Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Krahasim i sistemit juridik francez dhe maqedonas – hapi i parë drejt shkëmbimit më të strukturuar me Francën

Printer-friendly versionSend to friend
Më 21 shkurt 2013, në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, për herë të parë u zhvillua seminar dedikuar të drejtës krahasuese të sistemit juridik francez dhe maqedonas. Iniciativa për organizimin e një evenimenti të tillë është marrë nga Instituti Ndërkombëtar për të Drejta të Njeriut dhe Paqe i cili prej kohe bashkëpunon me Maqedoninë në temat e të drejtave të njeriut dhe të drejtën e punës. 
 
Seminari ishte hapur nga ana e E.S. z-nja Lorens Oer, ambasadorja e Francës në Maqedoni. ajo përshëndeti këtë iniciativë që sipas saj, do të jep përgjigje shumë sfidave rreth të drejtës së punës në Francë dhe Maqedoni. Ajo gjithashtu falënderoi gjithë organizatorët e seminarit, si Këshillin Rajonal të Normandisë së Poshtme që ka dhënë përkrahjen për realizimin e evenimentit. 
 
Pas saj, Borçe Davitkovski, Dekani i Fakultetit Juridik në Shkup, theksoi që kjo iniciativë është ndërmarrë para së gjithash për të rinjtë që të shkëmbehen përvojat dhe njohuritë me ekspertët francez dhe të mirëmbahet ky bashkëpunim. Ai theksoi shpresën për hapje të një teme të re të magjistraturës në fushën e drejtës së punës në bashkëpunim me Francën që është kryesuese e shkencës juridike.  
 
Gjatë seminarit, fjalime kishin edhe ekspertë francez dhe maqedonas që kanë diskutuar në tema të ndryshme që prekin përditshmërinë maqedonase, franceze dhe evropiane në fushën e të drejtës së punës. Diskutimet e frytshme mes ekspertëve, studentëve dhe pjesëmarrësve tjera kanë kontribuar për thellimin e njohurive dhe hapjen e një perspektive të re në përfitimin e përvojave pozitive. 
 
Sebastjan Botro-Bonter, drejtori i Institutit Ndërkombëtar për të Drejta të Njeriut dhe Paqe e përfundoi seminarin duke theksuar se debatet kishin të dhëna shkencore dhe profesionale dhe kanë qenë mjaft të dobishme. Ai theksoi që duke bashkëpunuar në tema me interes të përbashkët, në fakt krijohen ura dhe mësohet prej njëri-tjetrit për të gjetur zgjidhje të sfidave që gjithnjë e më tepër po rriten. 
 
Përshtypjet nga seminari ishin pozitive, ndërsa pjesëmarrësit dhe publiku janë të mendimit se vërtet ky është një hap përpara drejt përputhjes së sistemit juridik maqedonas me normat evropiane dhe janë të kënaqur nga kjo iniciative dhe shkëmbim i strukturuar që shpresojnë të vazhdojë edhe në të ardhmen. 
 
Evenimenti që do të ketë vazhdimin në tetor 2013, ishte mbështetur nga Ambasada e Francës në Maqedoni në bashkëpunim me Fakultetin Juridik nga Kaen dhe Fakultetin Juridik në Shkup, ndërsa ndjek dinamikën e shkëmbimeve të dyanshme që zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë. Instituti Ndërkombëtar për të Drejta të Njeriut dhe Paqe nga Kaen është partner i disa organizatave maqedonase në sajë të bashkëpunimit të decentralizuar me të cilat në mënyrë aktive punon në temat e të drejtave të njeriut. 
 

 

Albanian
22/02/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”