Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Vullnetare nga Normandia e Poshtme në Zyrën e Bashkëpunimit në Shkup

Printer-friendly versionSend to friend
Në kuadër të projektit “Evropa Lokale”, i zbatuar nga Koalicioni i Organizatave Rinore – SEGA dhe Shoqata Franceze SENOIS, një vullnetare nga Normandia e Poshtme ka ardhur në Maqedoni. Ajo ka filluar me punë në Shkup dhe aty do të punojë deri në tetor të vitit 2013. 
 
Vullnetarja do të shkruajë reportazhe dhe shkresa për çështjet ekonomike, politike dhe sociale në Maqedoni me qëllim që partnerët francez të jenë të informuar për gjendjen në vendin me të cilin bashkëpunojnë. Gjatë aktiviteteve të organizuara dhe vizitave, ajo do të informojë partnerët e bashkëpunimit për vullnetarizmin dhe shkëmbimet ndërkulturore.  
 
Një prej qëllimeve të programit për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë është edhe promovimi i vullnetarizmit si mundësi për kyçjen të rinjve në jetën profesionale dhe promovimin e pjesëmarrjes aktive qytetare nëpërmjet mobilitetit të personave. 
 
Projekti “Evropa Lokale” është financiar nëpërmjet programit të Bashkimit Evropian “Rinia në Aksion” dhe Agjencia Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet. Projekti është rezultat i partneritetit mes Koalicionit të Organizatave Rinore – SEGA, shoqatës SENOIS, Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme, Shtëpia Evropiane në Kaen dhe Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA). 
 
 
    

 

Albanian
12/11/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”