Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Intervistë me z-nj Ani An, zëvendës kryetare e Rajonit Normandi e Poshtme (Ambasada e Republikës së Francës në Maqedoni)

Printer-friendly versionSend to friend
Albanian

Pas vizitës së saj zyrtare Maqedonisë në qershor të këtij viti, z-nja Ani An, zëvendës kryetare e Rajonit Normandia e Poshtme e Francës, u përgjigj disa pyetjeve dhe prezantoi drejtimet për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.  

1. Bashkëpunimi me Rajonin e Normandisë së Poshtme është një prej më të rëndësishme për Maqedoninë. Cilat janë elementet më kryesore të programit gjatë vizitës së juaj në Maqedoni me rastin e Festivalit të Filmit Francez?

Bashkëpunimi mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë zhvillohet më disa vite dhe janë të dukshme shumë rezultate konkrete, fillimisht llojllojshmëria dhe numri i madh i partnerëve nga Normandia e Poshtme dhe Maqedonia që janë kyçur në bashkëpunimin: shoqata të qytetarëve, autoritete lokale dhe rajonale, shkolla të mesme, institucione kulturore, etj. 

Vendi më mahnit: populli i saj i cili shumë mirë mbisundon me njohurinë e idesë për Evropë, me Frankofoninë, me gjitha sfidat e vendit për hyrje në Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për një vend ambicioz, krenare për vlerat e saja dhe me dëshirë të luajë një rol të madh në procesin e euro-integrimeve bashkë me fqinjët. Ky është një vend me vlera të rëndësishme, duke marrë parasysh pozitën gjeografike si dhe lidhjet të cilat gradualisht ka themeluar me vendet anëtare të BE-së, siç është edhe Franca.

Më pritën me zemër dhe mendoj të vazhdoj dhe tërësisht të mbështes këtë bashkëpunim që ka filluar në vitin 2006 dhe pas të cilit qëndrojnë një numër i madh i autoriteteve lokale dhe qendrore, me të cilët kisha mundësinë të takohem, si dhe Ambasadorja e Francës, ekselenca e saj Oer, të cilës gjithashtu i falënderoj.

2. Cilat janë prioritete e bashkëpunimit të decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë për 3 vitet e ardhshme?  

Bashkëpunimi institucional për inkurajimin e decentralizimit dhe zhvillimin e barabartë rajonal  

Decentralizimi është shtylla e demokracisë lokale që bazën e ka në zhvillimin e autoriteteve lokale. programi për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë ka për qëllim të inkurajojë inovacionin në këtë fushë dhe të mbështet Maqedoninë në zbulimin e përvojave të Francës në këtë fushë. Ky bosht i bashkëpunimit ishte në plan të parë gjatë vizitës sime.

Sfidë e përbashkët e Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë është promovimi ndërkombëtar, bashkëpunimi dhe krijimi i një ardhmërie evropiane. Andaj, integrimi evropian mbetet një element gjithëpërfshirës në gjitha aktivitetet për shkëmbim: mobilitet për të rinjtë, përforcim të kapaciteteve të administratës lokale publike, arsim në fushën e të drejtave të njeriut.

Qëllimi është të punohet në drejtim të përforcimit të këtij bashkëpunimi dhe me kalimin e kohës të caktohen perspektiva të reja të punës, kryesisht në planin ekonomik, siç përmendi ekselenca e saj, z-nja Oer, gjatë takimit tonë.

Mobiliteti i personave të rinj gjithashtu paraqet sfidë. Inkurajimi i mobilitetit për personat e rinj nga Normandia në Maqedoni dhe anasjelltas, paraqet një proces të rëndësishëm dhe angazhim për dy vendet.

3. A ekzistojnë për juve dhe për Rajonin e Normandisë së Poshtme projekte të cilat do të theksonit?

Klasifikimi i plazheve të shkarkimit të aleatëve në Normandi (Dita D) si trashëgimi kulturore botërore e UNESKO-s

Maqedonia dhe Rajoni i Normandisë së Poshtme janë të njohur me pasuritë e tyre natyrore dhe kulturore. Ruajtja e trashëgimisë kulturore nënkupton më tepër aspekte: valorizim, ngritje të vetëdijes së popullatës dhe promovim. Shpeshherë, këto vende të rëndësisë kulturore e mbajnë kohën e historisë, por në kohën e njëjtë edhe potencialin e kujtimeve dhe pajtimit.

Lufta e Parë Botërore dhe Fronti Lindor: historia e përbashkët

Periudhat historike të Maqedonisë dhe Francës janë ndërlidhur shpeshherë, ndërsa koha më e njohur është ajo gjatë Luftës së Parë Botërore. Janë parashikuar shumë projekte kërkimi, kulturore, historike dhe arsimore për të dëshmuar njërën prej periudhave më të rënda të Evropës. E gjithë kjo për të promovuar kuptim të përbashkët dhe paqe.

versioni origjinal në gjuhën frënge

 

07/08/2013
http://www.ambafrance-mk.org

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”