Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Dy viki-maratona janë mbajtur në Shkup

Printer-friendly versionSend to friend
Më 18 dhe 19 tetor, me fillim në orën 10, në zyrat e Metamorfozis, ishin mbajtur 2 viki-maratona. Këtë herë, në maratona kanë marrë pjesë gjithsej 14 pjesëmarrës nga Institutet për Histori, Arkeologji dhe Arkivim pranë Fakultetit Filozofik në Shkup.
Maratona ka filluar me një trajnim të shkurtë për përdorimin e platformës “wiki.mk”. Pastaj, duke ndjekur hapat për vendosje, editim dhe freskim të përmbajtjeve tekstuale dhe fotografitë, pjesëmarrësit filluan individualisht të vendosin tekstet dhe fotografitë paraprakisht të përgatitura, duke përdorur viki-veglat. Gjatë këtij evenimenti, ishin vendosur rreth 50 tekste.
Këto 2 maratona janë të fundit në këtë serie, ndërsa vijojnë pas 4 maratonave të cilat paraprakisht ishin mbajtur në Veles dhe Dibër me pjesëmarrje të gjithsej 56 pjesëmarrësve gjatë të cilës janë vendosur rreth 70 artikuj në gjuhën maqedonishte, shqipe dhe turke që kanë mbuluar tema nga kultura, historia, tradita, arsimi dhe personazhe të rëndësishme nga rajonet në të cilat jetonin pjesëmarrësit.

Gjatë 6 maratonave të realizuara, të cilat janë pjesë e projektit për bashkëpunim të decentralizuar mes Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme, janë vendosur rreth 120 artikuj të ri në “wiki.mk” me të cilën është arritur pasurim i përmbajtjeve me rëndësi lokale.
 
  
Albanian
22/10/2012
http://metamorphosis.org.mk/mk/aktivnosti/2264-odrzhani-dva-viki-maratoni-vo-skopje

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”