Përforcimi i boshtit institucional, primare për ardhmërinë e bashkëpunimit
Këshill Drejtues i Mesëm në Kaen (11 prill 2013) dhe në Shkup (16 prill 2013) | Bashkëpunimi i decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë po kalon në fazën e saj të tretë. Si çdo vit, partnerët francez dhe maqedonas u takuan bashkë për të biseduar për aktivitetet e zhvilluara në periudhën prej tetor 2012 deri më prill 2013. Ata biseduan edhe për ardhmërinë e bashkëpunimit gjatë tre viteve të ardhshme.
Këshilli Drejtues i Mesëm i partnerëve nga Normandia e Poshtme u zhvillua në Kaen, më 11 prill 2013. Partnerët francez u njoftuan me situatën aktuale politike në Maqedoni pas zgjedhjeve lokale 2013. Ndryshimet politike në Maqedoni për momentin nuk kanë ndikim të madh mbi bashkëpunimin. Gjatë Këshillit Drejtues të Mesëm të partnerëve nga Maqedonia që u zhvillua në Shkup, më 16 prill 2013, gjithashtu flitej për zgjedhjet lokale. bashkëpunimi mes qyteteve të dy territoreve do të vazhdojë të përforcohet dhe zhvillohet ndërsa zhvillimi i qëndrueshëm dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbeten prioritet në programet e kryebashkiakëve të rinj.
Aktivitetet e realizuara dhe planifikuara për këtë vit po realizohen sipas planit të veprimit. Në Kaen, si dhe në Shkup, secili prej partnerëve kishte mundësinë të flet për aktivitetet e tyre, rezultatet e arritura dhe vështirësitë gjatë punës. Zbatimi i aktiviteteve dhe bashkëpunimi me partnerët vazhdon të zhvillohet pa ndërprerë.
programi i ri trevjeçar 2013-2016 vazhdon të zhvillohet me mbështetjen e autoriteteve lokale. aktivitet do të strukturohen për të përforcuar bashkëpunimin institucional, shkëmbimet mes dy territoreve dhe mobilitetin e të rinjve. Problemet e komunave dhe bashkësitë territoriale mbeten si një prej qëllimeve primare të bashkëpunimit, me praninë e zmadhuar nga ana e pushtetit lokal. Avancimi i bashkëpunimit në të ardhmen do të sjell edhe ri-strukturim të boshteve, me qëllim të themelimit të bashkëpunimit më të suksesshëm horizontal ne të cilën do të integrohet më lehtë qasja territoriale.
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë e konfirmoi prezencën në bashkëpunimin me përfaqësuesin e saj në këshillin drejtues në Shkup dhe gjithashtu shprehi qëndrimin pozitiv për qëllimet e bashkëpunimit. Ambasada e Francës gjithashtu është e pranishme në bashkëpunimin dhe ambasadorja Oer i njoftoi për herë të parë partnerët maqedonas në rezidencën e saj në Shkup. Ajo e theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, që njëherë e paraqet rolin e rëndësishëm të politikës franceze në Ballkan.
Në dy këshillat drejtues të gjithë pjesëmarrësit kanë treguar vullnetin e përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit Normandi e Poshtme / Maqedoni, si dhe për vazhdimin e aktiviteteve që do të plotësojnë nevojat e qytetarëve të dy territoreve.