e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Udhërrëfyes praktik > Agjenda > Atelie për këmbim të përvojave për sfidat e pjesëmarrjes të të rinjve në marrjen e vendimeve në nivelin lokal dhe regjional

Atelie për këmbim të përvojave për sfidat e pjesëmarrjes të të rinjve në marrjen e vendimeve në nivelin lokal dhe regjional

Ne këtë seminar do të marrin pjesë përfaqësues nga organizatat joqeveritare nga rajoni i Normandisë së Poshtme-Francë, përfaqësues nga Vetëqeverisja Lokale përgjegjës për të rinjtë nga Prilepi, Shtipi, Gjevgjelia, Kavadarci, Shën Nikola, Aerodrom, ashtu si përfaqësues nga organizatat e të rinjve nga komunat e njëjta.

Të nderuar,

Koalicioni i organizatave për të rinjtë SEGA në mënyrë të vazhdueshme punon në përfaqësimin dhe lobimin e fushës së politikës rinore në RM, lidh dhe përforcon të rinjtë me qellim që të përmirësojnë gjendjen e tyre të përgjithshme.

Në periudhën prej 11 deri 14 qershor 2009 në hotelin Oaza-Shtip, do te organizohet seminar me teme: ”Atelie për këmbim të përvojave për sfidat e pjesëmarrjes të të rinjve në marrjen e vendimeve në nivelin lokal dhe regjional” (fillimi i seminarit është caktuar në ora 18:30).

Ky projekt realizohet në përbërje të Projektit për bashkëpunim të decentralizuar në mes Republikës së Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme nga Franca, i udhëhequr nga ana e organizatës Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale të Strasburgut (ALDA). Qëllimi i organizmit të këtij seminari është që të këmbehen përvoja pozitive në qasjen e të rinjve në proceset e marrjes së vendimeve në nivel lokal dhe regjional.

Ne këtë seminar do të marrin pjesë përfaqësues nga organizatat joqeveritare nga rajoni i Normandisë së Poshtme-Francë, përfaqësues nga Vetëqeverisja Lokale përgjegjës për të rinjtë nga Prilepi, Shtipi, Gjevgjelia, Kavadarci, Shën Nikola, Aerodrom, ashtu si përfaqësues nga organizatat e të rinjve nga komunat e njëjta.

Në kuadër të projektit do të realizohet një vizitë për studim të përfaqësuesve nga organizatat joqeveritare të rajonit të Normandisë së Poshtme-France të cilët do të jenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në seminar. Në 11 qershor 2009 në hapësirat e Vetëqeverisjes Lokale në Shtip, në orët e pasdites do të realizohen takime në mes kryetarit të komunës së Shtipit dhe përfaqësuesit e Normandisë së Poshtme.

Jeni të ftuar të merrni pjesë

Sinqerisht,

Zoran Ilieski
Drejtori ekzekutiv
Koalicioni i organizatave për të rinjtë SEGA

Mund të merrni programin [en]:

PDF - 93.5 ko

Mund të merrni aplikacionin [mk]:

Word - 300.5 ko

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA