e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Bashkëpunimi midis Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë > Fusha të bashkëpunimit : > 1- Përdorimi i teknologjive të informimit dhe komunikimit (TIK) > Aksioni 1: Përdorimi i teknologjive të informimit dhe komunikimit (TIK) («Formimi dhe përdorimi i TRIK për një qeverisje të mirë lokale»)

Aksioni 1: Përdorimi i teknologjive të informimit dhe komunikimit (TIK)
(«Formimi dhe përdorimi i TRIK për një qeverisje të mirë lokale»)

- Partnerë
- Aksioni 1.1: « Qytetarë aktiv – partnerë në zhvillim »
- Aksioni 1.2: « Qasja lokale e qytetarëve ndaj Internetit dhe programit të lirë (open source), një komponentë e zhvillimit të qëndrueshëm të territoreve që janë duke u shprazur »
- Aksioni 1.3: « Trajnim i Qeverisjes lokale »
- Ndikimi i pritur në fund të projektit

Partnerë

Koordinim:

Normandia e Posthme:
- Shërbimi TIK i rajonit Normandi e poshtme për të gjithë aksin
- Qendra e Teknologjive të Reja (QTR) për koordinimin në aksin 1.2 në drejtim të Hapsirave Numerike Publike.

Maqedonia :
- Agjensia për Demokraci Lokale (ADL) e Kosovës/Kumanovës (Vitin 1)
- Shoqata Metamorfozis (Vitet 2 dhe 3)

Aksioni 1.1: « Qytetarë aktiv – partnerë në zhvillim »

Qëllimet e përgjithshme

- Të rritet kualiteti i politikave publike lokale
- Të rritet kualiteti i administratës
- Të rritet besimi i qytetarëve për administratën (veçanërisht te vendimmarrësit)
- Të favorizohet përforcimi i demokracisë
- Nga ana maqedonase : të favorizohet afrimi i nivelit të demokracisë lokale të vendit me standardet europiane me qëllim që të mbështeten synimet drejtë integrimit europian
- Nga ana poshtë-normande: të kontribuojë në afirmimin e kapaciteteve demokratike të autoriteteve lokale poshtë-normande dhe të kontribuojë në hapjen e tyre sa kundrejt Balkanit dhe në veçanti shtetit maqedonas, aq edhe kundrejt Europës në përgjithësi

Përshkrimi

Pjesëmarrja qytetare është një aspekt thelbësor për një qeverisje të mirë dhe për zhvillim. Për ta përmirësuar kualitetin e jetës së banorëve, autoritetet komunale duhet t’i dëgjojnë të administruarit e tyre. Megjithatë, realizimi i politikave efikase pjesëmarrëse kërkon sëpaku dy kushte paraprake :

  1. Identifikimin e aktorëve në terren,
  2. një informim të lirë dhe qasës.

Administratat përfitojnë nga ekzistimi I qytetarëve aktiv dhe nga dinamizmi I shoqërisë civile. Projekti do të merr masa konkrete për të lehtësuar qasjen ndaj infomimit dhe pjesëmarrjes së publikut, ta sensibilizojë atë paraprakisht, të përforcojë kuptimin qytetar dhe kompetencat e qytetarëve, dhe të jep mbështetjen e tij në krijimin e kapaciteteve të cilat e favorizojnë aksionin e organizatave të shoqërisë civile.
Konkretisht, ky aksion do të investojë në edukimin qytetar të të riturve dhe të rinjëve duke përdorur TIK për implikim aktiv të qytetarëve në elaborimin e politikave publike.

TIK tanimë kanë filluar të transformojnë raportet në mes administratës dhe qytetarëve. Ka shumë shembuj, nga ana poshtë-normande si dhe ajo maqedonase, të cilët e vërtetojnë potencialin e TIK dhe që kërkojnë të plotësojnë hendekun numerik me qëllim që të sigurojnë se tërrësia e qytetarëve vazhdon- qoftë drejpërdrejtë ose jo- të gëzojë barazinë e të drejtave në drejtim të pjesëmarrjes në jetën e një kolektiviteti.

