Punëtoria «Eksperienca të përbashkëta trashëgimore» ka qenë e zhvilluar prej 29 qershor deri më 4 korrik 2009 në Berovë, Republika e Maqedonisë. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ka qenë të identifikohen elementet e trashëgimisë materiale dhe jomateriale të cilat mund të kontribuojnë për zhvillimin e territorit. Tema e punëtorisë ka qenë «delja».
Zhvillimi i trashëgimisë kulturore në kuadër të zhvillimit lokal dhe të qëndrueshëm
Organizatorë:
Savoir Faire et Découverte
Qendra për Zhvillimi Institucional (CIRa)
Partnerë:
Komuna e Berovës (Maqedoni)
Qendra Rajonale për Kulturë Etnologjike dhe Teknikë në Normandi të Poshtme (Crécet)
Universiteti i Shkupit: Arkitekturë, Etnologji
Punëtoria «Eksperienca të përbashkëta trashëgimore» ka qenë e zhvilluar prej 29 qershor deri më 4 korrik 2009 në Berovë, Republika e Maqedonisë, nga ana e shoqatave Qendra për Zhvillimin Institucional (CIRa) dhe Savoir Faire et Découverte, në sajë të projektit për bashkëpunim të decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, koordinuar nga ana e Shoqatës së Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA) nga Strazbourg.
Në punëtorinë kanë marrë pjesë studentë të arkitekturës dhe etnologjisë nga Franca dhe Maqedonia si dhe 6 ekspertë për trashëgimi kulturore të dy shteteve, gjegjësisht Fakultetit të Arkitekturës, Fakultetit të Etnologjisë në Shkup dhe Qendrës Rajonale për Kulturë Etnologjike dhe Teknikë nga Normandia e Poshtme (Crécet).
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ka qenë të identifikohen elementet e trashëgimisë materiale dhe jomateriale të cilat mund të kontribuojnë për zhvillimin e territorit. Tema e punëtorisë ka qenë «delja» megjithatë janë përfshirë edhe pjesët e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit të Berovës. Veprimtaritë e organizuara në sajë të bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë janë mbështetur financiarisht nga Këshilli Rajonal Normandi e Poshtme dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Nëse dëshironi të shikoni blogun e punëtorisë: http://inventaire-culturel.over-blo....
Për më tepër informata, mund të paraqiteni tek:
Aleksandar Jovanovski, koordinator për trajnime në CIRа
aleksandarj@cira.org.mk, 2 3114-855 dhe 070/364-008
Sërgjan Amet, bashkëpunëtor për Programe në CIRа
srdzant@cira.org.mk, 3114-855 dhe 070/364-005