Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Debat publik për propozim-strategjinë për të rinj të Qytetit të Shkupit

Printer-friendly versionSend to friend

Më 8 tetor 2013, në Këshillin e Qytetit të Shkupi u zhvillua debati publik i fundit për propozim-versionin e Strategjisë Lokale për të Rinj të Qytetit të Shkupit, të cilën gjatë vitit të fundit ka përgatitur Koalicionit SEGA me mbështetjen e Qytetit të Shkupit dhe programit për bashkëpunim të decentralizuar Normandi e Poshtme/Maqedoni. Në debatin kanë marrë pjesë kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, përfaqësuesi i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Zorica Stamenkovska, si dhe drejtori ekzekutiv i Koalicionit SEGA, Zoran Ilieski. 

„Pas një viti nga fillimi i procesit të krijimit të strategjisë për të Rinj të Qytetit të Shkupit, sot, vetëm me kemi para nesh draft versionin e strategjisë që duhet të jep drejtimet e veprimit në të ardhmen për të përmirësuar pozitën e të rinjve në Qytetin e Shkupit. Bashkë me Koalicionin e Shoqatave Rinore SEGA, si hartues i kësaj strategjie, kemi ecur një rrugë të gjatë për të arritur në këtë draft version, ishin organizuar dy konferenca, një analizë dhe tani, erdhëm në fund, për të bërë korrigjimet e fundit të kësaj propozim-strategjie, një dokument që për mua personalisht është me rëndësi të madhe. Duke marrë parasysh rëndësinë që e kanë të rinjtë në një shoqëri, iniciativa për krijimin e strategjisë për të rinj, unë si kryetar pa asnjë hamendje e pranova, sepse në programin tim zgjedhor të rinjtë marrin një vend të posaçëm, sepse jam i bindur që institucionet duhet në mënyrë më aktive të kyçen në zgjedhjen e problemeve dhe në mbështetjen e nevojave të të rinjve, në secilin segment të jetës shoqërore“, theksoi kryetari Trajanovski.

Versioni i punës i Strategjisë Lokale për të Rinj të Qytetit të Shkupit ka për qëllim të përmirësojë gjenden e përgjithshme të jetës së të rinjve në Qytetin e Shkupit, ndërsa përfshin më tepër fusha të veprimit, si për shembull: arsim, vetë-punimi i të rinjve, shëndet dhe parandalim, kulturë, informim, punë lokale rinore si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës për të rinjtë.

Propozim versioni i kësaj Strategjie ka kaluar tre fazat e përpunimit, konferenca fillestare për nisjen e procesit të krijimit të politikave lokale rinore në Qytetin e Shkupit, e mbajtur më 28.11.2012, pastaj zbatimi i anketës për analizimin e mendimit publik dhe analizë të qëndrimit të të rinjve në Qytetin e Shkupit, me qëllim të hulumtohen nevojat specifike të të rinjve në nivel të Qytetit të Shkupit, ishte zbatuar një mostër përfaqësuese prej 600 të rinjve në 10 komuna të territorit të qytetit të Shkupit si dhe një konferencë në temën “Strategjia për të Rinjtë e Qytetit të Shkupit” e organizuar më 12 qershor 2013. Në hartimin e këtij dokumenti ishin shfrytëzuar eksperiencat e shkëmbyera në këtë temë me institucionet përkatëse të Rajonit të Normandisë së Poshtme gjatë vizitës studimore e organizuar në maj 2013.   

Versioni i punës i Strategjisë për të Rinj e Qytetit të Shkupit përputhet me Strategjinë Kombëtare për të Rinj të Republikës së Maqedonisë, ndërsa që të bëhet dokument zyrtar duhet të vendoset në votim në një prej seancave të radhës të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Albanian
09/10/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”