Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Ambasadorja Oer në vizitë të zyrës për bashkëpunim në Shkup

Printer-friendly versionSend to friend

Më 9 dhjetor 2013, z-nja Oer, Ambasadorja e Republikës së Francës në Maqedoni, vizitoi zyrën për bashkëpunim të decentralizuar Normandi e Poshtme/Maqedoni që gjendet në Shkup, në shoqëri të z. Paskal Gale, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe institucional pranë ambasadës.
Gjatë kësaj vizite të parë të zyrave, z-nja Oer kishte mundësinë që personalisht të njoftohet me ekipin nga Shkupi. Me këtë rast, ajo edhe njëherë konfirmoi mbështetjen e saj dhe dëshirën të vendoset një synergji e përbashkët mes Ambasadës Franceze dhe bashkëpunimit të decentralizuar.
Takimi gjithashtu ishte një mundësi e shkëlqyer për të bërë një pasqyrë të aktiviteteve aktuale të bashkëpunimit mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, lidhjeve me ambasadën në Shkup, por edhe të diskutohet për periudhën e ardhshme trevjeçare të aktiviteteve, përfshirë edhe thirrjen aktuale për projekte.
Kjo vizitë është një afirmim të angazhimit të përbashkët, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes këtyre dy strukturave.
 

Albanian
10/12/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”