e premte 22 qershor 2012

Le Courrier des Balkans

Le Courrier des Balkans
Centre Marius Sidobre
26, rue Émile-Raspail
94110 Arcueil
Francë
Tel. : +33 9 50 72 22 26
E-mail : balkans@balkans.eu.org
Ueb faqja : http://balkans.courriers.info

Prapavija e shoqatës:

Shoqata «Courrier des Balkans» (http://balkans.courriers.info) ekziston që nga viti 1998 dhe është zhvilluar në një portal informativ i cili pasqyron, në gjuhën franceze, informatat dhe analizat e shtypit demokratik të shteteve të Evropës Jug-Lindore (Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Romani, Moldavi, Greqi dhe Turqi). Në bashkëpunim me të gjitha gazetat e mëdha që shtypen në Ballkan, «Courrier des Balkans», është vërë në funksion në vitin 1998 me një rrjet të korrespondentëve rajonal dhe përkthyesit me të cilën mundësohet një reagim të shpejtë dhe pasqyrim të ngjarjeve aktuale, ofron lektorëve të shprehin këndvështrimin e tyre dhe analiza të qytetarëve të Ballkanit për ngjarjet aktuale, në mënyrën e caktuar nga Courrier International. Gjatë viteve të fundit, rrjeti i korrespondentëve dhe përkthyesve të «Courrier des Balkans» është më hollësisht strukturuar, në disa nga shtetet është shpërndarë në pjesë lokale të quajtura Courrier. Në këtë mënyrë, në vitin 2005 është lindur, «Courrier de la Macedoine (Gllasnikot)» në Shkup, në vitin 2006, «Courrier de la Bosnie-Herzégovine (Udruženje Vijesnik u Bosni i Hercegovini)» me seli në Sarajevë, në 2007, «Courrier de la Serbie (Glasnik Srbije)», në Beograd, Novi Sad, Novi Pazar dhe Preshevë, ndërsa në vitin 2008, «Courrier de la Bulgarie (Bulgarski Kurier)», me seli në Sofje.
Ekipet frankofone të Shqipërisë dhe Malit të Zi akoma kanë për të u strukturuar në Courrier lokal gjatë vitit 2008, për të mundësuar themelimin e «Courrier de l’Albanie (Instituti për Komunikim Ndër-Ballkanike)» në Tiranë dhe «Courrier du Montenegro» me seli në Podgoricë.
Me arritjen e qëllimit të ofrimit të informatave precize, komplete dhe cilësore duke përfshirë një perspektive rajonale dhe duke shërbyer si një urë për shkëmbimin e mendimeve dhe dialogut, Courrier des Ballkans (http://balkans.courriers.info) është themeluar si burimi kryesor i resurseve për Evropën Jug-Lindore në gjuhën franceze. Buletini informativ rajonal që botohet çdo dy javë është i lexuar nga më tepër se 5.600 abonentë dhe 400.000 faqe janë konsultuar nga ueb faqja për çdo muaj.

Qëllimet dhe misioni i shoqatës:

Shoqata «Le Courrier des Balkans» ka për qëllim zhvillimin e solidaritetit të punës dhe profesionalizmit të shtypit të pavarur dhe demokratik në viset e Ballkanit të mëparshëm. Qëllimi kryesor është të sigurojë realizimin dhe difuzionin e publikimeve të natyrës elektronike dhe ato të shtypura që do të jenë të preferuara në gjuhën franceze si dhe informatat dhe analizat e këtij lloji të shtypit demokratik dhe pluralistik.

Ekipi i shoqatës :

21 persona (2 të punësuar)

- Laurent Geslin, bashkë-autor dhe autor i punimit Comprendre les Balkans, kryeredaktori i «Courrier des Balkans».
- Gabrielle Naudé, përgjegjëse për misione në kuadër të «Courrier des Balkans».

