Të drejta të Njeriut 1
Boshti i bashkëpunimit: Të drejta të Njeriut
Носител на проектот
Të drejtat e njeriut janë baza e shoqërisë demokratike dhe bashkëkohore. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe liritë themelore është e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm si në Maqedoni, ashtu edhe në Normandi të Poshtme.
Në këtë drejtim, Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme ka ftuar Institutin Ndërkombëtar për të Drejta të Njeriut dhe Paqe, bartësi i vlerave të Normandisë së Poshtme, të zbatojë aktivitete me partnerë maqedonas dhe në atë mënyrë më tepër të zhvillohen lidhjet miqësore të dy territoreve.
Në vitin 2010, Instituti Ndërkombëtar për të Drejta të Njeriut dhe Paqe ka organizuar shumë aktivitete me partnerë maqedonas, si janë: programi i përbashkët i aktiviteteve me Fondacionin Metamorfozis për ndikimin e teknologjive të reja mbi liritë themelore, bashkëpunimi me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë, pjesëmarrje të të rinjve maqedonas në shkolla verore të dedikuar temës së paqes që çdo vit instituti i organizon, pjesëmarrje të francezëve të rinj nga Normandia e Poshtme në seminar francez-maqedonas në Shkup. Të drejtat e njeriut është boshti transversalë e bashkëpunimit që arrin fusha të ndryshme të bashkëpunimit dhe ka për qëllim të mbështet dialogun social dhe demokratik.
Qëllime
Aktivitete kryesore
• Seminar “Sajber hapësira dhe të drejtat e njeriut” qershor 2010 në Kaen;
• Seminar “Liri dhe privatësia në internet” 21 dhe 22 maj, në Shkup ;
• Trajnim për avokatë – qershor 2012, në Ohër, pastaj shtator 2012 në Veles,
• Shkolla verore për paqe në temë “Varfëria dhe paqja“, prej 7 deri 13 korrik 2012, në Kaen;
• Seminar i parë dedikuar të drejtës krahasuese të sistemit juridik francez dhe maqedonas – 21 shkurt 2013, në Shkup.