Mundësia për të mbrojtur perlat arkitektonike dhe të vendosen në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ishte në fokusin e konferencës dedikuar standardeve për mbrojtjen e trashëgimisë që më 9 maj të këtij viti u mbajt në Veles. Në konferencën, që ishte organizuar nga Shoqata e Qyteteve nga Maqedonia me Trashëgimi Arkitektonike dhe Shoqata Franceze Kombëtare e Qyteteve me Histori dhe Art, kreu i komunës Goran Petrov në cilësinë e kryetarit të shoqatës maqedonase e theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi.