Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Krusheva për vizitë në Sen Zham

Printer-friendly versionSend to friend

Prej 21 në 25 shtator 2012, delegacioni nga Komuna e Krushevës ishte për vizitë në Sen Zham. Gjatë vizitës, delegacioni, i përbërë nga Kreu i Komunës, Kryetari i Këshillit Komunal dhe Nëpunës nga Komuna, ka vizituar institucionin mjekësor, kopshtin për fëmijë, grupin shkollor dhe deponinë e Sen Zham. Delegacioni maqedonas e vizitoi edhe panairin në Sen Zham. Në edicionin e sivjetshëm të panairit ishin organizuar disa evenimente si: eko-fshat, argëtim dhe ekspozita.
Gjatë qëndrimit të delegacionit maqedonas në Sen Zham, ishte mbajtur edhe një komitet në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues nga qytetet e Normandisë së Poshtme, si Vistream dhe Ermanvill-Syr-Merr dhe partnerët e bashkëpunimit nga sektori joqeveritar. Tema e takimit ishte të bisedohet për bashkëpunimin dhe të identifikohet lidhja e mundshme me projektin për zhvillim territorial.  
Vizita e Krushevës në Sen Zham vijon pas takimit të parë mes dy komunave që u zhvillua në shkurt të vitit 2012.

Albanian
26/09/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”