Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Cilësia e qumështit – prioritet i vitit të pestë të bashkëpunimit mes fermerëve

Printer-friendly versionSend to friend

Fermerët francez nga AFDI, z Rishar Deminik dhe z-nja Odil Lebarbenshon kanë vizituar Maqedoninë gjatë periudhës 27 shkurt deri 4 mars 2012. Misionin e tyre e filluan në Shkup, me pjesëmarrje në “Konferencën Ballkanike për Menaxhimin e Kooperativave në kushte të ekonomisë tregtare”, që ishte mbajtur më 28 shkurt. Para fermerëve të pranishëm dhe gazetarëve nga Maqedonia dhe Kosova, fermerët francez prezantuan bashkëpunimin mes AFDI dhe FFRM-së. 

Vizita e punës vazhdoi në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinë, gjegjësisht në sektorin për shëndet publik si një prej palëve te përfshira në procesin e përmirësimit të cilësisë së qumështit, që këtë vit është qëllimi kryesor i projektit të bashkëpunimit në boshtin e bujqësisë. Në këtë drejtim, përfaqësuesit e AFDI-it e vizituan qumështoren Zdravje Radovo në Strumicë, gjatë së cilës shikuan kapacitetet prodhuese të qumështores. Në këtë vizitë, delegacioni kishte mundësinë të takohet me përfaqësuesit e njërën prej fokus fermave me të cilat do të punojë drejtpërdrejtë për përmirësimin e cilësisë së qumështit. 

Në komunën e Berovës, fermerët francez kishin mundësinë të takohen me kryetarin e komunës Dragi Naxhinski. Gjatë takimit ishte diskutuar për bashkëpunimin mes komunës Livaro nga Normandia e Poshtme dhe Berovës, si pjesë e bashkëpunimit të qyteteve, por edhe për ardhmërinë e bashkëpunimit që të zgjerohet në pjesën e përmirësimit të cilësisë së qumështit të dhenve dhe prodhimin tradicional të djathit. Vizita në Berovë vazhdoi me një takim pune në kooperativën e kultivuesve të dhenve – Izgrev, që ka mundësi në të ardhmen të bëhet pjesë e bashkëpunimit. 

Vizita e fermerëve francez mbaroi në Shkup me takimin e “grupit të punës” e formuar nga ana e FFRM-së e cila do të punojë drejtpërdrejtë për përmirësimin e cilësisë së qumështit në Maqedoni duke përfshirë gjitha palët e interesuara në procesin e bashkëpunimit (prodhues të qumështit, qumështore, laborator, veteriner, profesor...). Gjatë takimit dy palët shkëmbyen përvojat e tyre dhe sipas modelit pozitiv francez të punës, anëtarët ishin të inkurajuar të vazhdojnë të funksionojnë sipas modelit të tyre për të përmirësuar cilësinë e qumështit në Maqedoni. 

Në të ardhmen, FFRM-ja dhe AFDI planifikojnë të përqendrohen më tepër në punën e fokus fermave dhe zbatimin e trajnimeve për fermerët në teren. Në ndërkohë, fermerët maqedonas do të punojnë në misionin e tyre në Normandi të Poshtme, që në përbërje të përzier prej institucioneve, fermerëve dhe prodhues të qumështit do të vizitojnë prodhuesit e qumështit nga Franca.

Konferenca Ballkanike për Menaxhim me Kooperativat 

Pjesa më e madhe e konferencës ishte dedikuar pikërisht bashkëpunimit mes AFDI dhe FFRM-së, aktivitetet e tyre të deritanishme dhe punën e kooperativave maqedonase në krahasim me ato franceze. Fermerët francez prezantuan përparësitë e bashkimit në kooperativa të cilat përveç plasmanit të produkteve, ofrojnë edhe përfitim të ndërsjellë për gjithë anëtarët me përdorimi ne makinave të përbashkëta. Gjatë konferencës për shtyp, z. Deminik theksoi që suksesi i kooperativave varet edhe nga mbështetja e shtetit (që fermerët francez e marrin nga rajonet). Gjatë konferencës, kryetari i FFRM-së z. Andrea Sekullovski ka promovuar broshurën për kooperativa që ishte publikuar në sajë të projektit për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.

Albanian
04/03/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”