Më 22 maj, konferenca ndërkombëtare “Liria dhe Privatësia në Internet” 2012 e organizuar nga ana e Institutit për të Drejta Njerëzore dhe Paqe (Kaen) dhe Fondacioni Metamorfozis (Shkup), në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar Normandi e Poshtme/Maqedoni, kishte mbaruar me sukses në Shkup.
Boshti i bashkëpunimit: Teknologji Digjitale
Bartës të projektit
Zbatimi i procesit të decentralizimit në Republikën e Maqedonisë kërkon kyçje më të madhe të teknologjive informative-komunikative (TIK) për të përmirësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin publik të vendimmarrjes dhe pushtetit lokal. Teknologjitë e reja paraqesin fuqi shtytëse për nxitjen e reformave në administratën publike, që të mundësohet transparencë më të madhe të institucioneve përpara qytetarëve.
Kohën e fundit, qytetarët janë kthyer drejt formave të reja të informimit. Kjo kërkon krijim më të madh të e-përmbajtjeve me risitë lokale.
Politika e Rajonit Normandi e Poshtme në fushën e zhvillimit digjital mbështetet mbi vizionin e përbashkët të njësive lokale, të zyrtarizuar me Strategjinë për Koherencë Rajonale dhe Menaxhim Digjital.
Qëllimet
• Përmirësimi i kapaciteteve digjitale të pushteteve lokale në Normandi të Poshtme dhe Maqedoni;
• Përdorimi i teknologjive informative-komunikative (TIK) për përforcimin e pjesëmarrjeve qytetare në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimin lokal;
• Krijimi i fushës për punë me anë të qasjes publike në internet.
Aktivitetet kryesore
• Konferenca Ndërkombëtare për Pjesëmarrje Qytetare me anë të Medieve të Reja e mbajtur në Shkup në vitin 2009;
• Shkëmbim i përvojave mes animatorëve të klubeve digjitale në Maqedoni dhe Normandi të Poshtme;
• Konferencë në temë “ Internet hapësira dhe të Drejtat e Njeriut” në Caen, Francë, 2011;
• Krijimi i viki portaleve për promovimin e përmbajtjeve në nivel lokal dhe rajonal;
• Hartimi i udhëzuesit për përdorimin e viki portaleve dhe trajnim i të rinjve mbi përdorimin e viki portaleve si vegël për promovimin e territoreve.
Albanian