Karposhi dhe Fleri-syr-Orn zyrtarizojnë partneritetin
Prej 16 deri 18 dhjetor 2012, delegacioni i komunës së Karposhit ishte në vizitë zyrtare në komunën e Fleri-syr-Orn, Normandi e Poshtme. Qëllimi i vizitës ishte të përforcohet partneriteti i themeluar gjatë takimit të parë mes dy komunave në korrik 2012 në Maqedoni dhe të përcaktohen temat e bashkëpunimit të ardhshëm.
Gjatë qëndrimit, delegacioni i Maqedonisë mësoi më tepër për komunën e Fleri-sur-Orn dhe mënyrën e funksionimit të saj dhe pastaj i vizituan përmendoret kulturore dhe historike, infrastrukturën dhe lokacione tjera të rëndësishme. Delegacioni i Maqedonisë në praninë e Këshillit të Fleri-syr-Orn e prezantoi veten ndërsa më vonë realizuan një takime me Sabin Gishe-Lebaji, përgjegjëse për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mobilitet në Këshillin Rajonal të Normandisë së Poshtme.
Pas një sërë sesionesh të punës, dy komunat treguan vullnet të fortë për bashkëpunim në temat: kulturë, zhvillim lokal ekonomik (artizani, sektor afarist dhe shkëmbim), të rinj, mbrojtje sociale dhe efikasitet energjetik. Puna e frytshme rezultoi me firmosjen e memorandumit për bashkëpunim mes Komunës së Karposhit dhe Komunës Fleri-sur-Orn më 18 dhjetor 2012.
Vizita dhe firmosja e memorandumit për bashkëpunim e kanë përforcuar dhe formalizuar miqësinë mes dy komunave të cilat së shpejti do të fillojnë me zbatimin e aktivitetit të parë të përbashkët në sajë të bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.

Albanian
26/12/2012