Më 28 maj 2013, në Shkup u mbajt takim pune mes delegacionit të Rajonit Mon Sen Mishel nga Normandia e Poshtme dhe organizatës CIRa. Gjatë takimit dy organizatat folën për zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe rajonal, me theks të veçantë në hartimin e strategjisë për turizëm për rajonin jugperëndimor të Maqedonisë.
Boshti i bashkëpunimit: Turizmi
Bartës të projektit
Ngjarja më e rëndësishme e vitit të kaluar ishte studimi i zbatueshmërisë për bashkëpunim në fushën e turizmit në korrik të vitit 2011. Ky studim kishte për qëllim të zhvillon bashkëpunimin institucional në fushën e turizmit mes Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme dhe Rajonit Jugperëndimor të Planifikimit në Maqedoni. Bashkëpunimi në fushën e turizmit është i rëndësishëm për zhvillimin e aftësive të vepruesve lokal nga sektori publik dhe ai privat. Ky bashkëpunim është gjithashtu i rëndësishëm për nxitjen e turizmit në rajonin jugperëndimor.
Për zhvillim më të lehtë të bashkëpunimit , këtë vit do të prezantohet boshti i ri „Turizëm“ që bazohet në rezultatet vetëm më të arritura nga boshti i mëparshëm „Turizëm i qëndrueshëm“. Në këtë bosht do të punohet në krijimin e strategjisë për zhvillimin e turizmit në Rajonin Jugperëndimor të Planifikimit dhe përforcimit të kapaciteteve të pushtetit lokal në fushën e zhvillimit të turizmit.
Albanian
Dernières nouvelles
Risi nga bashkëpunimi |
Тurizëm
10/09/2013
Në bazë të vlerësimit të zbatuar për mundësitë, kushtet dhe kapacitetet e komunave nga Rajoni Jugperëndimor të Planifikimit për zhvillimin e Strategjisë për Turizëm, CIRa në periudhën prej 29 deri 31 gusht, në Ohër, ka zbatuar një trajnim “Krijimi i Strategjisë për Turizëm në nivel lokal”. Trajnimi ishte zbatuar nga ana e eksperteve maqedonas për zhvillim lokal dhe rajonal, nga CIRa, z. Zoran Stojkovski, drejtor ekzekutiv dhe z. Zoran Stefanovski, drejtor për financa dhe zhvillim.