Një numër i madh i shkollave të mesme maqedonase dhe franceze të Normandisë së Poshtme ndërtojnë pak nga pak një bashkëpunim pedagogjik. Këmbimet në mes shkollave Granville dhe Shkupit, Lisieux dhe Tetovë, Montville dhe Shtip kanë tashmë filluar. Ato përforcohen në mes profesorëve. Në këtë fillim jave, një delegacion francez i Këshillit rajonal të Normandisë së Poshtme është në kalim në Maqedoni për të ndjekur reflektimin, takimin me profesorët dhe për të ndjekur iniciativat.
« Në herën e parë kur kemi përmendur këtë këmbim në mes nxënësve tanë dhe nxënësve maqedonas, ne patëm një mijë pyetje! Çfarë është Maqedonia, ku gjendet ajo? Shumë kuriozitete... Nxënësit nuk janë akoma në kontakt të drejtpërdrejtë në mes tyre por kjo duhet të realizohet që nga fillimi i 2009 », sqaron Sylvie Guitton mësimdhënëse të letërsisë dhe historisë në gjimnazin norman të Montville, në bashkëpunim me atë të Shtipit. Ajo parasheh që të punoj me nxënësit e vet mbi ushtarin Valentin i cili ka luftuar për ballin Lindor gjatë Luftës se Parë Botërore, afër Manastirit. Gjatë një vizite në qershor në Maqedoni, ajo e ka vizituar ekspozitën e skicave të ushtarit, kështu që edhe shënimet e luftës, ku familja e ushtarit ka pranuar t’ ja huazoj. Që nga ky zbulim, mësimdhënësja ka parashikuar një punë ri-përshkrimi, po ashtu si studim i ballit Lindor. Në një klasë teknologjike studentet me saldaturë, nxënësit do të bëjnë gjithashtu një lapidar për nder të ushtarit e cila do të sillet në Maqedoni këtë verë.
Në literaturë, nxënësit nga Lisieux dhe Tetovë do të studiojnë shkrimet e autorit nga Maqedonia Luan Starova mbi miqësinë ne mes Guillaume Apollinaire dhe Faik Konica [1]. Faik Konica, autor shqiptar, ishte përveç kësaj nxënës i shkollës Lisieux gjatë adoleshencës se tij.
Nëse disa projekte të ndryshëm të këtij lloji janë duke filluar, nëntë liceistë tashmë i janë binjakëzuar me ato të Normandisë së Poshtme. Këmbimet e tilla do te sjellin që nxënësit të takohen në mes veti, të njohin shtetin e njërit tjetrit, ose të realizojnë stazhe nëpër ndërmarrjet maqedonase apo franceze.
-
[1] Faïk Konitza et Guillaume Apollinaire. Une amitié européenne, L’Esprit des Péninsules, Paris, 1998.