e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Maqedonia > Decentralizimi në Maqedoni > Decentralizimi në Maqedoni

Decentralizimi në Maqedoni

Procesi i decentralizmit në Maqedoni

Decentralizimi, gjatë viteve të fundit, gjendet në qendrën e jetës politike dhe administrative në Maqedoni.

Më herët, pas vijimit të pavarësisë së shtetit më 1991, autoritetet kanë miratuar një strategji për centralizimin e pushtetit me qëllim të përforcimit të kontrollit të tyre mbi territorin. Kjo strategji ka qenë e ndryshuar pas konfliktit më 2001 dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Për të siguruar ndarje më të mirë të pushtetit lokal mes komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Maqedoni, marrëveshja e Ohrit kërkonte një reformë të decentralizimit të pushtetit. Kjo reformë, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe nga aktorët kryesor ndërkombëtar në Maqedoni, kanë zbatuar ndryshime të mëdha legjislative në vitin 2004.

Territori i Maqedonisë për momentin është ndarën 84 komuna (me qytetin e Shkupit, që përbëhet nga 10 komuna). Këto komuna kanë më tepër pushtet se më parë, gjatë vendimmarrjes dhe gjatë shpërndarjes së buxhetit. Komunat kanë fuqi më të mëdha dhe të rritura në lidhje me zhvillimin e ekonomik lokal, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe natyrës, urbanizmi, kultura, sport, mbrojtja shoqërore dhe mbrojtja e fëmijëve si dhe arsimin.

Zbatimi praktik i procesit të decentralizmit akoma është në rrjedhë. Transferim i kompetencave ka hasur në shumë probleme për shkak të procesit të ndërlikuar por edhe nga situata e transicionit politik dhe ekonomik që ndodh në Maqedoni.

Në krye të secilës komunë,gjendet kryetari i saj dhe këshilltarët të zgjedhur në zgjedhje direkt të përgjithshme.

Komunat financohen nga burimet vetjake, nga tatimet e të ardhurave, si dhe nga donacionet që rrjedhin nga buxheti nacional.

Për të siguruar ndarje më të mirë të pushtetit mes komunave etnike, disa vendimmarrje në nivel komunal votohen me parimin e « Badinter », sipas emrit të ish ministrit francez Robert Badinter. Ky parim nënkupton që votimin për çështjet duhet të përmban shumicën e votave të dy grupeve : ata të shumicës së këshilltarëve komunale dhe shumicën e këshilltarëve që përfaqësojnë komunitetet etnike të pakicave në komunë.

Dispozitat e Marrëveshjesh Kornizë të Ohrit

Më 13 gusht, 2001, Marrëveshja Kornizë e Ohrit përfundoi konfliktin, duke imponuar reforma të rëndësishme për të përfaqësuar më mirë pakicat dhe ka parashikuar një Kushtetutë të re.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Kushtetuta e vitit 1991 është ndryshuar referencën që vetëm Sllavo-Maqedonasit janë i vetmi popull themelues të shtetit. Shoqëria maqedonase është tani konsiderohet që është themeluar nga qytetarë përfaqësues të grupeve të ndryshe etnike.

Marrëveshja gjithashtu prezanton një sistem të « shumicës së dyfishtë » në Parlament, e cila nënkupton që për të miratuar diçka, një tekst duhet të fitojë minimum pakicën e votave të njërës ose grupit tjetër përfaqësues të pakicave etnike.

Shfrytëzimi i gjuhës shqipe është e detyrueshme për dokumentet zyrtare dhe është gjuhë pune gjatë seancave plenare dhe gjatë komisioneve parlamentare, sikur edhe nëpër gjyqe. Gjitha ligjet janë të shkruara në dy gjuhë, në gjuhë maqedonishte dhe atë shqipe. Nga ana tjetër, vetëm gjuha maqedonase do të shfrytëzohet nga qeveria (përveç nëpër zona shqiptare të përcaktuara). Gjuha shqipe është gjuha e dytë zyrtare nëpër rajonet ose shqiptarët përbëjnë më tepër se 20% të popullatës. Shteti ka për detyrë të financojë, më tepër arsimin fillor dhe të mesëm, arsimin e lartë (universitar) në gjuhën shqipe nëpër zona ku shqiptarët përbëjnë së paku 20% të popullatës.

Që sot e tutje, Shteti garanton përfaqësimin proporcional të pakicave në administratën publike dhe policinë si dhe në Gjykatën Kushtetuese. Një proces të decentralizimit është parashikuar.

Në fund, Shteti ju garanton status të barabartë të fesë ortodokse, myslimane dhe katolike.

Organizimi territorial i Maqedonisë

Maqedonia është e ndarë në 84 komuna (opštini, njëjës opština), të ndara në 8 rajone (regioni) të cilat nuk luajnë asnjë rol administrativ.

Komunat :
Komunat opštini kanë ekzistuar që prej regjimit jugosllav megjithatë numri i tyre ka ndryshuar sipas periudhave. Këto komuna kanë qenë të anuluara pas pavarësisë, dhe Kushtetuta e vitit 1991 parashikonte ndarje të re administrative. Në vitin 1996 Qeveria e Maqedonisë vendosi të krijon 123 komuna.
Megjithatë më vonë u tregua që numri është tepër i madh dhe kishte një ndarje të re në vitin 2004. Përfundimisht, Maqedonia është ndarë në 84 komuna ose opštini.
Dhjetë komuna janë bashkuar për të formuar Shkupin e Madh, i cili posedon një statut të posaçëm.
Komunat janë të ndara në «komuna rurale» dhe «komuna urbane».
Më 2004, opozita nacionaliste, pohonte që janë krijuar shumë komuna me shumicë shqiptare dhe kërkonin një referendum për të pyetur maqedonasit për këtë ndarje të tillë. Megjithatë, për shkak të daljes së dobët, referendumi u anuluar dhe rezultatet e komunave opštini kanë mbetur të pandryshuara.

Rajonet:
Këto 8 rajone nuk kanë asnjë rol administrativ dhe janë krijuar vetëm për shkaqe juridike dhe statistikore.
Ata janë:
- rajoni i Shkupit (përbërë nga Shkupi dhe 7 komuna përreth)
- Pellagonia
- Pollogu
- Lindja
- Juglindja
- Verilindja
- Jugperëndimi
- rajoni i Vardarit

- Hartë e hollësishme e komunave në Maqedoni [mk]:

(Burimi: Ministria për Vetëqeverisje Lokale e Maqedonisë)


