Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Delegacioni nga Flori, Normandi e Poshtme u njoftua me Komunën e Karposhit

Printer-friendly versionSend to friend

Një delegacion pesë anëtarësh kryesuar nga kryetari i komunës Flori në Orn, Mark Leser, prej 5 deri 9 korrik ishte në vizitë të komunës së Karposhit. Delegacioni ishte zyrtarisht e pranuar nga kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski. Gjatë takimit më të gjatë, dy kryetarët shprehën dëshirë të sinqertë për bashkëpunim në më shumë fusha siç janë zhvillimi ekonomik lokal, rinia, kultura, zhvillimi i qëndrueshëm (transport, infrastrukturë dhe ekologji) si dhe demokraci (demokraci lokale dhe barazia gjinore). Kryetari i Karposhit mysafirëve ju ofroi projekte konkrete për bashkëpunim, para së gjithash për popullatën më të re, prej moshës shkollore, pastaj në sportin, kulturën dhe artin.   

Gjatë vizitës katërbitëshe të delegacionit nga Normandia e Poshtme e përbërë nga kryetari dhe zëvendës kryetarët nga Flori, ata u takuan me gjithë sektorët e punës në pushtetin lokal dhe vizituan foshnjoret dhe shkollat në Karposh. Gjithashtu, duke marrë parasysh interesin e posaçëm nga pala franceze për temën e demokracisë lokale dhe pjesëmarrje të qytetarëve, ata kishin takime me bashkësitë urbane dhe vendore nga Komuna e Karposhit. Në takimin me këshilltarët e komunës, dy palët kishin mundësinë të shkëmbejnë informata për funksionimin e vetëqeverisjes lokale në Francë dhe Maqedoni si dhe sfidat e decentralizimit në dy shtetet.  

Takimet e para u zhvilluan gjatë ditëve të kaluara, ishin vetëm në nivelin e njoftimit të dy administratave, por faza e dytë është realizimi i projekteve konkrete. Takimi vijues është parashikuar deri në fund të këtij viti, kur përfaqësuesit e komunës së Karposhit janë të ftuar për takime në Normandi të Poshtme. Gjatë këtyre takimeve do të bisedohet për vëllazërimin e këtyre dy komunave. 

Ky takim u mbajt në sajë të programit për bashkëpunim të decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë që ka për qëllim krijimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e zhvillimit lokal dhe demokraci lokale mes aktorëve të shtetit. Ky bashkëpunim i mundshëm në të ardhmen do të kyçet me dinamikën e 7 bashkëpunimeve të deritanishme nga Maqedonia me komuna të Normandisë së Poshtme: Ohri, Struga, Velesi, Krusheva, Berova, Vevçani dhe Dibra. 

Albanian
10/07/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”