Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Takim i ministrit Nikolla Popovski me zëvendës-kryetarin e Rajonit të Normandisë së Poshtme, z-nj Ani An

Printer-friendly versionSend to friend

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Popovski, më 26 korrik 2013 realizoi takim me delegacionin e Rajonit të Normandisë së Poshtme (Francë), i cili ishte në vizitë pune treditëshe në Maqedoni, i udhëhequr nga z-nja Ani An, zëvendës kryetari i Rajonit dhe përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar. E.S. Lorans Oer, ambasadorja e Francës në Maqedoni gjithashtu ishte e pranishme në takimin mes ministrit Popovski dhe z-nj Ani An.

Gjatë takimit ishte theksuar rëndësia e bashkëpunimit të decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë, e cila me sukses realizohet gjashtë vite me radhë nëpërmjet një sërë projektesh të karaktereve të ndryshme dhe në fusha të ndryshme. Gjatë kësaj, janë realizuar vizita të shumta të delegacioneve të dy palëve, të cilat gjithë kanë kontribuar për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, posaçërisht në drejtimin e brendshëm dhe zhvillimin lokal.

Ministri Popovski ka shprehur interes për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë me Normandinë e Poshtme, që është një prej rajoneve më të rëndësishme dhe më të zhvilluar ekonomikisht në Francë. Gjithashtu, ai theksoi që ky lloj i bashkëpunimit paraqet platformë e vërtetë për shkëmbim të eksperiencave në nivelin lokal, por edhe mundësi që bashkëpunimi i tillë të shfrytëzohet në funksion të perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Lajmin e publikuar në origjinal mund të lexoni në internet faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Albanian
01/07/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”