Përfaqësues të rajonit Mont Sen Mishel dhe Maqedonisë tregojnë vullnet për bashkëpunim
Delegacion i rajonit të Mont Sen Mishel vizitoi Maqedoninë prej më 1 deri më 6 qershor të vitit 2012. Qendra për zhvillim institucional (QZHI) dhe Qendra për iniciativa të reja në art dhe kulturë – Lokomotiva, e kanë shoqëruar delegacionin gjatë qëndrimit të tyre dhe kanë paraqitur potencialet kulturore dhe turistike të Maqedonisë.
Qëllimi i vizitës studimore ishte që të dy palët të gjejnë interesa të përbashkët dhe në këtë mënyrë të përfaqësohen në programin për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.
Delegacioni i rajonit të Mont Sen Mishel u takua me përfaqësues të QZHI me qëllim që të bisedojnë për turizmin dhe promocionin turistik të të dy territoreve. Përfaqësues të QZHI-së kanë prezantuar planin për përgatitjen e strategjisë për zhvillim të turizmit në nivel të rajonit jug-perëndimor të planifikimit. Ekspertë nga rajoni Mont Sen Mishel me përvojën e tyre praktike dhe ekspertizën do të përkrahin QZHI-në në realizimin e këtij aktiviteti, kurse partnerët do të punojnë edhe në metodologjinë pjesëmarrëse që ka për qëllim të promovojë potencialet turistike të dy territoreve.
Delegacioni, i shoqëruar nga QZHI, ka mbajtur takim me përfaqësues të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Odën Turistike të Maqedonisë ku është folur mbi përparësitë dhe sfidat për zhvillimin e turizmit në Maqedoni, në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar. Ditën e ardhshme, delegacioni vizitoi më shumë komuna nga rajoni jug-perëndimor i planifikimit, siç është Struga, ku u takua me drejtoreshën e Qendrës për zhvillim të rajonit jug-perëndimor të planifikimit dhe Vevçanit, ku në prani të përfaqësuesve të komunës, anëtarët e delegacionit kishin mundësinë të njoftohen me pasuritë natyrore të qytetit.
Dy ditët e ardhshme ju përkushtuan njohjes me gjendjen nga fusha e kulturës në rajonin planifikues të Pellagonisë. Lokomotiva e ka shoqëruar delegacionin dhe ata së bashku kanë vizituar komunën Mogila ku janë takuar me kryetarin e komunës, por edhe me punëtorët kulturor që veprojnë me shumë entuziazëm që të ruajnë traditat kulturore maqedonase nëpërmjet festivaleve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore. Ata gjithashtu u takuan me drejtoreshën e institucionit kombëtar „Enti dhe muzeu Manastir“, me drejtoreshën e Qendrës për zhvillim të rajonit planifikues të Pellagonisë, drejtorin e Qendrës Kulturore dhe përfaqësues të Qendrës Kulturore Rinore të Manastirit.
Në fund të katër ditëve të punës, të dy palët kanë treguar vullnet dhe iniciativë për bashkëpunim të ardhshëm në bazë të qëllimeve të përcaktuara. Të dy territoret janë shumë të ngjashme nga pikëpamja e kulturës dhe turizmit, dy fushat ku partnerët francez dhe maqedonas do të mundohen të punojnë së bashku.