- Nicolas Petrovitch-Njegosh, president i shoqatës
- Jacqueline Dérens, arkëtare e shoqatës, përkthyese nga gjuha anglishte
- Amaël Cattaruzza, sekretare e shoqatës
- Mehdi Chebana, përkthyes nga gjuha romane
- Jean-Arnault Dérens, historian, gazetar, autor i punimeve mbi Ballkanin (Ballkani, Mozaik i Thyer, Të Kuptuarit e Ballkanit, Kurthi i Kosovës, Ballkani, kriza etj.), kryeredaktori i «Courrier des Balkans»
- Ramona Delcea, përkthyese nga gjuha romane
- Mandi Gueguen, përkthyes nga italishtja dhe gjuha shqipe (Shqipëri)
- Nerimane Kamberi, përkthyese nga gjuha shqipe (Kosovë)
- Jasna Andjelic, përkthyese nga gjuha serbe
- Persa Alegrudic, përkthyese nga gjuha serbe
- Caroline Target, përkthyese nga gjuha italiane
- Ivana Germain, përkthyese nga gjuha kroate
- Ursula Burger Oesch, përkthyese nga gjuha kroate
- Didalia Papakonstantinou, përkthyes nga gjuha greke
- Belgzim Kamberi, përkthyes (serbisht, shqip, frëngjisht), kryeredaktori i Hapi/Korak (gazeta mujore serbo-shqiptare), kryeredaktor i rajoneve shqiptare për «Le Courrier des Balkans», si dhe koordinator i redaksisë së Preshevës për «Courrier de la Serbie»
- Stéphane Surprenant, përkthyese nga gjuha angleze
- Velibor Tomic, përkthyes nga gjuha sllovene
- Saïmir Mile, kryetar i shoqatës «La Voix des Rroms» (Zëri i Romëve), përkthyes nga gjuha shqipe dhe gjuha rome
- Vincent Doumayrou, përkthyes nga gjuha italiane

Presidenca e nderit :
Zoé Castoriadis, arkitekt (Paris-Tinos), Philippe Duron, president i Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme (Caen), Gjenerali Jovan Divjak (Sarajevë), Predrag Matvejevic, shkrimtar (Zagreb-Romë), Biljana Srbljanovic, dramaturge (Paris-Beograd), Luan Starova, shkrimtar, akademik (Shkup), Milka Tadic, gazetare (Podgoricë).

Komiteti për ankesa:
Roland Biache (Comité PECO), Xavier Bougarel (CNRS), Klara Buda (RFI), Nathalie Clayer (CNRS), Marcel Courthiades (INALCO), Kika Curovic (RFI), Hélène Despic-Popovic (Libération), Ghislaine Glasson-Deschaumes (Shtëpia e Evropës në Paris), Édith Lhomel (La Documentation française), Mirjana Morokvasic (Universiteti i Paris XII-Nanterre), Nadège Ragaru (CNRS), Nebojsa Vukadinovic (hulumtues i ENS).

Aktivitete të shoqatës :

2008 (viti aktual)

Koordinim redaksional i faqes «Le Courrier des Balkans»

Publikimi i Doracakut n°6 nga «Courrier des Balkans»: Njerëzit dhe pakicat e vogla nacionale të Ballkanit
Financimi: funde personale

Lansimi i « Balkanophonie, internet radio frankofon i Ballkanit »
Financimi: Fonde frankofone për indo-kanale, Thesari Ballkanik për Demokraci, Ministria për Kulturë e Francës, Divizioni Politik IV – Politika e Paqes e Departamentit Federal i Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, ko-financierë tjerë dhe fonde personale

Struktura specifike e korrespodentëve e Nevipe Kosov@
Financimi: Rajoni Ile-de-France, Rajoni Bretanjë, Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DDC) e Konfederatës Zvicerane – Prishtinë

Themelimi i «Courrier de l’Albanie» (Instituti për Komunikim Ndër-Ballkanike)

Themelimi i «Courrier du Monténégro»

Reportazhe dhe publikim i doracakut n°7 i Courrier des Balkans «Patronazh»
Financimi: Ministria e Kulturës

