Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Bashkëpunimi i qyteteve në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar mes Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme i përforcon miqësitë mes qytetarëve dhe autoriteteve lokale

Printer-friendly versionSend to friend

Një delegacion i lartë i Rajonit të Normandisë së Poshtme (Francë), e udhëhequr nga zëvendës kryetari i Rajonit të Normandisë së Poshtme, z-nja Ani An, përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar, ka vizituar Maqedoninë prej 24 deri 27 qershor 2013. Qëllimi i kësaj vizite pune është të bëhet një pasqyrë e bashkëpunimit bilateral të decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë, e cila gjashtë vite radhazi zhvillohet mes dy territoreve.

Delegacioni kishte mundësi të realizojë disa takime pune me institucionet në Maqedoni, të cilat në mënyrë direkte ose indirekte janë pjesë e bashkëpunimit të decentralizuar. Më 26 korrik 2013, z. Koce Trajanovski, kryetar i BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit, ka pritur delegacionin në zyrat e BNJVL. Gjatë takimit bisedohej për 7 vëllazërimet aktive të komunave nga Maqedonia dhe Normandia e Poshtme që vazhdimisht zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar prej vitit 2006 deri më sot. Z. Trajanovski dhe z-nja Ani An kanë shprehur kënaqësinë e tyre nga aktivitetet e realizuara në qytetet, të cilat funksionojnë pavarësisht dhe luajnë rol kryesor në zhvillimin e komunave të tyre në nivelin ndërkombëtar dhe lokal. Rrjetëzimet e tyre lokale vazhdojnë edhe në etapën e tretë bashkëpunimit prej 2013 deri më 2016 për të përforcuar lidhjet aktuale mes qytetarëve, si dhe të inkurajojnë bashkëpunime të reja ndërkombëtare mes vetëqeverisjeve lokale të dy territoreve.

 

Albanian
01/07/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”