RajoniNumri rendorKomunaQendra e KomunësSipërfaqja (km²)Popullata (2002)
Lindor (Источен) 39 Berovë (Берово) Berovë (Берово) 597 km² 13.941 ban.
28 Çeshinovë-Obleshevë (Чешиново-Облешево) Obleshevë (Облешево) 133 km² 7.490 ban.
26 Delçevë (Делчево) Delçevë (Делчево) 423 km² 17.505 ban.
29 Karbinci (Карбинци) Karbinci (Карбинци) 231 km² 4.012 ban.
24 Koçani (Кочани) Koçani (Кочани) 357 km² 38.092 ban.
32 Lozovë(Лозово) Lozovë (Лозово) 166 km² 2.858 ban.
25 Makedonska Kamenicë (Македонска каменица) Makedonska Kamenicë (Македонска каменица) 189 km² 8.110 ban.
38 Pehçevë (Пехчево) Pehçevë (Пехчево) 208 km² 5.517 ban.
23 Probishtip (Пробиштип) Probishtip (Пробиштип) 326 km² 16.193 ban.
31 Shtip (Штип) Shtip (Штип) 583 km² 47.796 ban.
22 Sveti Nikole (Свети Николе) Sveti Nikole (Свети Николе) 483 km² 18.497 ban.
27 Vinicë (Виница) Vinicë (Виница) 432 km² 19.938 ban.
30 Zërnovci (Зрновци) Zërnovci (Зрновци) 52 km² 3.264 ban.
Verilindje (Североисточен) 21 Kratovë (Кратово) Kratovë (Кратово) 375 km² 10.441 ban.
20 Kriva Pallankë (Крива Паланка) Kriva Pallankë (Крива Паланка) 482 km² 20.820 ban.
17 Kumanovë (Куманово) Kumanovë (Куманово) 432 km² 105.484 ban.
7 Likovë (Липково) Likovë (Липково) 270 km² 27.058 ban.
19 Rankovce (Ранковце) Rankovce (Ранковце) 240 km² 4.144 ban.
18 Staro Nagoriçanë (Старо Нагоричане) Staro Nagoriçanë (Старо Нагоричане) 515 km² 4.840 ban.
Pellagoni (Пелагониски) 71 Bitollë (Битола) Bitollë (Битола) 790 km² 95.385 ban.
70 Demir Hisar (Демир Хисар) Demir Hisar (Демир Хисар) 480 km² 9.497 ban.
51 Dollneni (Долнени) Dollneni (Долнени) 418 km² 13.568 ban.
72 Krivogashtani (Кривогаштани) Krivogashtani (Кривогаштани) 88 km² 6.150 ban.
52 Krushevë (Крушево) Krushevë (Крушево) 190 km² 9.684 ban.
73 Mogilla (Могила) Mogilla (Могила) 255 km² 6.710 ban.
74 Novaci (Новаци) Novaci (Новаци) 755 km² 3.549 ban.
50 Prilep (Прилеп) Prilep (Прилеп) 1.198 km² 76.768 ban.
69 Resnjë (Ресен) Resnjë (Ресен) 549 km² 16.825 ban.
Pollog(Полошки) 59 Bogovinjë (Боговиње) Bogovinjë (Боговиње) 141 km² 28.997 ban.
12 Bërvenica (Брвеница) Bërvenica (Брвеница) 164 km² 15.855 ban.
60 Gostivar (Гостивар) Gostivar (Гостивар) 375 km² 81.042 ban.
9 Jegunovcë (Јегуновце) Jegunovcë (Јегуновце) 174 km² 10.790 ban.
61 Mavrovë dhe Rostushë (Маврово и Ростуша) Rostushë (Ростуша) 856 km² 8.618 ban.
10 Tearcë (Теарце) Tearcë (Теарце) 137 km² 22.454 ban.
11 Tetovë (Тетово) Tetovë (Тетово) 262 km² 86.580 ban.
2 Vrapçishte (Врапчиште) Vrapçishte (Врапчиште) 157 km² 25.399 ban.
58 Zhelinë (Желино) Zhelinë (Желино) 201 km² 24.390 ban.
Shkup (Скопски) 1,3 Aerodrom (Аеродром) Aerodrom (Аеродром) 72.009 ban.
75 Haraçinë (Арачиново) Haraçinë (Арачиново) 38 km² 11.597 ban.
1,6 Butel (Бутел) Butel (Бутел) 36.154 ban.
1,4 Çair (Чаир) Çair (Чаир) 53 km² 64.773 ban.
1,1 Qendër (Центар) Qendër (Центар) 9 km² 45.412 ban.
8 Çuçer Sandevë (Чучер Сандево) Çuçer Sandevë (Чучер Сандево) 215 km² 8.493 ban.
1,2 Gazi Babë (Гази Баба) Gazi Babë (Гази Баба) 92 km² 72.617 ban.
1,9 Gjorgje Petrov (Ѓорче Петров) Gjorgje Petrov (Ѓорче Петров) 63 km² 41.634 ban.
6 Ilinden (Илинден) Ilinden (Илинден) 97 km² 15.894 ban.
1,8 Karposh (Карпош) Karposh (Карпош) 21 km² 59.666 ban.
1,5 Kisela Voda (Кисела Вода) Kisela Voda (Кисела Вода) 43 km² 57.236 ban.
16 Petrovec (Петровец) Petrovec (Петровец) 222 km² 8.255 ban.
1,10 Saraj (Сарај) Saraj (Сарај) 230 km² 35.408 ban.
3 Sopishte (Сопиште) Sopishte (Сопиште) 223 km² 5.656 ban.
4 Studeniçanë (Студеничани) Studeniçanë (Студеничани) 276 km² 17.246 ban.
1,7 Shuto Orizarë (Шуто Оризари) Shuto Orizarë (Шуто Оризари) 6 km² 22.017 ban.
5 Zelenikovë (Зелениково) Zelenikovë (Зелениково) 177 km² 4.077 ban.
Juglindor (Југоисточен) 46 km² Bogdanci (Богданци) Bogdanci (Богданци) 114 km² 8.707 ban.
41 Bosilovë (Босилово) Bosilovë (Босилово) 143 km² 14.260 ban.
47 Gjevgjeli (Гевгелија) Gjevgjeli (Гевгелија) 484 km² 22.988 ban.
36 Konçe (Конче) Konçe (Конче) 233 km² 3.536 ban.
42 Novo Sellë (Ново Село) Novo Sellë (Ново Село) 257 km² 11.567 ban.
37 Radovish (Радовиш) Radovish (Радовиш) 502 km² 28.244 ban.
45 Star Dojran (Стар Дојран) Star Dojran (Стар Дојран) 129 km² 3.426 ban.
43 Strumicë (Струмица) Strumicë (Струмица) 311 km² 54.676 ban.
44 Vallandovë (Валандово) Vallandovë (Валандово) 331 km² 11.890 ban.
40 Vasilevë (Василево) Vasilevë (Василево) 231 km² 12.122 ban.
Jugperëndimor (Југозападен) 63 Centar Zhupa (Центар Жупа) Centar Zhupa (Центар Жупа) 107 km² 6.519 ban.
62 Dibër (Дебар) Dibër (Дебар) 85 km² 19.542 ban.
67 Debarcë (Дебарца) Bellçishtë (Белчишта) 423 km² 5.507 ban.
64 Drugovë (Другово) Drugovë (Другово) 383 km² 3.249 ban.
55 Kërçovë (Кичево) Kërçovë (Кичево) 48 km² 30.138 ban.
13 Makedonski Brod (Македонски Брод) Makedonski Brod (Македонски Брод) 875 km² 7.141 ban.
68 Ohër (Охрид) Ohër (Охрид) 392 km² 55.749 ban.
56 Osllomej (Осломеј) Osllomej (Осломеј) 137 km² 10.420 ban.
53 Pllasnica (Пласница) Pllasnica (Пласница) 54 km² 4.545 ban.
65 Strugë (Струга) Strugë (Струга) 469 km² 63.376 ban.
66 Vevçan (Вевчани) Vevçan (Вевчани) 35 km² 2.433 ban.
54 Vraneshticë (Вранештица) Vraneshticë (Вранештица) 109 km² 1.322 ban.
57 Zajas (Зајас) Zajas (Зајас) 161 km² 11.605 ban.
Vardar (Вардарски) 14 Çashka (Чашка) Çashka (Чашка) 727 km² 7.673 ban.
48 Demir Kapijë (Демир Капија) Demir Kapijë (Демир Капија) 312 km² 4.545 ban.
33 Gradsko (Градско) Gradsko (Градско) 291 km² 3.760 ban.
49 Kavadar (Кавадарци) Kavadar (Кавадарци) 998 km² 38.741 ban.
35 Negotinë (Неготино) Negotinë (Неготино) 414 km² 19.212 ban.
34 Rosoman (Росоман) Rosoman (Росоман) 133 km² 4.141 ban.
15 Veles (Велес) Veles (Велес) 518 km² 55.108 ban.

