Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Arkitektura e vjetër, mundësi për zhvillim të qëndrueshëm

Printer-friendly versionSend to friend
Mundësia për të mbrojtur perlat arkitektonike dhe të vendosen në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ishte në fokusin e konferencës dedikuar standardeve për mbrojtjen e trashëgimisë që më 9 maj të këtij viti u mbajt në Veles. Në konferencën, që ishte organizuar nga Shoqata e Qyteteve nga Maqedonia me Trashëgimi Arkitektonike dhe Shoqata Franceze Kombëtare e Qyteteve me Histori dhe Art, kreu i komunës Goran Petrov në cilësinë e kryetarit të shoqatës maqedonase e theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi. “Bashkëpunimi i këtyre dy shoqatave vetëm më ka hyrë në vitin e gjashtë dhe jam shumë i lumtur që ky bashkëpunim po zhvillohet paralelisht me aktivitetet e programit bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme në Republikën e Francës. Trashëgimia arkitektonike nuk mund të ruhet në magazinë. Ajo është një thesar që nënshtrohet kushteve kohore, vlerë që armikun e vetëm e ka kohën. Por, me miq si Shoqata e Qyteteve nga Maqedonia dhe Shoqata Kombëtare nga Franca, këtë pasuri do të ruajmë dhe do të jetë krenari edhe për gjeneratat e ardhshme”, theksoi Petrov. 
Zhan Iv Lavoar, këshilltar për kulturë dhe bashkëpunim pranë Ambasadës së Republikës Franceze dhe drejtor i Institutit Francez e theksoi rëndësinë e projektit. “Shpresoj që qëndrimi disaditor i ekspertëve nga Franca në Maqedoni, takimet dhe vizitat që janë mbajtur në Veles, Kumanovë, Shtip, Berovë dhe Kratovë kanë nxitur biseda interesante dhe shkëmbime të përvojave. Zbatimi i standardeve evropiane për trashëgimi kulturore është një temë mjaft e rëndësishme dhe ne, si dhe Ambasada, vazhdimisht do të mbështesim ato iniciativa. Në veçanti më gëzon fakti dhe kisha dashur të uroj bashkëpunimin e pasur në plan të përgjithshëm që është vendosur me rajonin e Normandisë së Poshtme”, tha Lavoar. 
Në konferencën ishte e pranishme edhe Ivana Dimistrovska, udhëheqëse e bashkëpunimit Maqedoni-Normandi të Poshtme dhe Ludivin Basku, menaxher i politikave të Shoqatës Kombëtare Franceze ndërsa mekanizmat e mbrojtjes së trashëgimisë arkitektonike i prezantoi Antoan Brugerol, ekspert-arkitekt për trashëgimi. Para vizitorëve të pranishëm dhe organizatave siç janë ALDA, IKOMOS – Maqedoni, përfaqësuesit e institucioneve përkatëse shtetërore, organizatat qytetare dhe mediet, arkitektet e qyteteve të përfshira në projektin kanë prezantuar përshtypjet nga etapa e parë e inventarizimit të trashëgimisë arkitektonike. Themelimi i partneriteteve mes komunave dhe institucioneve kombëtare, krijimin i një vegle për inventarizim të trashëgimisë që do të ndjek standardet evropiane por do të përshtatet sipas specifikave dhe nevojave të Maqedonisë, ndërsa më tepër sensibilizimin e qytetarëve kanë qenë vetëm një pjesë e konkluzioneve që në etapën vijuese duhet të krijojnë rrjeti i personave profesional në gjitha nivelet për të mbrojtur trashëgiminë. Qëllimi përfundimtar është krijimi i dokumentacionit me të cilën komunat mund të aplikojnë para fondeve evropiane dhe të sigurojë mjete për ringjalljen e identitetit arkitektonik dhe vendosja e saj në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë lokale. 
Përveç organizimit të konferencës, në sajë të misionit të tyre në Maqedoni, përfaqësuesit e shoqatës franceze kanë punuar edhe me ekipe projekti në pesë komunat. Në fazën vijuese, pjesë e projektit do të jetë edhe komuna e Krushevës.
 
Albanian
09/03/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”