Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Konferencë ndërkombëtare “Liria dhe Privatësia në Internet” 2012

Printer-friendly versionSend to friend
Më 22 maj, konferenca ndërkombëtare “Liria dhe Privatësia në Internet” 2012 e organizuar nga ana e Institutit për të Drejta Njerëzore dhe Paqe (Kaen) dhe Fondacioni Metamorfozis (Shkup), në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar Normandi e Poshtme/Maqedoni, kishte mbaruar me sukses në Shkup. 
Në konferencën diskutohej për lirinë e të folurit në internet, censurën në mediet, roli i shtetit dhe rrjetet sociale si “territor i lirë” i vetëm, siguria e fëmijëve në internet, privatësia e medieve dhe biznes sektorit, korniza juridike dhe institucionale në Maqedoni, në Ballkan dhe Bashkimin Evropian. 
 
Vizitorët me kujdes kanë ndjekur dhe kanë marrë pjesë në prezantimet e 36 folësve ndërkombëtar dhe lokal: përfaqësues të organizatave joqeveritare, kompani konsulente, kompani private, institucione publike, ministri, institucione arsimore, etj. Ditën e parë të konferencës e shënuan ligjëratat për kornizën juridike dhe privatësia në internet në shtetet e BE-së dhe në Ballkan, por edhe në kushtet shtëpiake dhe profesionale. Dita e fundit dhe e dytë e këtij seminari ishte dedikuar lirisë së shprehjes në internet. Nga kjo teme rezultuan shumë diskutime dhe debate në të cilën pjesëmarrësit folën edhe për “të folurit e urrejtjes”, mediet sociale dhe censura e internetit në shtete tjera. 
 
Gjatë dy ditëve të konferencës, në Twitter ishin publikuar 500 mesazhe me përmbajtje informative të marra nga pjesëmarrësit e konferencës, por edhe mendime personale për tema të caktuara si dhe pyetje të shumta në lidhje me privatësinë dhe sigurinë në internet. Këto mesazhe janë të gatshme në Twitter hush-tag #fpi12. Për partnerët francez që nuk kishin mundësinë të marrin pjesë në konferencën, organizatorët siguruan transmetim të drejtpërdrejtë në internet, në gjuhën franceze. 
 
Paralelisht me ngjarjen, ishin organizuar edhe punëtori për shpërndarjen e materialeve të shtypura nga konferenca dhe pjesëmarrësit e saj, por edhe punëtori praktike ku pjesëmarrësit mund të mësojnë më tepër si të mbrojnë veten dhe informatat e tyre në internet. Rezultatet nga punëtoria praktike treguan se më tepër përdorues të internetit në Maqedoni përdorin mënyra të sigurta të lidhjes dhe kërkimit. 
Kjo konferencë dinamike kishte nxitur diskutime serioze për gjitha problemet lidhur me privatësinë dhe internetin, gjegjësisht me lirinë e të shprehurit, mediet, etj. Konferencën zyrtarisht e hapi ekselenca e tij Zhan Klod Shlumberzh, ambasador i Francës në Maqedoni, Elvis Ali, përfaqësues i Delegacionit të Komisionit Evropian, Bardhyl Jashari nga Metamorfozis, Sebastijan Botrobnonter nga Instituti për të Drejta të Njeriut dhe Paqe dhe Biljana Zashova nga ALDA.
 
Albanian
22/05/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”