Qasje inovative për punësim të rinjve dhe nxitja e tyre për kohezion social në nivelin lokal
Prej 9 deri 11 korrik, në hotel Gligorov, në Strumicë do të mbahet seminar në temën “Qasje inovative për punësimin e të rinjve”. Në evenimentin do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet që punojnë në fushën e nxitjes së punësimit në mesin e të rinjve në Maqedoni si dhe përfaqësues të Rajonit Normandi e Poshtme. Qëllimi i seminarit është të diskutohet për situatën aktuale ekonomike me të rinjtë në Maqedoni dhe Rajonin e Normandisë së Poshtme. Gjatë takimit do të shpërndahen përvoja në pjesën e qasjeve inovative për zgjidhjen e problemit të papunësisë dhe do të krijojë mundësi për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për uljen e përqindjes së papunësisë në mesin e të rinjve.
Pas kësaj ngjarje prej 11 deri 13 korrik, sërish në hotel Gligorov në Strumicë, do të vijojë edhe seminari i dytë në temë “Bashkëpunimi ndër-komunal për nxitjen e kohezionit social për të rinjtë”. Në seminarin do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe lokale nga Republika e Maqedonisë dhe përfaqësues nga Rajoni i Normandisë së Poshtme. Seminari ka për qëllim të ndikojë mbi përmirësimi ne kohezionit social në mesin e të rinjve, me anë të bashkëpunimit institucional të pushteteve lokale dhe kombëtare. Seminari ofron mundësi për shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira mes pjesëmarrësve nga Republika e Maqedonisë dhe Normandi e Poshtme.
Dy ngjarjet janë organizuar nga Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA dhe Shtëpia Evropiane nga Kane, në kuadër të boshtit “Rinia, qytetari lokale dhe evropiane” nga projekti për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.