Duke qenë se në territorin maqedon, përdorimi i TIK në mekanizmat e mbledhjes së reagimeve dhe të konsultimit është vetëmsë në fillimet e tij, shoqata Metamorfozis do të realizojë projekte të cilët do të lejojnë dhe favorizojnë përdorimin e instrumenteve të drejtpërdrejtë për të implikuar qytetarët në mënyrë aktive në marrjen e vendimeve mbi politikat publike.

Do të bëhet fjalë për :
- Të realizuar trajnime që i destinohen zhvillimit të kompetencave të popullatës lokale në fushën e TIK, për të përforcuar kapacitetet njerëzore dhe për të arritur në aktivitete të pjesëmarrjes në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me politikat publike.
- Të realizuar trajnime dhe punëtori me të rinjtë me qëllim të zhvillimit të kompetencave të tyre për tu bërë qytetarë aktivë duke shfrytëzuar TIK si vegla për pjesëmarrje në jetën lokale e cila ka të bën me to.
- Të vendosur internet këmbime dhe këmbime fizike me qëllim që ti krahasojnë mjetet dhe praktikat ekzistuese në përdorimin e TIK si mjet për zhvillim të marrëdhënieve në mes administratave dhe qytetarëve posht-normand dhe maqedonas (me një hapje drejt autoriteteve tjera lokale europiane). Theksi do të vendoset poashtu edhe mbi obligimet ekzistuese juridike në vendet e ndyshëm pjesëmarrës dhe të cilët kanë për qëllim të lejojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në elaborimin dhe realizimin e politikave publike.
- Të ngritur këmbime të të zgjedhurve lokalë poshtë-normand dhe maqedonas me qëllim që ti sensibilizojnë ato në mundësitë e bashkëpunimit me komunat maqedonase dhe me rëndësinë e përdorimit të TIK në marrëdhëniet me qytetarët duke u nisur nga përvoja e fituar nga projektet e realizuara nga njëra dhe nga pala tjetër.
- Të nxitur kolektivitetet lokale franceze që të zhvillojnë partneritete me komunat maqedonase dhe të ngrisin bashkë këmbime dhe transfer të dijeve dhe përvojave në mes të funksionarëve të cilët kanë qenë të ngarkuar me realizimin e udhëheqjes së shërbimeve të drejtpërdrejta për të stimuluar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe mbi të gjitha për të përmirësuar raportet në mes administratës dhe vendbanimeve të lëna pas dore të cilat janë në hall me largimet.
- Të organizuar një fushatë në të dy territoret për të promovuar potencialin e teknologjive të reja të informimit dhe për tu stimulohet qytetaria aktive (buletin special, Internet, një sërë debatesh publike dhe tryeza të rrumbullakta).
- Të botohet një udhëzues i « Praktikave më të mira të qytetarisë aktive » në frengjisht, maqedonisht dhe shqip.

Aksioni 1.2: « Qasja lokale e qytetarëve ndaj Internetit dhe programit të lirë (open source), një komponentë e zhvillimit të qëndrueshëm të territoreve që janë duke u shprazur »

Qëllime specifike

Ky aksion ka për qëllim të përmirësojë kapacitetin e komuniteteve lokale poshtë-normande dhe maqedonase në përdorimin e teknologjive të informimit dhe komunikimit (TIK) si vegla të ndryshimit. Në kuadër të këtij aksioni, është qasja Internet nëpërmes instalimeve publike ajo që përbën fushën e veprimit.

Përshkrimi

- Rritje e kapaciteteve të instalimeve publike për qasje në Internet me qëllim që të munden të bëhen qendra kompetencash dhe mbështetje për përdorimin e Internetit dhe të programeve open source për qytetarët dhe administratat
- Rritje e kapaciteteve të instalimeve publike për qasje në Internet me qëllim që të bëhen pika aktivizimi qytetar duke ju dhënë qytetarëve mundësinë të përdorin teknologjitë e reja të informimit dhe komunikimit që të mund të kenë qasje të dretpërdrejtë ndaj shërbimeve të administratës
- Të vendoset një portal « Qeverisje lokale në Qeverisje lokale ». Ky program do t’ju mundësojë administruesve komunal të teknologjive të informimit të komunikojnë, të këmbejnë shërbime dhe njohuri, të kërkojnë ose ofrojnë dhe të mbajnë norma të kualitetit për administratën dhe mirëmbajtjen e sistemit open source. Ai do të duhej sëpaku të ofron rastet e mëposhtëm të përdorimit :

  1. Këmbim përvojash mbi përdorimin e programit open source (OSS) në administratat poshtë-normande dhe maqedonase
  2. Studim rasti
  3. Potencialet e e-pikave dhe programeve open source për të vendosur një shoqëri me të vërtetë inkluzive
    Evoluim i mundshëm i projektit : të zhvillohet një platformë për e-mësimin, që do të furnizonte kurse për qytetarinë active, e bazuar mbi programe ekzistuese studimesh dhe mbi të gjitha mbi rezultatet e aksionit 1.1 (mbi qytetarinë aktive).

Aksioni 1.3: « Trajnim i Qeverisjes lokale »

Qëllimet e përgjithshme

- Pjesëmarrje në përmirësimin e kualitetit të ofertës për trajnime në sferën e qeverisjes lokale në territorin maqedonas.
- Pjesëmarrje në ndërtimin dhe konsolidimin e një strukture të mësimdhënies e cila do të jetë multietnike, me qëllim që të rinjtë të mësojnë të jetojnë bashkërisht në kohën e studimeve.
- Kyçje në qëllimin e Ambasadës së Francës për të kontribuar në formimin e kuadrove me prejardhje nga rajonet shqipfolës, dhe sidomos kuadrove të ardhëshme të administratës me qëllim që të evitohet që mungesa e kuadrove të formuara të këtij minoriteti të jetë arsye për largimin e tyre nga pushteti.
- Vullnet për mbështetje të orientimit strategjik të Shtetit maqedonas i cili është integrimi europian, me anë të trajnimit të elitave të adaptuara për këtë qëllim, në veçanti :
- Trajnim për një menaxhim të decentralizuar, në atë mënyrë që kjo bën pjesë në kriteret e një Shteti europian modern, porse gjithashtu në veçanti në kuadër të kërkesave politike të parashtruara para vendit në vënien në praktikë të marrëveshjes së Ohrit.
- Konsolidim i imazhit të njohurive tona përsa i përket trajnimeve administrative në Rajonin Normandi e Poshtme, në një vend ku Franca investon në këtë fushë.

Qëllime specifike

- Organizim i 6 misioneve të trajnuesve të Normandisë së Poshtme në të mirë të masterit frankofon në administratë publike « Menaxhim publik dhe menaxhim i kolektiviteteve lokale » të Universitetit të Europës Juglindore (UEJL) në Tetovë
- Ndihmë në identifikimin e vendeve të mundshme të stazhimit për studentët e masterit në Francë dhe në veçanti në Normandi të Poshtme
- Promovim i masterit frankofon në administratë publike « Menaxhim publik dhe menaxhim i kolektiviteteve lokale »

Përshkrimi

Universiteti i Europës Juglindore (UEJL) është hapur në Tetovë me iniciativë të komunitetit ndërkombëtar, në vijim të përleshjeve ndëretnike të 2001-it në mes Sllavëve dhe Shqiptarëve. Ai shënohet në kontekst të marrëveshjes së Ohrit e cila i dha fund këtyre problemeve dhe që parashihte njohjen e të drejtës për një qasje të barabartë të pakicës shqiptare ndaj sferave të pushtetit. Marrëveshja adapton poashtu principin e një decentralizimi të fuqishëm, në refuzim të federalizimit etnik.
Rajoni Normandi e Poshtme dëshiron ti bashkangjitet plotësisht qëllimeve politike të Ambasadës së Francës dhe të kontribuon në projekt në formën e intervenimeve pedagogjike gjatë sëpaku dy viteve, dhe bile edhe më shumë dhe kjo në varshmëri nga finansat e reja të cilat mund të mobilizohen. Konkretisht, do bëhej fjalë për identifikim në Normandi të Poshtme të intervenuesve potencialë për masterin frankofon në administratë publike « Menaxhim publik dhe menaxhim i kolektiviteteve lokale » dhe për finansim të 6 misioneve trajnimi.

Ndikimi i pritur në fund të projektit

- Të redukton frakturën numerike
- Të rrit interesimin dhe kapacitetin e qytetarëve për të përdorur TIK për të marrur pjesë në jetën lokale
- Të përmirëson politikat publike të autoriteteve lokale maqedonase dhe poshtë-normande

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA