e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Udhërrëfyes praktik > Agjenda > Eksperienca të ndara inxhinierie të trashëgimisë në Maqedoni

Eksperienca të ndara inxhinierie të trashëgimisë në Maqedoni

Ne ju sugjerojmë që të zhyteni në botën e analizës së trashëgimisë kulturore, në të njëjtën kohë edhe në kontekstin e bashkëjetesës dhe profesional. Takime me banorët, observim në teren, takime me të zgjedhurit dhe aktorët lokal dhe banorët.... ky aksion është një mënyrë origjinale për të zbuluar një kulturë të re në një kontekst bashkëjetese me përmbajtje profesionale.

Vlerësimi i trashëgimisë kulturore ne kuadrin e zhvillimit lokal dhe të qëndrueshëm

Qëndrimi pjesëmarrës prej 29 qershorit deri ne 4 korrik 2009

Maqedonia ka njohur një histori të stuhishme. Kufiri në mes lindjes dhe perëndimit, e pushtuar gjatë 5 shekujsh nga turqit, e integruar në ish Jugosllavinë, ajo ka gjetur përsëri pavarësinë e vet në vitin 1991. Ky shtet i vogël (përafërsisht sa një herë e gjysmë rajoni i Normandisë së Poshtme) shumetnik, multireligjoz , përbën një teren për zbulim dhe studim veçanërisht interesant për të gjithë ato të cilët janë të interesuar për Ballkanin dhe kulturat botërore. Është gjithashtu një vend dëshirës për amatoret malor dhe natyrës së paprekur.

Ne ju sugjerojmë që të zhyteni në botën e analizës së trashëgimisë kulturore, në të njëjtën kohë edhe në kontekstin e bashkëjetesës dhe profesional.

Pas një sensibilizimi metodologjik me disa etnolog nga Crécet [1], do të merrni pjesë, në ekip(maqedonas/francez) në një orientim dhe analizë të mbeturinave trashëgimtare në disa fshatra të Maqedonisë.

Takime me banorët, observim në teren, takime me të zgjedhurit dhe aktorët lokal dhe banorët.... ky aksion është një mënyrë origjinale për të zbuluar një kulturë të re në një kontekst bashkëjetese me përmbajtje profesionale.

Rezultatet e këtyre refleksioneve duhet mandej t’ju mundësojnë të zgjedhurve lokal të definojnë apo të precizojnë projekte për zhvillim turistik dhe kulturor respektues të trashëgimisë natyrale.

Një mbrëmje në Caen në vjeshte të 2009 do t’ju mundësoj miqve, prindërve dhe të gjithë kureshtarëve te shohin këtë aventurë në dëgjim, të rrahin çështjen e lidhjes në mes vlerësimin e trashëgimisë kulturore të një territori dhe politikat për zhvillim lokal të qëndrueshme.

Informata praktike

Numri i pjesëmarrësve:
Maksimum 15 në 2 apo 3 vende të ndryshme (gjysmë maqedonas, gjysmë nga Normandia e Poshtme)

Gjuha:
Frëngjisht - një rrjedhshmëri të gjuhës angleze është fortë e rekomanduar

Kushtet materiale:
Nëse keni në mes 20 dhe 29 vjet [2] dhe nëse banoni në Normandinë e Poshtme. Do t’ju kërkohet një pjesëmarrje financiare prej 295 euro [3] për javën.

Përfshihet: vendosja dhe ushqimi, zhvendosja nga Parisi [4], shpenzimet e trajnimit në vend dhe shoqërimi shkencor nga profesionist.

Informata dhe regjistrimet:
Ludivine Sitayeb/Arnaud Trollé në 02 33 66 74 67
contact@lesavoirfaire.fr

Operacioni i organizuar në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar në mes Normandisë së Poshtme dhe republika e Maqedonisë, i mbështetur financiarisht nga Këshilli rajonal të Normandisë së Poshtme dhe nga ministria e punëve të jashtme.

Shkthtesi dhe Zbulim
La Caillère-61100 La Carneille
Tel 02 33 66 74 67 apo 0 820 820 186

-

[1] Qendër rajonale për kulturë etnologjike dhe teknike të Normandisë së poshtme

[2] Për publik tjetër, të na kontaktoni apo të shkoni te ueb faqja www.lesavoirfaire.fr.

[3] Numri i vendeve është i kufizuar

[4] udhëtimi Paris-Shkup anasjelltas me aeroplan me linjë të rregullt-për datat e nisjes dhe të kthimit, të na kontaktoni.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA