Ditët e Kulturës Rajonale në rajonin e planifikimit të Pellagonisë
Albanian
Si rezultat i iniciativës për formimin e rrjetit rajonal për kulturë në kuadër të projektit për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, prej 26 tetor deri më 13 nëntor 2012 janë mbajtur Ditët Rajonale të Kulturës në gjitha komunat që i përfshin Qendra për Zhvillimin e Rajonit Pellagonik të Planifikimit.
Ditët Rajonale të Kulturës janë faza e dytë e projektit për bashkëpunim ndërkombëtar të financuar nga Ministria e Kulturës, ndërsa realizuar në partneritet mes Normandisë së Poshtme dhe Qendrës për Kulturë.
-Ato janë vendndodhje të pazakonshme për këtë eveniment, në aspekt të mungesës së traditës. Këto Ditë Rajonale të Kulturës, gjatë 20 ditëve në vijim do të kuptohen si risi, argëtim social për banorët e këtyre komunave, deklaroi Emilija Gjeroska, drejtore e Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Pellagonik të Planifikimit.
- Një pjesë e programit është ardhja e KUD nga Spliti në Mogila, ekspozita e kolonisë Dren nga Prilepi deri në Resnjë, ekspozita e kostumeve qytetare të Institutit dhe muzeu Manastiri në Prilep, deklaroi Borçe Dimitrovski, drejtor i Qendrës për Kulturë.
Në kuadër të boshtit 4 nga bashkëpunimi i decentralizuar, Qendra për Iniciativa të Reja në Kulturë, Lokomotiva, bashkëpunon me Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Pellagonik të Planifikimit për themelimin dhe funksionimin e një rrejti rajonal kulturor. Rrjeti rajonal kulturor në Pellagoni është formuar me qëllim të bashkimit të shkathtësive dhe kapaciteteve të rajonit nëpërmjet bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërinstitucional në fushën e kulturës, të lidhet kultura me sektorët e turizmit dhe rinisë dhe të themelohet një bashkëpunim ndërkombëtare me rajonin e gjirit Mon Sent Mishel, ndërsa e gjithë kjo të rezultojë me përmirësimin dhe barazimin e zhvillimit rajonal.
08/11/2012
Burim: tera.mk