Fushat e intervenimit të komunave maqedonase

PDF - 3 Mo

- Shkarkojeni Ciceronin për kryetarët dhe anëtarët e këshillave komunal të Republikës së Maqedonisë [en], publikuar nga Bashkimi i Komunave të Republikës së Maqedonisë (ZELS).

Fushat e intervenimit të komunave maqedonase mbulojnë:

  1. Planifikimin urban dhe rural
  2. Mbrojtja e natyrës dhe mjedisit jetësor
  3. Zhvillimi i ekonomisë lokale
  4. Aktivitete komunale
  5. Kulturë
  6. Sport dhe Çlodhje
  7. Mbrojtje shoqërore dhe mbrojtja e fëmijëve
  8. Arsimi
  9. Shëndeti
  10. Planifikim gjatë konfliktit shoqëror
  11. Shërbime zjarrfikëse
  12. Vëzhgim të shërbimeve komunale

Burime të informatave

Lexoni artikujt e Courrier des Balkans [fr]:
- Maqedoni : decentralizimi gradual fiskal (29 prill 2007)
- Maqedoni : decentralizimi rrjedh sipas dialogut (11 dhjetor 2006)
- Decentralizimi në Maqedoni : depolitizim, ripolitizim, etj. (22 dhjetor 2005)
- Maqedonia, katër vite pas Marrëveshjes së Ohrit (14 shtator 2005)
- Maqedonia : dështim i referendumit) (8 nëntor 2004)
- Një referendum që rrezikon stabilitetin e Maqedonisë (30 shtator 2004)
- Maqedoni : shoqëria civile mobilizohet kundër decentralizimit (6 shtator 2004)
- Maqedonia, rreziku nga decentralizimi (17 gusht 2004)

- Internet faqja e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale [ mk ] [ sq ] [ en ]
- Internet faqja e Bashkimit të Komunave në Republikën e Maqedonisë (ZELS) [ mk ] [ en ]
- Internet faqja e Senatit francez [fr]

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA