Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Diploma nderi për pjesëmarrësit nga Berova (MK) dhe Livaro (FR)

Printer-friendly versionSend to friend

Projekti për korrespodencë mes nxënësve nga Berova (MK) dhe Livaro (FR), në sajë projektit për bashkëpunim të decentralizuar, vazhdon të realizohet pandërprerë. Andaj, më 24 qershor 2013, nxënësit nga Berova dhe Livaro morën diploma nderi për shkresat e tyre. Me këtë rast, kryetari i Berovës ju uroi suksesin të rinjve nga Verova, duke ju shpërndarë diplomat.

Në kohën e njëjtë, në Livaro, në prani të kryetarit, gjithashtu nxënësve ju ishin shpërndarë diploma nderi. Me anë të video konferencës, nxënësit e dy qyteteve i uruan diplomat. Në ceremoninë e shpërndarjes ishin të pranishëm edhe prindërit e nxënësve, që njëherë ishte mundësi e shkëlqyer të bisedojnë për udhëtimin e planifikuar të të rinjve të Berovës në Livaro, të cilët do të jenë të akomoduar në familjet e miqve të tyre nga Normandia e Poshtme.

Albanian
24/06/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”