Njohje për aktivitetet e realizuara me sukses mes Dibrës dhe If
Festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni” u mbajt për herën e njëmbëdhjetë, në tetor të vitit 2012, në Dibër. Me këtë rast, grupi teatral nga qyteti i vëllazëruar, If është thirrur të merr pjesë në festival me një shfaqje të tyre. Veç grupit teatral nga If, në festival janë paraqitur edhe grupe teatrale nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe SHBA-ja. Grupi teatral nga If morri pjesë në festivalin me shfaqjen “Edhe krahët e mi janë të shkoqur sikur letër” dhe fitoi çmimin e veçantë.
Pas kthimit në Francë, grupi teatral nga If do të realizon shfaqjen e njëjtë që do të paraqet një rast të shkëlqyer për të paraqitur bashkëpunimin e decentralizuar dhe bashkëpunimin e qyteteve nga Normandia e Poshtme dhe Maqedonia para publikut vendas. Realizimi i shfaqjes do të ndodh gjatë ngjarjes së organizuar nga qyteti If, të enjten në mbrëmje, ku do të thirren edhe të rinjtë nga If që në gusht të vitit 2012 morën pjesë në kampin veror pranë liqenit të Dibrës, qëndrim i financuar nga programi i Bashkimit Evropian “Të rinjtë në aksion”, me qëllim që të shpërndajnë përvojën e tyre. Të rinjtë do të pranojnë certifikate nga Bashkimi Evropian “Youthpass”, që simbolizojnë njohje të pjesëmarrjes së tyre dhe rezultateve të arritura gjatë kohës së kaluar në Dibër.
Tre boshtet e bashkëpunimit mes qyteteve të vëllazëruara Dibër dhe If janë: të rinjtë, pjesëmarrja qytetare dhe kultura.
Albanian
31/10/2012