Artistët maqedonas që kanë marrë pjesë në "Pranverën Ballkanike’’ të gjashtë nga Normandia e Poshtme janë të mahnitur nga pritja e ngrohtë e publikut dhe nga numëri i vizitorëve që kanë marrë pjesë në shfaqjet e shumta të propozuara në këtë manifestim kulturor që këtë vit i është dedikuar kulturës maqedonase.
‘’Pranvera Ballkanike’’ i ka hapur dyert e saj më 2 prill në Kaen me koncertin e mbretëreshës emblematike të këngës rome Esma Redzepova dhe edhe gjithashtu me ekspozitën fotografike të kameramanëve të parë të Ballkanit –vëllezërit Manaki- prezantuar nga Robert Jankulovski.
Për shkak të interesit të madh të publikut francez, koncerti i E. Redzepova i zhvilluar me dyer të mbyllura është ripërsëritur ; fotografitë e vëllezërve Manaki kanë tërhequr një numër e madh vizitorësh edhe pas ditës së hapjes zyrtare.
Anëtarët e orkestrës së Dhomës filarmonike të Maqedonisë janë kthyer në vendin e tyre të mahnitur nga vizita në Normandinë e Poshtme. Programi muzikor i këtij manifestimi kulturor, gjatë katër shfaqjeve të Koralit të ri femëror, të drejtuara nga shefi i famshëm i orkestrës Saso Tatarcevski dëshmon pritjen e jashtëzakonshme të disa qyteteve normande, të akustikës së përkryer të katedraleve dhe të kishave të vogla ku muzika liturgjike ortodokse është interpretuar dhe ku janë mbajtur shfaqjet e folklorit maqedonas.
‘’Kemi provuar të prezantojmë një program kulturor konceptual interesant, një lidhje të artit tradicional me artin bashkëkohor urban maqedonas. Kemi bërë një zgjedhje të gjerë dhe të vështirë në disa disiplina artistike të ndryshme : muzika, letërsia, teatri, artet plastike, kërcimi bashkëkohor, kinemaja dhe artizanati’’ na ka shpjeguar Ministria e Kulturës Elizabeta Kanceska-Milevska.
‘’Pranvera Ballkanike’’ në Normandinë e Poshtme vazhdon këtë muaj dhe do të mbyllë dyert më 28 majin e ardhshëm. Programi përfshin akoma shumë tipare të tjera kulturore që përfaqësojnë Maqedoninë, ndër të tjerave edhe koncertet ‘’Baklava’’, ‘’Ljubojna’’, ‘’Proekt Zlust’’, ‘’Treshia Gavroski’’ dhe grupi ‘’Stevce Stojkovski’’, projektimi i filmit ‘’Si e kam vrarë një Shenjt’’ i Teona Mitevska dhe ekspozita e kostumeve folklorike të Institutit dhe të muzeut të Manastirit