Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Boshti i bashkëpunimit: Zhvillimi i bujqësisë

Printer-friendly versionSend to friend

Bartës të projekti

 
 
Bujqësia në Maqedoni është e përfaqësuar me rreth 12% të PBB, por punëson më shumë se 20% të popullatës. Kryesisht prodhohen pemë dhe perime. Kultivimi i dhenve është gjithashtu mjaft i përfaqësuar. Prodhimtaria bujqësore është e llojllojshme, duke filluar prej vreshtarisë deri tek drithërat. Sa i përket blegtorisë, prodhimi i qumështit është në vend të dytë në shtet. Duke marr parasysh faktin se caktimi i normave evropiane për prodhimtarinë e qumështit është i domosdoshëm,  të dy partner-organizatat punojnë për përmirësimin e prodhimtarisë së qumështit nëpërmjet rritjes së higjienës dhe cilësisë së qumështit si dhe rritjes së vetëdijes për punën kooperative.
 

Qëllime

• Përforcimin e kapaciteteve të fermerëve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik;
• Tejkalimin e vështirësive të shumta me të cilat ballafaqohen fermerët  sa i përket qëndrueshmërisë së prodhimtarisë bujqësore;
• Përforcimin e organizatave të fermerëve të Ballkanit, veçanërisht në Maqedoni dhe Kosovë.
 

Aktivitetet kryesore

• Shkëmbimi i përvojave për përforcimin e kapaciteteve të fermerëve maqedonas;
• Organizimi i vizitave studimore në Francë për trajnimin e fermerëve maqedonas;
• Organizimi i konferencës vjetore në Maqedoni nga rrjeti i organizatave bujqësore të Ballkanit, me temë kooperativa dhe organizata të fermerëve;
• Përpilimi dhe promovimi i broshurës “fazat e ndryshme për kooperativë të suksesshme“
Albanian

Dernières nouvelles

Risi nga bashkëpunimi | Zhvillim të bujqësisë
04/03/2012

Fermerët francez nga AFDI, z Rishar Deminik dhe z-nja Odil Lebarbenshon kanë vizituar Maqedoninë gjatë periudhës 27 shkurt deri 4 mars 2012. Misionin e tyre e filluan në Shkup, me pjesëmarrje në “Konferencën Ballkanike për Menaxhimin e Kooperativave në kushte të ekonomisë tregtare”, që ishte mbajtur më 28 shkurt. Para fermerëve të pranishëm dhe gazetarëve nga Maqedonia dhe Kosova, fermerët francez prezantuan bashkëpunimin mes AFDI dhe FFRM-së. 

>>>

Pages

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”