Qyteti i Shkupit fillon politikë të re për të rinjtë me mbështetje nga Normandia e Poshtme
Më 28 nëntor 2012, Koalicioni i Organizatave Rinore – SEGA ka organizuar konferencën “Politika për të rinjtë për Qytetin e Shkupit” në partneritet me qytetin e Shkupit, Këshillin Rajonal të Normandisë së Poshtme dhe Shtëpia Evropiane nga Kaeni, Normandi e Poshtme. Qëllimi i konferencës ishte të caktohet gjendja e të rinjve dhe politikave rinore në qytetin e Shkupit. Konferenca ka simbolizuar edhe kyçjen e qytetit të Shkupit në boshtin “Rinia” të bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë dhe paraqet vazhdim i aktiviteteve të filluara për zbatimin e projektit “Krijimi i strategjisë lokale rinore për qytetin e Shkupit“.
Kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, zyrtarisht e hapi konferencën në praninë e publikut të gjerë që ishte përbërë nga të rinj, profesorë të shkollave të mesme, organizatave joqeveritare, përgjegjës për politika rinore, kryetarë komunash nga Normandia e Poshtme dhe medie. Kryetari i Qytetit të Shkupit ka shprehur kënaqësinë e tij për konferencën e parë të organizuar në partneritet me SEGA mbi temën e rinisë sepse pikërisht të rinjtë janë ardhmëria e Shkupit. Ai gjithashtu theksoi që Strategjia Lokale për të Rinj e Qytetit të Shkupit duhet të përgjigjet nevojave të rinjve në qytet, por edhe duhet të nxit konceptin e qytetarit aktiv si nevojë për shoqërinë tonë.
Kryetarët e Normandisë së Poshtme i prezantuar përvojat e tyre dhe politikat për të rinjtë në qytetet e tyre. Kusit Kueta, zëvendës-kryetar përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtare në komunën Erovil-Sen-Kler tha: “Shkupi filloi procedurën për krijimin e organeve për konsultim me të rinjtë. Ne ende nuk jemi në atë fazë dhe prandaj mendoj që kjo përvojë do të jetë e rëndësishme për Erovil-Sen-Kler.” Silvian Lepoiteve, zëvendës-kryetare përgjegjëse për sektorin qytetar të komunës Erovil-Sen-Kler deklaroi: “Ndonëse në distancë, ne jemi shumë të ngjashëm. Çdoherë është interesante të shikohet që nuk jemi të vetmit që përballohemi me probleme të caktuara (rininë), por që do të ndodh gjithkund.” Zhan-Poll Goshar, kryetar i qytetit If e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë sepse ajo ju ka mundësuar partnerëve të shkëmbejnë praktika dhe mbështetje të ndërsjellë.
Konferenca ishte dinamike dhe pjesëmarrësit në mënyrë aktive kanë diskutuar me qëllim që të zgjidhen problemet me të cilat të rinjtë në Shkup dhe në Maqedoni po përballohen. Për atë qëllim, pas pjesës së parë të konferencës, gjatë të cilës përgjegjësit për politika rinore i shprehën qëndrimet e tyre, bashkë me profesorët e shkollave të mesme dhe organizatat joqeveritare lokale, kanë punuar në grupe pune mbi tema të ndryshme në pajtim me Strategjinë Kombëtare për të Rinjtë.
Zoran Ilievski nga SEGA e përmbylli konferencën duke uruar punën e frytshme të grupeve të punës. Ai theksoi që rezultatet e konferencës janë vetëm një hap drejt përpilimit të strategjive që do të kanë për qëllim të zgjedhin problemet rinore.
Në të ardhmen do të themelohen grupe pune në nivel të secilës komunë për të krijuar një hapësirë për të rinjtë të shprehen dhe të japin propozime për të gjetur zgjidhje të problemeve rinore.
Albanian
30/11/2012