Më 19 shtator 2009, Shtypi i Maqedonisë dhe Shtypi Ballkanik kanë organizuar ditë studimi me temë « Çfarë pozite të ketë informata lokale në shtypin kombetar në Maqedoni? »
Kjo ditë studimi ishte përbërë me një debat (12h-14h), mandej me një atelie praktike (14-30-16h30) mbi pyetjen se si të mbrohet informata lokale nga shtypi kombëtar në Maqedoni. Bëheshte fjalë për sensibilizimin e nevojave të informimit lokal dhe të indentifikimit të nevojave eventuale në fushën e trajnimit lidhur me koresponduesit lokal.
Për pregatitjen e këtij debati, Shtypi i Maqedonisëka realizuar një studim preliminar duke treguar dendesinë dhe temat e trajtuara nga informimi lokal në shtypin kombëtar në Maqedoni. Ky studim pikërisht i ka lejuar ndërmjetësuesit të furnizojnë pjesëmarrësit me elemente shërbyese për diskutimin.
Ndërmjetësuesit i këmbimeve ishte Viktorio Jakovlevski, i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë(Zdruzenie na novinarite na Makedonija,http:/www.znm.org.mk/). Shoqata e gazatarëve të Maqedonisë numërojnë 600 anëtarë aktiv. Të bazuar në Shkup, ajo disponon gjithashtu 6 qendra rajonale, në Kumanovë,Tetovë,Shtip,Ohër,Manastir dhe Strumicë, dhe grumbullon korespondent të bazuar në terësinë e teritorit.
1) Debati (12h14h): « Çfarë pozite të ketë informata lokale në shtypin kombetar në Maqedoni ? »
Pjesëmarrësit: Gazetarët korespondent lokal të shtypit kombëtar, anëtarët e redaksionit të shtypit kombëtar, gazetarë të shtypit lokal, përfaqësues të komunave, gazetar nga Normandia e Poshtme.
Ky debat ka grumbulluar dhjetë pjesëmarrës , në klubin e gazetarëve(Klub na novinari), salla e cila gjendet në Shkup ( qendër për ardhjen e të gjithë pjesëmarrësve):
Një gazetar nga redaksioni i të përditshmes kombëtare:
Një përgjegjës i informatave rajonale të Dnevnik në shkup
Tre korespondent lokal të gazetave kryesore kombëtare, që vijnë nga rajone dhe komuna të ndryshme të Maqedonisë,
Z.Dimitar Petrevski Grumar, korespondent nga Dnevnik në Shtip
Zon.Svetlana Darudova, korespondente nga Dnevnik në Tikvesh dhe Negotinë
Zon.Snezana Dzorleva, korespondente nga Nova Makedonija në Strumicë
Një gazetar i një javore lokale:
Z.Arben Fetahi, shef redaktor i Monitor(Gostivar,Tetovë)
Tre përfaqësues të autoriteteve lokale:
Z.Kovalevski, Shërbimi i informimit dhe mediave, komuna e Ohrid
zon.Milena Ristova Mihajlovska, Shërbimi i marrëdhënieve ndërkombëtare,Komuna e Shtipit
Z.Ivan Bojadziski, Shërbimi i bashkëpunimit, Komuna e Shtipit (gazetar korespondent i mëparshëm gjatë 18 vite)
dy gazetar nga Normandia e Poshtme:
Z.Christian Bouzols,shef redaktor i Gazetës la Manche,Ile-et-Vilaien dhe Mayenne
Z.Briac Trébert, korespondent lokal nga Aujourd’hui en France dhe La liberté(Caen).
Një numër i madh të pyetjeve janë janë trajtuar:
1. Si është trajtuar informata lokale nga shtypi kombëtar (sasia,kualiteti,pozicioni gjeografik)
2. A ka shtypi kombëtar një strategji në fushën e mbrojtjes së informimit lokal? Nëse ka,cilën?
3. Për cfarë shërben informimi lokal, a është e rëndësihsme për lektorët?
4. Si komunikojnë komunat dhe si e shofin mbrojtjen e informimit lokal nga shtypi i shkruajtur?
5. Cilat janë pistat e reflektimit dhe aksionet për ardhmërinë e informimit lokal në Maqedoni?
2) Atelie me korespondentët lokal ( 14h30-16h30)
Pjesëmarrësit: Gazetarët korespondentë lokal të shtypit kombëtar, gazetarët e shtypit lokal.
Konkluzioni:
Vazhdimi i debatit dhe i atelies, konkluzione të përbashkëta janë formuluar , pikat kryesore që dalin nga veshtirësitë e gazetarëve lokal, maqedonas si ato norman ishin:
-Social: pagat dhe kushtet e punës të gazetarëve apo korespondent loka
-Mungesa e bashkëpunimit në mes korespondetëve
-Shumë pak mundësi këmbimi ndërkombëtar të hapur me korespondentët, lidhur me gazetarët e redaksionit kombëtar.
-Margjinalizimi i punës
Këto këmbime kanë bërë nxjerjen e disa pikave të përbashkëta në mes ushtrimin e detyrës së gazetarëve për infromim lokal në Normandinë e Poshtme dhe në Maqedoni, papritmëri për pjesëmarrësit të cilët mendonin që situata e tyre ishte më e dalluar.
Pistat të cilat do të shërbehen për veprime të ardhshme do të jenë të formalizuara nga Shoqata e gazetarëve nga Maqedonia në konkluzione të përbashkëta.