Delegacioni i Maqedonisë për kulturë në vizitë në Normandi të Poshtme
Në kuadër të boshtit për “Politika Kulturore” në periudhën prej 26 deri 30 qershor 2012 ishte realizuar një vizitë zyrtare pune të disa komunave dhe institucioneve kulturore në rajonin e Gjirit Mont Sent Mishel (Pays de la Baie du Mont Saint Michel). Qëllimi themelor i kësaj vizite pune ishte të shkëmbehet njohuri dhe praktikë e mirë për qeverisjen lokale (vetëqeverisjen) të komunave dhe punën me institucionet publike kulturore nga dy territoret, me fokus në punën dhe organizimin e sektorit kulturore dhe bashkëpunimi ndër-sektorial me sektorin për turizëm, në pajtim me politikat aktuale publike dhe programet. Delegacioni ishte përpiluar nga përfaqësues të komunave Krivogashtan dhe Resnjë nga rajoni i Pellagonisë dhe Qendra për Zhvillim të Rajonit Planifikues të Pellagonisë.
Gjatë vizitës ishin realizuar takime me përfaqësues të: departamenteve për kulturë, arsim, rini, sport dhe turizëm nga rajoni i Gjirit Mont Sent Mishel; disa institucione kulturore. Këto komuna dhe institucione do të përfshihen në punën që do të fillojë ky territor në vitin 2013, në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar, dedikuar zhvillimit të rrjetit specifik territorial dhe strategji për zhvillimin e kulturës, duke zbatuar praktikën pozitive dhe metodologjinë e themeluar mbi rajonin e Pellagonisë.