2007

Projekte të bashkëpunimit në fushën e medieve dhe shoqërinë e informatave Në kuadër të një bashkëpunimi të decentralizuar mes Rajonit Normandi e Poshtme dhe Maqedonisë, në partneritet me shoqatën maqedonase Gllasnikot - Le Courrier de la Macédoine
Financimi: Ministria e Punëve të Jashtme e Francës dhe Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme

Hulumtim mbi financimin e partive politike në Ballkan (Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni)
Financimi: Ministria e Mbrojtjes së Francës, Drejtoria e Çështjeve Strategjike

Themelimi dhe mirëmbajtja e ueb faqes « CultureBalkans, portali kulturor i Ballkanit » (http://culturebalkans.courriers.info)
Financimi: Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, Posta Rajonale Audio-Vizuale

Themelimi i « Nevipe Kosov@, ueb faqja e parë Rome e Kosovës » (http://rroma.courriers.info)
Financimi: Drejtoria për Zhvillimi dhe Bashkëpunim (DDC) e Konfederatës Helvetike – Prishtinë dhe Rajoni Bretanjë Seminare të shumta të strukturimit nëpër rajon

Zhvillimi i faqes «Le Courrier des Balkans»
Financimi: Ministria e Punëve të Jashtme e Francës dhe fonde personale

Organizimi i debateve dhe takimeve në Paris, në partneritet me Shtëpinë e Evropës dhe Lindjes si dhe Shtëpinë e Evropës në Paris.

Bashkë-organizimi i seminareve në lidhje me migracionin në partneritet me Shtëpinë e Evropës në Paris dhe Publikimi i Doracakut n°4 i Courrier des Balkans: Imigrantët e Ballkanit
Financimi: ACSÉ (Agjencia Nacionale për Kohezion Social dhe Ligjshmëria e Shanseve, FASILD) dhe fonde personale

Ditët Ndër-Ballkanike në Arcueil
Financimi: Qyteti Arcueil dhe fonde personale

Publikimi i Doracakut n°5 i Courrier des Balkans: Islami në Ballkan
Financimi: Fonde personale

Pjesëmarrja në Festivalin Balkan-Trafik
Financimi: Fonde personale

Realizimi i emisioneve mujore për Ballkanin, emisionet «Theksat e Evropës» (RFI)

2006

Studime fizibiliteti për bashkëpunimin e decentralizuar në rajonin e Normandisë së Poshtme me Maqedoninë
Koordinimi dhe implementimi i projekteve për bashkëpunim të decentralizuar në të cilën janë përfshirë një numër të partnerëve të Normandisë dhe Maqedonisë, në partneritet me shoqatën maqedonase Gllasnikot - Le Courrier de la Macédoine. Depo e dosjeve të financimit para Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, gjetja e burimeve të financimit për tre vitet në vijim për këtë lloj të bashkëpunimit
Financimi: Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme

Bashkë-organizimi i Festivalit të Kinemasë në Douarnenez « Njerëzit e Ballkanit »

Themelimi i shoqatës « Miqtë e Courrier des Balkans Bretanjë »

Publikimi i Doracakut n°1 i Courrier des Balkans : Ballkani në ekranin e madh – Panorama e Kinemave Ballkanike
Financimi: Fonde personale

Publikimi i Doracakut n°2 i Courrier des Balkans : Arsimimi – Sfida enorme për Ballkanin
Financimi: Fonde personale

Publikimi i Doracakut n°3 i Courrier des Balkans : Betejat historike në Ballkan
Financimi: Fonde personale

Organizimi i një numri të debateve

Ditët ndër-ballkanike në Arcueil
Financimi: Fonde personale

Debate me Shtëpinë e Evropës dhe Lindjes
Prezantimi i veprës mbi Kosovën, «Viti Zero»
Debate mbi pavarësinë e Malit të Zi

Pjesëmarrja e ekspertëve të Courrier des Balkans në seminare të ndryshme hulumtuese dhe tryeza

Intervenime të ndryshme nëpër mediet frankofone

2005

Seminari « Imigrimi në Ballkan »
Financimi: FASILD (Fonde për Veprim dhe Përkrahje për Integrimin dhe Luftën kundër Diskriminimit)

Ditët Ndër-Ballkanike në Arcueil
Financimi: Fonde personale

Publikimi i librit të Jelena Bjelica për trajtimin e qenieve njerëzore : Prostitucioni i femrave të Lindjes në gjuhën frënge dhe më pas në gjuhën serbe
Financimi: Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DDC) e Konfederatës Helvetike – Beograd

Publikimi i librit të Jelena Bjelica për trajtimin e qenieve njerëzore : Prostitucioni i femrave të Lindjes në gjuhën shqipe
Financimi: Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DDC) e Konfederatës Helvetike – Prishtinë dhe përkrahjen e Këshillit të Evropës

Shfaqje-debate rreth filmit ballkanik në kinematë-Jean Vilar në Arcueil

Rinovimi i faqes me një butik për porosi nëpërmjet internetit Financimi: Fonde personale

2004

Dendësimi i rrjetit të korrespondentëve
Financimi: Rezerva parlamentare dhe fonde personale

Anketa mbi trajtimin e qenieve njerëzore nga këndvështrimi i publikimeve
Financimi: Fondacioni i Roi Baudoin

Ditët Ndër-Ballkanike në Arcueil
Financimi: Fonde personale

2003
Zgjerimi dhe dendësimi i rrjetit, Lansimi i Courrier de la Roumanie
Financimi: fonde personale

2002

Zhvillimi i ueb faqes
Financimi: Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DDC) e Konfederatës Helvetike

Ditët Ndër-Ballkanike në Arcueil
Financimi: Fonde personale

2001
Lansimi i një projekti lokal në Maqedoni dhe zgjerimi i mbulimit gjeografik
Financimi: Ambasada Franceze në Maqedoni, Fondacioni Robert Schuman

2000
Zhvillimi i ueb faqes
Financimi: Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, Fondacioni Roi Baudoin

1999
Zgjerimi dhe zhvillimi i ueb faqes
Financimi: Këshilli i Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, Fondacioni Danielle Mitterrand

1998
Krijimi i ueb faqes « Le Courrier des Balkans, portali frankofon i Ballkanit » (http://balkans.courriers.info)
Financimi: Fondet Frankofone e kanaleve informative

Partner/ Financierë :

- Ministria e Punëve të Jashtme e Francës
- Ministria e Kulturës
- Rajoni Normandia e Poshtme
- Rajoni Bretanjë (projekti Nevipe Kosov@)
- Rajoni Ile-de-France (projekti Nevipe Kosov@)
- Qyteti i Arcueil
- ACSÉ (Agjencia nacionale për kohezion social dhe barazi të shanseve, ish-FASILD)
- Shtëpia e Evropës dhe Lindjes
- Shtëpia e Evropës në Paris
- Fondacioni i Roi Baudoin
- Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DDC) e Konfederatës Zvicerane – Prishtinë
- Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DDC) e Konfederatës Zvicerane – Beograd
- Ambasadat Franceze dhe SCAC në Beograd, Shkup, Sarajevë, Banja Llukë, Tuzlla, Prishtinë, Posta rajonale audio-vizuale
- Aleanca Franceze e Maqedonisë dhe Bullgarisë
- Departamenti i frëngjishtes në Craiova (Rumani)
- Instituti Francez në Sofje
- Universiteti Shën Qiriri dhe Metodi – Shkup
- Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë
- Organizata të strukturave gazetareske dhe mediet, pikërisht:
- Franca Perëndimore dhe shoqata për solidaritet profesionist Vëllazëria Perëndimore (Ren)
- Observatori mbi Ballkanin (Trieste, Itali)
- Rrjeti Ballkanik Hulumtues dhe Raportues (BIRN)
- Instituti Maqedonas i Medieve (MIM)
- Institut Media Plan (Sarajevë)
- Beta RFI Beograd 107.9 FM
- Aksentët e Evropës (RFI)

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA