplomuar në Departamentin e përkthimit dhe interpretimit)

1. A do të ishe regjistruar përsëri në Departamnetin e përkthimit dhe interpretimit? Pse?
2. Ti e dëgjove diskutimin ndërmjet profesorët dhe studnetët. Ao të kishe ndryshuar diçka në programin studimor? Çka do të kishte motivuar të punojshe nëse ishe studente tani?
3. ti ke eksperiencë të madhe me të rinjtë dhe iniciativa të ndryshme evropiane. A kenu mundësi të jepni disa ide për të shtuar aktivitetin e përkthimit në Maqedoni?

Sipas Ivana Dimitrovska, secili student duhet të lexoj gazeta dhe të ndjek rrjetat sociale për t’u informuar, por pikësëpari, duhet t’i ndjekin këshillat e profesorëve. Për më shumë, secili duhet të zhvilloj refleksin e leximit çdo ditë sepse kjo siguron shkathtësinë e gjuhës. Pyetjet paraqiten në fund të studimeve kur fillojmë të shfrytëzojmë aftësitë e fituara. Sipas asaj, është sintaksa në gazetat maqedonase të cilat shkaktojnë problemin më të madh.

IIIऀGlobal Voices Online – një shembull konkret (Filip Stojanoski, fondacioni « Metamorphosis »). Stojanoski shkurtimisht ka shpjeguar organizimin dhe qëllimet e këtij komuniteti linear dhe gjithashtu u është përgjigjur pyetjeve në vijim:

1.Si funksionon ky projekt te ne ? Sa përkthyes dhe gazetar i kontribojnë këtij komuniteti global? Cili është ritmi i punës?
2.Cilat kritere duhen të jenë të mjaftueshëm për një përkthyes/gazetar të mund të bëhet anëtar i Global Voices? Çka mund ai/ajo të mësojnë?

Stojanoski ka folur për karakterin vullnetar të këtij koncepti, për politikën e vet editoriale, për mundësinë e kontributit ndaj komunitetit dhe promovimin e shtetit tonë. Ideja i portalit është që t’ju transmetohet lexuesve lajmet e çdo vendi në botë dhe t’i kundërvihen tendencës globale të informimit kryesisht mbi lajmet që kanë të bëjnë me qytetin tonë, provincës apo shtetit.

Portali është i hapur për secilin që dëshiron të punoj në bazë vullnetare. Askush nuk përkthen pa mos pasur ndjekur një trajnim lidhur përmbajtjes së komunitetit dhe qëllimet e veta dhe aspektit teknik të punës. Ndër sukseset më të mëdhej të Global Voices në maqedonisht, Stojanoski ka përmendur përkthimet e teksteve në bengali, gjuha e parë e folur në Bangladesh.

Biseda përfundoj me apelin i drejtuar profesorëve për të elaboruar disa fjalor sinonimesh dhe disa fjalor tematik. Pjesmarrësit dhe studentët gjithashtu kanë këmbyer kontakte.

Pjesa 2 – ATELIE me studentët

Pyetjet e trajtuara gjatë atelies ishin këto në vijim:

A kanë të drejtë studentët të propozojnë tekste dhe subjekte të cilët dëshirojnë t’i përkthejnë me profesorët? Cilat janë problemet e studentëve? Jepni disa ide dhe propozime konkrete ( lidhur me programin studimor dhe në sferën e përkthimit/gazetarisë në përgjithësi)

Studentët mund të kontribojnë në zgjedhjen e teksteve të cilët dëshirojnë të përkthejnë gjatë orës. Duke i konsulltuar profesorët, ato punojnë mbi disa subjekte të cilët ju duken të rëndësishëm për trajnimin e tyre të mëtejshëm.

Ato kanë shfaqur shumë probleme. Ndër më të rëndësishëm ishte pamjaftushmëria i pajisjes për interpretim në fakultet, mungesa e literaturës, deficit i burimeve ku mund të gjejmë fjalime ( fjalime zyrtare të politikanëve dhe nga funksionar të tjerë të lartë), mungesë të lektorëve të huaj (ky problem duhet të zgjidhet nga përfaqësuesit diplomatik të huaj).

Të gjithë studentët u pajtuan se duhet gjithashtu të punohet në fushën e frankofonisë dhe të gjenden mjete financiare për t’u angazhuar. Njëri propozim ishte të organizohen takime joformale ndërmjet studnetëve, profesorëve dhe frankofonët tjerë, por gjithashtu edhe takime zyrtare, ndoshta takime mbajtëse vjetore mbi subjekte specifike. Ato do të mbaheshin në fakultetin dhe të gjithë studentët aktual dhe të diplomuarit do të kishin mundësi të partcipojnë. Për të mbajtur gjallë përkthimin dhe interpretimin, duhet gjithashtu t’i ruajmë kontaktet me kolegët, të krijojmë kontakte me fakultetet e huaj dhe të ndjekim iniciativa të reja, programet dhe qëndrimi i studentëve.

Kjo ngjarje ka dëshmuar vullnetin e studentëve që të komunikojnë dhe të takohen së shpejti. Mbrëmjet frankofone joformale do të jenë raste të përkryera që të njoftohemi më mirë, për t’i takuar francezët të cilët banojnë në Shkup dhe për të zotëruar gjuhën frënge.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA