„Krijimi i Strategjisë për Turizëm në nivelin lokal” në Ohër
Në bazë të vlerësimit të zbatuar për mundësitë, kushtet dhe kapacitetet e komunave nga Rajoni Jugperëndimor të Planifikimit për zhvillimin e Strategjisë për Turizëm, CIRa në periudhën prej 29 deri 31 gusht, në Ohër, ka zbatuar një trajnim “Krijimi i Strategjisë për Turizëm në nivel lokal”. Trajnimi ishte zbatuar nga ana e eksperteve maqedonas për zhvillim lokal dhe rajonal, nga CIRa, z. Zoran Stojkovski, drejtor ekzekutiv dhe z. Zoran Stefanovski, drejtor për financa dhe zhvillim. Të ftuar-ekspertë në trajnimi ishin përfaqësuesit e partnerit francez të CIRa-s nga Rajoni i Gjirit Mon Sen Mishel, z-nja Sandrin Pule, përgjegjëse për komunikim, kulturë, turizëm dhe mjedis jetësor në Rajonin e Gjirit Mon Sen Mishel dhe z. Bertan Sor, kryetar i shoqatës Turizëm në rajonin e gjirit.
Pjesëmarrës në trajnimin ishin përfaqësues të komunave të Rajonit Jugperëndimor të Planifikimit në Maqedoni. organizatat që kanë marrë pjesë në aktivitetet e këtij komponenti gjithashtu kanë marrë pjesë në trajnimin me përfaqësues të tyre: Ministria për Vetëqeverisje Lokale e RM-së (Sektori për Zhvillim Rajonal), Qendra për Zhvillim të Rajonit Jugperëndimor të Planifikimit dhe Oda Turistike e RM-së.
Qëllimi i trajnimit të realizuar ishte të prezantohet procesi i plotë i hartimit të strategjisë për turizëm, prej hapave përgatitore deri në planin e veprimit për zbatimin e saj. Në këtë mënyrë, pjesëmarrësit e trajnimit kishin mundësinë të përfitojnë njohuri dhe të marrin shkathtësi të reja për zhvillimin e strategjisë lokale për turizëm nëpërmjet prezantimeve interaktive, punës në grupe dhe panel diskutime. Ekspertët nga Normandia e Poshtme kishin mundësinë të prezantojnë mënyrën franceze të punës në këtë fushë dhe njëherë të shkëmbejnë eksperiencat e tyre për zhvillimin e turizmit nga Rajoni i Gjirit Mon Sen Mishel.
Për zbatimin e strategjisë për zhvillimin e turizmit në nivel lokal, rezultatet e këtij trajnimi së shpejti do të përmblidhen në një publikim përkatës që do të shërbejë si manual për zbatimin përkatës.