Fermerë maqedonas për vizitë në Kosovë
Më 12 gusht 2013, Federata e Fermerëve e Republikës së Maqedonisë organizoi një vizitë studimore për fermerët maqedonas në Kosovë. Vizita ishte organizuar në bashkëpunim me IADK (Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë). Në vizitën studimore morën pjesë 13 fermerë nga rajoni jugperëndimor dhe Shkupit të Maqedonisë. Vizita kishte për qëllim të shkëmbehen eksperienca në pjesën e mirëmbajtjes së higjienës në fermë dhe ushqimi i drejtë i bagëtisë.
Gjatë vizitës fermerët kishin mundësinë të shikojnë model të fermave – sisteme të hapura dhe të lira të kultivimit të lopëve, i përpunuar sipas rregullave dhe standardeve evropiane. Ata gjithashtu kishin mundësinë të vizitojnë qumështoren ALDI, në të cilën përdorin kolektorë dielli për pasterizimin e qumështit, duke kursyer mbi 40% të shpenzimeve, me çfarë japin kontributin e tyre për mjedis jetësor më të pastër dhe përdorim të burimeve natyrore të energjisë.
Përfaqësuesit e FFRM-së dhe fermerët nga Maqedonia ishin pranuar edhe nga ana e drejtorit ekzekutiv të IADK, z. Zenel Bunjaku. Gjatë takimit ishte diskutuar për gjendjen momentale të prodhimtarisë së qumështit në Maqedoni. Drejtori i IADK shprehu dëshirë për thellimin e bashkëpunimit me FFRM-në në të ardhmen në pjesën e cilësisë së qumështit si dhe fillim të bashkëpunimit në temë të re me interes të përbashkët për dy organizatat – agroturizmi.